Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BEXHET ASANI U RINGJAL "KLUBI I SELANIKUT"! - NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI

Shko poshtë

BEXHET ASANI  U RINGJAL "KLUBI I SELANIKUT"!  - NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI Empty BEXHET ASANI U RINGJAL "KLUBI I SELANIKUT"! - NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 04, 2016 8:42 pm

BEXHET ASANI  U RINGJAL "KLUBI I SELANIKUT"!  - NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI 10421123_987400254624715_2756881309587703464_n

BEXHET ASANI


U RINGJAL "KLUBI I SELANIKUT"!


NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI

Para disa ditësh ishte lindja e Jezu Krishtit. Lindja e tij u prit e u festua në tërë botën e krishterë. Por për festën e pashkëve kemi ringjalljen e tij.
Po, se do të kishim edhe një ringjallje tjetër, ne shqiptarët, këtë nuk do ta besonte asnjë i krishter. Po, ja që unë e besoj, mbase do ta besoni edhe ju! Ringjalljen e Krishtit, këtë thirrje të priftit, e kisha dëgjuar shpesh për festën e pashkëve te kisha e "Shën Gjergjit" në mes të qytetit në Strugë. E dëgjoja edhe nga goja e ndonjë politikani! Por, nga ata politikanë, unë e dëgjoja krejtësisht ndryshe nga thënia e priftit. Xhepi u rimbush! Me të vërtetë u rimbush! Le t'i lëmë politikanët tani, se ata bëjnë punën e tyre, prandaj edhe populli i do e i voton. A ka më mirë se kur ti e vjedh, e ai prapë të do.
T'i kthehem temës sonë, pra, ringjalljes. Ja, do të thoshte ndonjëri, prapë ky me Jezu Krishtin! Mysliman e merret me qafirët..! Tybestakfurullah! Jo. keni mendim të gabuar. E kam fjalën për një ringjallje tjetër. Për një ringjallje që duhet ta besojnë të gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë! Për një ringjallje, që kishte vdekur këtu e njëqind e ca vjet më parë. Kishte vdekur "Klubi i Selanikut". E kishte farosur së mallkuari dhe e kishte varrosur njëherë e përgjithmonë Andon Zako Çajupi! Një klub ky që ishte hapur në Selanik të Greqisë. Dhe klubi kishte vdekur ashtu siç kishin "vdekur" , kupto asimiluar, shqiptarët e Selanikut. Po ja që do ti, e keqja nuk vdes. Mund të vdesë për një kohë, por, ama prapë ringjallet...! Klubi vdiq në Selanik, por u ringjall në Amerikë..! "Klubi i Selanikut" u ringjall! Me të vërtetë u ringjall! Ore, jo që u ringjallë, por u ngrit lugat! Për ringjalljen e së keqes nuk më vjen çudi, sepse është si ai bari i keq. Ti e pret, ai përsëri mbinë. E preve misrin, aha të ardhtë keq nuk ringjallet më..! Bashkë me klubin janë ringjallur edhe disa pseudointelektualë që e ushqejnë dhe e vaditin "Klubin e Selanikut". Si duket u hedhin nga ndonjë eshtër për ta lëpirë. Këta mund të jenë intelektuhale, mezallah intelektualë!
Disa miq të mi të mirë, më kanë çuar te disa shoqata apo qendra të shqiptarëve në Amerikë. Ua di për nder miqve dhe shokëve të mi, sepse më mundësuan që unë të njihja nga afër këto të ashtuquajtura qendra të shqiptarëve.
Në shikim të parë duken qendra të mëdha, me objkte gjigante disa milionëshe, me kushte të jashtëzakonshme për aktivitete kulturore, arsimore, letrare, sportive etj.
- Ju lumtë! - i them mikut tim, paskeni bërë punë të madhe.
- Po, po kemi bërë. - pohoi miku im me dy po,po! Kjo po-ja e tij e përsëritur paksa ma zbehu mendimin e parë që kisha për objektin, nga jashtë. Megjithatë u futëm brenda. Na priti njëfarë P r e s i d e n t i ! E shënova ndaras emrin president sepse ashtu e kishte shënuar ai mbishkrimin në një pllakë ngjyrë argjendi me germa të arta! E që e kishte vënë mbi tavolinën e gjatë mbi dy metra. Ulur mbi një kolltuk rrinte presidenti dhe rrotullohej majtas - djathtas saqë filloi të më merrej mendja. Pasi bëmë përshëndetjet e zakonshme, më duhej të dilja nga ky marramenth, e pyes:
- Keni bibliotekë?
- Po, kemi. - u përgjigj ftohtë.
- Ku e keni?
- Ja, atje.- dhe bëri me dorë, për të më treguar se ku gjendej "biblioteka". Presidenti nuk lëvizi fare nga kolltuku. Për një çast mendova: mund të jetë sakat! Dhe u nisa për te biblioteka andej nga bëri ai me dorë, me shpresë se do të shihja një bibliotekë të madhe e të pasur me libra, ashtu siç janë në të vërtetë bibliotekat në SHBA. por, sakaq u zhgënjeva. Pash një raft të vogël me nja njëzetë a tridhjetë libra.
- Kaq libra keni?
- Po, kaq.
E mora librin e parë që ta shfletoj - turqisht!
E mora një libër tjetër - arabisht!
Kapa dhe librin e tretë por nuk e shfletova sepse mund t'i dilte gjiza! Dukeshin qartë që në kopertina shkronjat arabe e turke.
- Më falni se paskam ardhur gabimisht në një qendër islamike turko-arabe!?
- Jo, jo qendër shqiptrare është. - foli me seriozitetin më të madh miku im, ndërsa presidenti luante kokën si kali në vapë..!
- Dini turqisht?
- Jo.
- Po arabisht?
- Jo.
- Kush i lexon këto libra?
- ........ - nuk mora përgjigje. Më falë, o miku im i dashur, por, pa dashje qenkemi futur te "Klubi i Selanikut" Për mirësjellje u përshëndetëm me "presidentin" me bashkatdhetarin tim gjysmë analfabet dhe nuk u takova kurrë më: as në Amerikë, as në Strugën tonë të braktisur..! Më falë i nderuar lexues mbase edhe u lodhe me këto halle të popullit tonë, por në u lodhe bëhu burrë dhe lëre mos e lexo..! E di që u lodhe, por nuk rri dot, pa shkruar edhe nja dy a tri fjali për një tjetër "Klub të Selanikut". Qendrat islamike "shqiptare" shpesh fshihen pas emërtimit te shkolla..! Me fjalën shkollë ata mbulojnë emërtimin "Mejtep"..! Le të ketë "mejtep", nuk na pengon aq shumë, as nuk na vret veshin. Mua më bënë përshtypje diçka tjetër. U gëzova si fëmijë kur e pash bustin e Skënderbeut, por, u hidhërova jashtëzakonisht kur e pashë bustin e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit mbi një frigorifer, në një kënd të fshehur dhe të mbuluar nga pluhuri i harresës..! Po ta kishin parë kryeheroin të katandisur, te qendra islamike Naim Frashëri, Hoxhë Tahsini, Mulla Idrizi i Gjilanit do t'u digjeshin mushkëritë nga kuja para kohe.
A duhet bërë katarsisi? Padyshim po. Nuk çaj kokën për të ashtuquajturat "Qendra islamike - shqiptare", fundi-fundit feja është individuale, e drejtë e secilit, ta ndiej veten ashtu siç do ta ndiejë. Por hallin më të madh e kam te Amerika e cila ka qenë dhe është një agatodemon - mbrojtës shpirtëror e fizik i popullit shqiptar. Sa herë që vendi dhe populli ynë kanë qenë në rrezik, presidentët amerikanë i janë gjendur pranë që nga Uillsoni i madh , Xhorxh Bushi i Riu, Bill Klintoni, e gjer te Barak Obama i sotëm. Klintoni për ta shpëtuar popullin shqiptar në Republikën e Kosovës nga zgjedha sllave, ishte i gatshëm që të nisë Luftën e Tretë Botërore, kështu Amerikën do ta bënte fli, ndërsa botën shkrumb e hi. Ja këtë do ta bënte Amerika, aleatja e madhe e popullit tonë. Dhe shpesh dëgjohet të flitet: Amerika është kundër islamizmit!? E si mund të jetë Amerika kundër islamizmit apo muhamedanizmit..!? Po shqiptarët e Republikës së Kosovës a nuk ishin mbi nëntëdhjetë përqind të besimit islam!? Pallavra! Mbroçkulla! Dokrra sa të duash! Po habiten edhe amerikanët me sjelljen e disa "islamikëve" shqiptarë. Ore, çfarë pis arnautësh janë këta?
Ne me bukë këta me gurë..!? Ne i çlirojmë, këta na shpërblejnë me "Qendra islamike"..!? Ishalla nuk e thonë amerikanët edhe këtë: - Ne bombarduam të krishterët tanë (kupto serbët) për këta qelbanikë islamikë..!? Dhe nesër mos të na vijë çudi sepse në kryeqendra shqiptare Turqia ka gjashtëqind vjet që po ndërton xhami dhe vetëm xhami..!
Në anën tjetër Greqia dhe Italia po ashtu në kryeqendrat shqiptare ndërtojnë kisha dhe vetëm kisha..! Populli vuan për kafshatën e gojës dhe bijat e bijtë më të shtrenjtë të atdheut po marrin arratinë...! Populli fukara le të hajë kisha e xhami se këto ia servon e gjora qeveri..!? A mund të ketë absurditet më të madh..!?
Në Amerikë nuk ka shqiptarë që mendojnë vetëm për kishë e për xhami, po ata mendojnë edhe për fëmijë. Mendojnë për pasurinë e tyre më të madhe - ardhmërinë. Le të krenohemi me Shoqatën "Bijtë e shqipes" të Filadelfisë. Anëtarët dhe kryesia e Shoqatës "Bijtë e shqipes" në Filadelfi njëzëri kanë vendosur: "Në Shoqatë as parti, as kishë, as xhami - vetëm shqiptari."


Ju lumtë o bijtë e vërtetë të shqipes..!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi