Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Çfarë raportesh ka Kadri Veseli me Albulena Haxhiun?!

Shko poshtë

Idriz Morina:Çfarë raportesh ka Kadri Veseli me Albulena Haxhiun?! Empty Idriz Morina:Çfarë raportesh ka Kadri Veseli me Albulena Haxhiun?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2015 3:24 pm

Idriz Morina:Çfarë raportesh ka Kadri Veseli me Albulena Haxhiun?!


Idriz Morina:Çfarë raportesh ka Kadri Veseli me Albulena Haxhiun?! Largea_veseli-haxhiu1445772841


Humbja e betejës së opozitës, e cila e nxori lakuriq Kadri Veselin, dhe në këtë situatë nuk kishte si ta mbulonte turpin e tij, pos t’ia tregonte gjenitalet deputeteve, dhe me këtë të mbulonte turpin politik.
Është befasuese, që deputetja Albulena Haxhiu, që ia nxjerr sytë të tjerëve për pak gjëra, për një sjellje kaq të paturpët të drejtuar veçanërisht asaj nga Kadri Veseli, po hesht! Një heshtje që flet më shumë se sa një mijë fjalë (analogji me proverbin për foton).
Natyrisht që pat një reagim familjar, por që është thjeshtë brenda traditës së familjes shqiptare, dhe si i tillë pozitiv.
Ti drejtohej asaj me aq guxim, në mënyrë kaq eksplicite Veseli, që nuk është i paguximshëm kur e ke parasysh se ai është ish drejtues i SHIK-ut për një dekadë, duket goxha e kollajshme, por, që mbrapa kësaj ka një sekret.
Heshtja e këtij incidenti nga opozita, qoftë në emër të frikës, se po ti hyhet llogaridhënies atëherë do të duhet të dalin shumë e më shumë llogari për vetë opozitën, nuk është argument i mjaftueshëm.
E gjithë logjika mund të ketë vetëm një arsye bosht: Që Albulena Haxhiu, duke qenë një prej eksponentëve më të rëndësishëm të Vetëvendosjes, dhe njeri i besueshëm i Lëvizjes, dhe meqë femër, të jetë përdorur si njeriu i besueshëm për marrjen dhe dhënien e mesazheve, në skenarin e gjatë të përfolur të bashkëpunimit PDK-opozitë, përkatësisht të strukturave të caktuara të ish SHIK-ut me opozitën, që si synim kryesor, ky relacion, e kishte mbrojtjen përkatësisht zvarritjen nga Gjykata speciale.
Dhe përplasjet shpërthyen pikërisht ndaj Veselit, i cili nën presionin e brendshëm partiak, dhe nga LDK-ja e ndërkombëtarët e pranoi skenarin, që ti shpëtohej dhunës në parlament, që mund të provokonte edhe gjakderdhje jashtë tij.
Indicia më e qartë që shpjegon këtë raport, është mesazhi që ia dha publikisht Veselit, kryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, eminenca gri e PDK-së (i cili ishte kundër atyre zhvillimeve), kur tha të premten se ata që nuk i zbatojnë rregullat të ikin!
Prandaj, shfrimi dhe braktisja nga Veseli atë natë, çoi në atë përplasje të opozitës me të, dhe në gjithë ata zallahi në Kuvend! I. Morina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi