Ekskluzive: Xhabir Zharku e rrëmbeu, torturoi dhe e ekzekutuan eprorin Selman Kuqi!

Shko poshtë

Ekskluzive: Xhabir Zharku e rrëmbeu, torturoi dhe e ekzekutuan eprorin Selman Kuqi!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 01, 2016 9:03 pm

Ekskluzive: Xhabir Zharku e rrëmbeu, torturoi dhe e ekzekutuan eprorin Selman Kuqi!




Shqiptari.eu, më tej ju sjellë një nga tregimet më të dhimbshme të luftës. Besojmë se ju kujtohet se njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme pas luftës ishte ekzekutimi pas luftës i katër ushtarëve të FARK-ut, të Brigadës “Mërgimi” nga njerëz të Ramush Haradinajt, kur edhe plasi konflikti disa vjeçar mes kësja familje dhe strellcasve, Sadikaj.

Por, një ngjarje thuaja edhe më dramatike, edhe më trishtuese, për të cilën thuaja kurrë nuk u tha asgjë, është vrasja e eprorit ushtarak Selman Kuqi, për të cilin shqiptari.eu, në një shkrim të pak ditëve më parë(http://www.shqiptari.eu/dosje-nga-gjykata-speciale-xhabir-zharku-dyshohet-se-ekzekutoi-tre-ushtare-dhe-nje-epror-2/) rrëfeu se dosja e tij do të jetë pjesë e Gjykatës speciale, dhe se për këtë i dyshuari kryesor është Xhabir Zharku, i cili ndodhet në Suedi, në arrati për të shmangur vuajtjen e dënimit për një tjetër krim.

Selman Kuqi, i cili ishte epror ushtarak në ish Jugosllavi, dhe në momentin e arrestimit ishte komandant bataloni, ndërsa në ditët e fundit të luftës, po hynin në Kosovë, së bashku me një grup ushtarësh, në mesin e të cilëve ishte edhe Xhabir Zharku, është hedhur në pabesi në një kurth, i cili u pasua me arrestimin e tij. “Arrestimi është kryter gjatë kthimit në grup së bashku me ta ishte edhe Xhabiri. Pasi e kalojnë kufirin, nëse nuk gaboj me 6 qershor, i thotë ti je i arrestuar”, thotë një burim për shqiptari.eu.
Këtu fillon kalvari i vuajtjeve për eprorin Kuqi, gjëra për të cilat familja e vet i mori vesh shumë ngadalë, e disa prej tyre thuaja kurrë, me shpresën se një ditë e vërteta do të zbardhet, dhe se torturuesit do të ndëshkohen. Tri javët e ardhshme do të kenë qenë të tmerrshme për Selmanin Kuqin, dhimbje, vuajtje, ankth, dhe trishtim. Edhe dhimbja dhe vuajtjet e familjes nuk do të kenë qenë të lehta.
“Pastaj e izolojnë diku për tri javë rresht dhe e keqtrajtojnë”, thotë ky burim.
Pas kësaj kohe, Selmani do të lirohet, dhe do ta gëzojë për pak kohë lirinë, me trishtimin e vuajtjeve që kishte përjetuar nga ky grup njerëzish që nuk njihnin zot, as atdhetari.

Kidnapimi, torturimi dhe ekzekutimi.

Disa muaj më pas, Selman Kuqi do të kidnapohet. “Pastaj me 10 shtator kidnapohet Selmani në rrugë. Mbahet në lokalet e restorant “Shkupi”, që në atë kohë pronar ishte Milaim Berisha”, rrëfen burimi, që për shkaqe sigurie, frikës nga Zharku dhe njerëzit e tij, nuk guxon ta zbulojë identitetin.
Ngjarja fillon të bëhet dramatike, dhe të kthehet në tragjedi për Selmanin dhe familjen e tij.
“Pas maltretimeve që i bëhen për gjysmë dite, në orët e vona mirret me një kerr “Alfa Romeo” ngjyrë e bardhë, dhe e dërgojnë pranë varrezave të dëshmorve dhe e vrasin me një plumb në kokë.
Po mos të harrojmë se edhe kur arrestohet edhe kur vritet ka qenë me dekret të komandantit të batalonit”, thotë ky burim.
Sipas këtij rrëfyesi, zbardhja e vrasjes së Selman Kuqit, mund ta zbardh edhe vrasjen e komandant Qamil Ilazit- Bardhin, i cili kishte rënë në pritë.
“Vlen të theksohet që ka qenë njeri i afërm me komandant Qamil Ilazin- Bardhin, me të cilin kishin një shoqëri afro 30 vjeçare. Dhe vrasja e Selmanit mund të ndërlidhet me vrasjen e komandant Bardhit, i cili bie në pritë dhe bie dëshmor!

Kush janë përgjegjës të tjerë?

Sipas këtij burimi, numri i njerëzve përgjegjës është më i madh, pasi ndihmuan me apo pa qëllim në kryerjen e këtij krimi makabër. “Për vendin e mbajtjes së Selmanit dhe rojet që janë përkujdes për ta, përgjegjësia duhet të bie edhe mbi komandantin e policisë ushrarake në kuadër të brigadës, Xhabir Elezin dhe zv. e tij Ramiz Zenunin, ky i fundit ishte bashkëpjesmarrës në arrestimin dhe maltretimin e Selmanit dhe si shpërblim Xh. Zharku e emron z.v komandant të policisë ushtarake”, rrëfen ky burim.
Sipas tij, as Xhabir Zharku dhe as Ramiz Zenuni nuk kanë qenë pjesë e asnjë ofenzive në komunën e Kaçanikut.
“Të dy marrin detyra komanduese në përfundim të luftës, vetëm e vetëm për ti larguar komandantët më eminent të brigadës 162 Agim Bajrami dhe për të bërë grupacione të ndryshme për interesa klanore – mafioze”.
Selmani u ekzekutua në fund të ditës me të shtëna me revole 7.65 mm, drejt e në fytyrë.
Familja e varrosi Selmanin në varrezat e fshatit, nga ku shpirti i tij vështron këtë vend të përmbysur dhe të sunduar nga antivlerat.
E familja ende nuk ka arritur të kërkojë llogari për autorët e krimit, dhe pa u ndëshkuar askush, pas gati 17 vitesh.
“As policia, as gjykata, kurrënjëherë nuk janë interesuar për këtë rast, jeni i pari dhe të vetmir, ju”, thotë ky burim. SHQIPTARI.EU
 
LEXONI EDHE: 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi