Kelmendi: Hajde përgjigju në këto 14 pyetje i thotë Nait Hasanit

Shko poshtë

Kelmendi: Hajde përgjigju në këto 14 pyetje i thotë Nait Hasanit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Mar 05, 2016 2:32 pm

Kelmendi: Hajde përgjigju në këto 14 pyetje i thotë Nait Hasanit





Ibrahim Kelmendi, mënjeherë pasi Nait Hasani, u inkuadrua në debatin Selimi-Lladrovci, ka bërë gati 14 pyetje për të ia dërguar Nait Hasanit.


Ja pyetjet e tij


Nderime, Nait! Meqë edhe Ti u inkuadrove në këtë debat në mes të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit, mirë do të bënit tani të ofroni sa më shumë informacion konkret për ato që kanë ndodhur, sidomos që kanë të bëjnë me Ty. Në librin që ka shkruar Bedri islami “Enigma e një vrasje të trefishtë”, vërtet dekonspirimi i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit. Pyetje:
1. Kush dhe kur të ka kooptuar Ty si anëtar të Shtabit të Përgjithshëm?
2. Kush ishte Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, deri kur u arrestove Ti?
3. Ishte planifikuar në mbledhje të Shtab të Përgjithshëm, ku duhet të kenë marrë pjesë, pos teje si udhëheqës (koordinator ose komandant), Plaku, Sokol Bashota, Rexhep Selimi…, ajo shkuarje e zahirit me shokë?
4. Nëse jo, kush dinte për atë udhëtim, ose ata e kanë bërë kokë me vete, pa qenë të komanduar nga askush?
5. Në momentin që të kanë arrestuar, i kishe 40 mijë DM në xhep, siç na kanë (dez)informuar pjesëtarët e sektorit të rëndësisë se veçantë? 6. ke ndonjë koment, pse policia kur të ka arrestuar Ty nuk ka bastis banesën Tënde ku po të priste Plaku?
7. Sa ndihma financiare i janë dorëzuar Shtabit të Përgjithshëm nga sektori i rëndësisë se veçantë (Xaviti Haliti, Ali Ahmeti, Azem Syla), qysh kur Ti je kooptuar si udhëheqës i Shtabit e deri në ditën e arrestimit Tënd? 8. Sa mjete financiare ua ke përcjell “grupeve” të Drenicës, Llapit e Dukagjinit?
9. Përse tre “grupet” e zonave të UÇK-së gjatë viteve 1996-97 kërkonin ndihma financiare nga Fondi dhe Lëvizja në Gjermani?
10. Kush i ka kooptuar në Shtab Plakun, Rexhep Selimin, Sokol Bashotën?
11. Ishte anëtar i Shtabit edhe Bislim Zogaj?
12. Kishte Shtabi anëtarë të tjerë?
13. Cilat aksione guerile i ka vendos, i ka koordinuar ose i ka bërë vetë Shtabi i Përgjithshëm gjatë viteve 1994 – mars 1998? [Rexhep Selimin e kam dëgjuar të rrëfente në një emision televiziv, se në mbrëmje, në Prishtinë, sapo ishte dal nga byrektorja, granatën që kishte në xhep e ka hedh në oborrin e barakave ku ishin strehuar refugjatët nga Bosnja / nga mbamendja, pa pretendim të jem i skatë.]
14. A ke mundësi ti publikosh procesverbalet hetimore, aktakuzën dhe aktgjykimin? Uroj të mirëkuptohemi dhe të ofrosh përgjigje sa më konkrete. Respekte!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi