Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez”

Shko poshtë

“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez” Empty “Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2015 12:02 am

“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez”


“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez” Largea__86242713_gettyimages-26630521445449959


Kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, gjatë Kongresit të 37 Botëror Sionist, deklaroi se Hitleri, i cili nuk donte të shfaroste hebrenjtë, por t’i dëbonte, u bind për “Zgjidhjen Përfundimtare” nga myftiu i Jerusalemit, Haj Amin Al-Husseini.
“Hitleri në atë kohë nuk donte t’i shfaroste hebrenjtë por t’i dëbonte. Myftiu vajti dhe i tha ‘nëse i dëbon’, do të vijnë në Palestinë. ‘Çfarë duhet të bëj?’ Myftiu iu përgjigj, ‘Digji’”, deklaroi Netanyahu gjatë kongresit Sionist.
Nga ana tjetër nuk vonoi reagimi i liderit të opozitës izraelite, Isaac Herzog, mbi deklaratat e Netanyahut.
“Një shtrembërim i rrezikshëm. I kërkoj Netanyahut ta korrigjojë menjëherë sepse minimizon Shohan… dhe përgjegjësinë e Hitlerit në katastrofën e tmerrshme të popullit tonë”, theksoi Isaac Herzog.
“Komentet e kryeministrit janë fruta të gatshme për mohuesit e Holokaustit. Historianët kanë vërtetuar se Hitleri planifikonte të shfarroste hebrenjtë vite para se ai të takohej me Husseinin”, vazhdoi Herzog.
“Netanyahu i urren aq shumë palestinezët sa që është gati të shfajësojë Hitlerin për vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve”, dekalroi nga ana e tij negociatori palestinez, Saeb Erekat.
Ky pretendim është ngritur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore por historianët më pas e kanë hedhur posht gjerësisht.
Al Hussein vdiq në azil në Kajro në vitin 1974, i kundërshtuar fuqishëm nga organizata nacionaliste palestineze PLO (Organizata për Çlirimin e Palestinës).


“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez” AP4301010817-14
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi