FARUK TASHOLLI - MES GAZIT E LOTËVE

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI - MES GAZIT E LOTËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Feb 01, 2016 10:30 pm



FARUK TASHOLLI

MES GAZIT E LOTËVE
Për mikun tim të ndjerë,
humoristin Ibrahim Krajkova


More Lec Krajkova
Mik i zemrës sime,
Mes gazit e lotëve
Më vjen ndër kujtime.

S'deshta me t'kujtue
Se më zen mërzia,
Por ti prapë trazon
Kujtimet e mia.

Pse nuk je mes nesh
Mos rri me maraz,
Ti shkove krenar
Ne mbetëm për gaz.

Ani mik i dashtun
Mos ma ki inatin,
Tash ty shumë azgana
Ta morën zanatin.

Dhe Dyshin e mbetun
Mezi po e kqyri,
Gjynah n'kafene
Struket Rasim Qyrri.

Sevdo Gjakovari
S'di ku e ka zorin:
-L'shoma, thotë, bre l'shoma
Pak televizorin.

Mos ma luj programin
Se më lujtën mentë,
A mos po flet Leci
Diku n'Parlament?!

Trus po i them Sevdos
Mos u rrok per leshi:
Shih çka i batë Kosovës
Ju Treshi përsheshi!!!

Hajt ti pasha bacën,
Sevda nervozohet:
Ne mbetëm kush ishim
Fara e keqe shtohet!

Kurrë hajgaret tona
S'e xiglojnë miletin,
Çka ban qeveria
Tash me Parlamentin.

Prandaj mik i dashtun
Merr karrigë e trus,
Këtu s'ka vend humori
Asht kohë për cirkus.

Po, i them, përmes tymit
Krejt po bahet llugë,
Nër kravatë me qyrra
S'di kush po krun zhugë?!

E di mor Lec miku
Se ti nuk ndrron mendje,
Ike pa na pyet
Na le në këtë gjendje.

Sa për humor t'hollë
Mos të qofshim falë,
Na argëtojnë partitë
Me gjithë kryetarë.

Nuk di çka me t'thanë
Prej qefit a prej zorit,
Na u ba Kosova
Arenë e humorit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi