Në maj të vitit 2013, një vit pasi kishte shkelur për herë të parë tokën siriane, xhihadisti Lavdrim Muhaxheri, ishte kthyer me plagë në trup në Kosovë. Ndonëse ishte i plagosur, kthimin e tij disamujor në vendlindje, Muhaxheri përveç se për t’i shëruar plagët, e shfrytëzoi edhe për t’i bindur bashkëvendësit e tjerë që t’i bashkohen luftës së tij në ISIS. Për ta përmbushur misionin e tij, terroristi më i njohur shqiptar ishte ndihmuar nga mësuesi i tij Zekria Qazimi dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ilir Berisha. Gazeta Express sjell serinë e dytë të mesazheve të shkëmbyera mes këtij grupi, që organizonte dhe rekrutonte kosovarë për t’u bashkuar në ISIS.