Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Nuk duhet lejuar gjakderdhja kombëtare! Të shkarkohet Meha, të shpërbëhet Komisioni për kufirin

Shko poshtë

Idriz Morina:Nuk duhet lejuar gjakderdhja kombëtare! Të shkarkohet Meha, të shpërbëhet Komisioni për kufirin Empty Idriz Morina:Nuk duhet lejuar gjakderdhja kombëtare! Të shkarkohet Meha, të shpërbëhet Komisioni për kufirin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2015 3:38 pm

Idriz Morina:Nuk duhet lejuar gjakderdhja kombëtare! Të shkarkohet Meha, të shpërbëhet Komisioni për kufirin


Idriz Morina:Nuk duhet lejuar gjakderdhja kombëtare! Të shkarkohet Meha, të shpërbëhet Komisioni për kufirin Largea_kufiri-nentor1447586448


Ndërsa, kësaj here anëtarët e Komisionit nuk kishin pranuar të ballafaqoheshin me dy shkencëtarë të gjeografisë të cilët në vazhdimësi kanë paraqitur argumente dhe kanë bërë studim përkatës shkencor për çështjen e caktimit të kufirit me Malin e Zi. Vetë fakti, që Komisioni katër anëtarëssh shmangu ballafaqimin shkencor, dëshmon se ky Komision ka kohë që ka devijuar nga përcaktimi i drejtë i kufirit me Malin e Zi, dhe se donte të shmangte turpin.


Një debat që nxori shumë të palara të Komisioni për caktimin e kufirit! Të premten e fundit në RTK sikurse një javë më parë u diskutua për kufirin, por kësaj here nuk kishte ballafaqim, derisa një javë më parë kishte ndërmjet politikaneve dhe kryekspertit në Kosovë për gjeoreferencë, dr.Florim Isufi.
Ndërsa, kësaj here anëtarët e Komisionit nuk kishin pranuar të ballafaqoheshin me dy shkencëtarë të gjeografisë të cilët në vazhdimësi kanë paraqitur argumente dhe kanë bërë studim përkatës shkencor për çështjen e caktimit të kufirit me Malin e Zi.
Vetë fakti, që Komisioni katër anëtarëssh shmangu ballafaqimin shkencor, dëshmon se ky Komision ka kohë që ka devijuar nga përcaktimi i drejtë i kufirit me Malin e Zi, dhe se donte të shmangte turpin.



Por, turpi nuk lahet duke shmangur debatin.

Jemi dëshmitarë të tmerrit që përjetoi Franca, përkatësisht populli francez me sulmet terroriste të po asaj nate kur po prezantoheshin argumentet kundërshtuese për caktimin e kufirit.
Francezët edhe pse kishin mësuar për tragjedinë i dëshmuan botës me dy sjellje, se nuk e kanë frikë askë, se nuk do ti përkuleshin asnjë force tronditëse. Gjatë evakuimit të tifozëve francez pas sulmit të tmerrshëm, këndonin himnin e Francës, pra edhe në momentin më të vështirë për shtetin, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë do të mblidheshin menjëherë po në Paris, duke thënë se ne jemi këtu, urdhëroni të ballafaqohemi!
E mora këtë shembull për të ilustruar atdhetarinë franceze dhe për të evidentuar atdhetarinë e Komisionit dhe të shqiptarëve në Kosovë që me heshtje, po e miratojnë ndarjen e territorit pa asnjë forcë, përveç të disa njerëzve me të kaluar të dyshimtë, ku më shumë fajtor për Demarkacionin se sa Komisioni janë autoritete qeverisëse që e kanë inkurajuar një përcaktim kufitar antishkencor dhe antikombëtar.
Janë disa prova për të cilat Komisioni jo vetëm duhet të dorëhiqen, kryetari i Komisionit Murat Meha dhe anëtarët tjerë, por edhe duhet të ndiqen penalisht për shkak se i ka përjashtuar dokumentet valide për marrje në shqyrtim, duke dhënë në këtë mënyrë një rezultat që të çon në konkludimin se është gabuar qëllimshëm.
Por, shkelja më e vrazhdë procedurale, që i bën përgjegjës edhe për rezultatin është akuza e bërë nga deputeti i LDK-së, dhe profesor i Gjeografisë në Fakultetin përkatës në UP, Dr.Shpejtim Bulliqi, i cili tha se Komisioni ka punuar sipas Projektrregullores së punës dhe udhëzimeve të punës të Komisionit shtetëror malazez për kufirin.
Pra, le që kanë përjashtuar shumë materiale, thelbësore, primare për përcaktimin e kufirit, i cili në fakt ka ekzistuar për më shumë se 65 vjet, dhe është respektuar pa kundërshtim nga Mali i Zi, dhe vazhdon të figurojë si kufië ndërshtetëror Serbi-Mal i Zi, pasi Serbia, në hartat e saj vazhdon ta ketë Kosovën pjesë të saj.
Pra, Komisioni e ka përjashtuar nga përcaktimi i kufirit edhe një hartë ekzistuese dhe në përdorim nga vet Serbia, e cila ishte së bashku me të deri para 10 vitesh.
Paradoksi tjetër është se në hartat shkollore të Malit të Zi, derisa kufiri ende nuk po e zyrtarizon kufirin me këtë shtet, nxënësit malazez mësojnë me harta se Kulla dhe Qakori janë në Kosovë, ndërsa Komisioni i lë jashtë shtetit, pra ia humb territorin.
Argumenti se kufiri me shtetin duhet të përcaktohet sipas parimit kadastral zbuloi dy skandale: E para kufiri, Demarkacioni me Maqedoninë i bërë vetëm pak vite më parë nuk është bërë me këtë parim, të pronave kadastrale! Dhe e dyta doli se Mali i Zi ka shumëfish më shumë probleme kadastrale në kufirin me Kosovën, që sipas kësaj logjike i bie që Kosova të zgjerohej në kurriz të Malit të Zi.
Meha po ashtu dha argumente plotësisht të paqëndrueshme, inekzistente se me Pakon Ahtisari ka pasur përcaktime apo trajta se di mund të tërhiqet vija kufitare me Malin e Zi. Por, në këtë dokument që ndodhet si pjesë e dokumenteve thelbësore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, askund nuk gjendet një referencë e tillë.
Ndërsa, hiq më mirë se Meha nuk doli profesori Tefik Basha i cili tha: "Kufini është ku po thojm na, se nuk kemi has në harta tjera". Pra, vetëdijshëm po rezulton se Komisioni po vazhdon ti përjashtojë faktet dhe argumentet, madje të vetmet, pasi Kosova nuk ka përcaktuar në asnjë rast kufij me Malin e Zi, por kjo është bërë nga ish autoritetet e Jugosllavisë komuniste.
Komisioni ka përjashtuar nga puna edhe hartat që i ka ARKIVi i Kosovës, madje se kanë marrë në konsideratë as ato ushtarake të Serbisë e Jugosllavisë, as ato enciklopedike, as ato gjermane, amerikane e madje edhe ruse.
Prandaj 8230 hektarë tokë shkojnë me Mal të Zi!
Por, Meha dhe të tjerët nuk duhet të rrezikojnë vendin të shkojë drejt gjakderdhjes, ata të dorëhiqen!
Dr.Florim Isufi që në vitin 2008 kishte prezantuar dokumente dhe fakte për institucionet që po fillonin me demarkacionin me Malin e Zi, duke i dëshmuar se Kulla dhe Çakorri ishin të Kosovës, sipas të gjitha dokumenteve më të besueshme!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi