Kastrati – Gërvallës: Shteti bëhet me institucione, e jo me klithma primitive!

Shko poshtë

Kastrati – Gërvallës: Shteti bëhet me institucione, e jo me klithma primitive!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 30, 2016 3:23 pm



(I vogel je o Rexhep Kastrati me prek Jusuf Gërvallen dhe familjen e Tij. A.G.)


Kastrati – Gërvallës: Shteti bëhet me institucione, e jo me klithma primitive!





Shpërfytyrimi i çikës së Jusufit është bërë aq i dukshëm, sa që nuk është vështirë të vërehet edhe nga më të painteresuarit për politikën dhe punët shtetërore. Dhe kjo është për të ardhur keq edhe pse është çika e Jusufit, i cili derisa u vra u mundua me mish e me shpirt që të bashkonte të gjithë, përfshirë edhe ata që ditë e natë përçanin shqiptarët, dhe e paraqitnin idenë dhe angazhimin e Jusufit për bashkim, si një formë të bajraktarizmit dhe të dominimit, por edhe për faktin se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar dhe po e kalon në Gjermani, në një shtet që u transformua nga një shtet totalitar nazist, në një shtet demokratik.
Si çikë e Jusufit, Donika do të duhej të kishte parasysh pikërisht angazhimin e babait të saj për bashkimin e të gjitha grupeve politike në një organizëm politik më të organizuar dhe m serioz, dhe të mos shpërfaqte forma primitive të urrejtjes dhe të përçarjes, sepse në këtë mënyrë zbeh çdo element konsiderate që shqiptarët kanë për të për hir të babait të saj.
Si personalitet që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar dhe vazhdon ta kalojë në Gjermani, ku edhe ka marr mbiemrin Schwarz, Donika do të duhej të dinte bazën themelore të funksionimit të një shteti, përkatësisht të qeverisjes së tij. Gjermania është një shtet, i cili ka arritur që të krijojë paqe me një nga shtetet që tradicionalisht ka qenë në armiqësi, siç është Franca, mbi të cilën bazë edhe doli koncepti i BE-së, si dhe është një shtet që ka arritur të krijojë për tri mandate radhazi koalicionin e madh ndërmjet dy partive kryesore të Gjermanisë, CDU dhe SPD.
Nga përvoja e paqtimit ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, çika e Jusufit do të duhej të kuptonte mesazhin e domosdoshmërisë së krijimit të një konteksti bashkëpunues dhe miqësor, kundrejt raporteve tradicionalisht konfliktuale dhe armiqësore dhe këtë mesazh do të duhej ta përkthente si domosdoshmëri të bashkëpunimit politiko-institucional në të mirë të shtetit dhe të interesave strategjike kombëtare.
Kurse bashkëqeverisjen ndërmjet dy forcave kryesore politike të Gjermanisë për të tretin mandat qeverisës, duhet ta kuptojë si vlerësim dhe përgjegjshmëri e lartë politike përballë vendit, stabilitetit dhe qeverisjes së tij. Në fakt, edhe vetë historia e re e Kosovës, ka praktikën e bashkëqeverisjes së dy partive kryesore qysh nga zgjedhjet e para të përgjithshme që u mbajtën gjatë vitit 2001, kur LDK kishte dalë e para, por megjithatë presidenti Rugova kishte pranuar që ta drejtonte Qeverinë partia e Hashim Thaçit.
Po ashtu, edhe presidenti Sejdiu kishte bërë koalicion me partinë e Hashim Thaçit, dhe kur kryeministër ishte ky i fundit. Pra, si në rastin e Gjermanisë, edhe në rastin e Kosovës, koalicioni ndërmjet dy partive më të mëdha, është koalicioni i tretë, dhe i pari në të cilin LDK drejton Qeverinë. Dhe të kërkosh rrëzimin e Qeverisë, jo vetëm që është budallakia më e madhe, por edhe të mos jesh fare në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare, pasi që ky koalicion është formuar për të përballuar proceset e rëndësishme siç ishin dhe janë Gjykata Speciale, arrestimi dhe burgosja e peshqve të mëdhenj dhe plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim vizash, për MSA-në dhe për stabilitetin e vendit.
Pa këtë koalicion, sot nuk do të kishte aksione për arrestime të tilla si i Azem Sylës dhe i të tjerëve si këta. Prishja eventuale e këtij koalicioni do të fuqizonte strukturat mafiozo-politike dhe do të rriste mundësitë për të pasur edhe vrasje politike, edhe luftë vëllavrasëse. Përballë këtyre rreziqeve, dhe për ballë këtyre proceseve, çdo klithmë primitive është vetëm shpërfaqje e idiotësisë politike dhe e urrejtjes primitive.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pak reagime

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 30, 2016 3:35 pm

[ltr]Sa i vogel më duket Rexhep Kastrati ndaj Donikes e sidomos tani kur Isa Mustafa ia mbushi grazhdin për ta ndytë një familje aq sublime siç është familja e Jusuf Gërvalles.[/ltr]
[ltr]Nuk është hera e parë që Rexhepi prek atje ku ska kaçik. Por, ky prek sepse paraja për Rexhen është mbi të gjithat e jo dinjiteti njerzor e gazetaresk. Nuk jam avokat i Donika Gërvalles, por si nuk i erdh marre me shpif e ndytë tani TRexhep Kastratit, ndersa kur ju mbyllej dera mërgates, mu si në kohen e Bozhoviqit për të marr pjesë në një Kuvend që u shëndrru pa legjimitet me urdhërat e Isa Mustafes, ishte "qil gur gojeen".[/ltr]
[ltr]Këndellu pak o Rexho se Isa e Hashimi se kanë larg, e as ti me gjithë ta! A.G.[/ltr]
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kastrati – Gërvallës: Shteti bëhet me institucione, e jo me klithma primitive!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 30, 2016 3:42 pm


  • James  19 orë më parë
    Kastrat lopa po ja spjegon Donikes per gjermanet, kur dihet se Donika jeton ne Gjermani por edhe burrin e ka gjerman, prandaj kjo eshte shume me e informuar per gjermanet se ky Kastrati i Ises i cili me kete shkrim palidhje mundohet me e mbrojte Ise hajnin dhe hajnat tjere ne pushtet.



    • Njeriu i thjeshte  James  14 orë më parë
      I, nderuar "James" meqenese tani u kyca, dhe lexova vetem komentin e juaj...se pikerishte thate shumicen e gjerave qe kisha ne mendje, dhe do shtoje se ky Kastrati, po e sulmone Doniken, indirekt, duke ua permendur mbiemrin "Schwarz" qe eshte mbiemer koxha i shpeshte ne Gjermani, por domethenien e ka, nese nuk me mashtron memoria(se pata mesuar pak ket gjuhe, para 20-25 viteve...) "e zeze"...dhe ky, ndoshta eshte intelektule deri diku, dhe pikerishte ia permende kete Donikes, pastaj e joshe, me gjera per te cilat ka luftuar babai...don t'i thote asaj se ti "lidhu me hajna" per te miren e shtetit...edhe pse, nuk ka perspektive shteti me hajna...pastaj, donikes i jep shembuj te Gjermanise, duke harruar se gjermania bashkoi dy shtete te vehta pa asnje plumb...qe tek ne thuhet se nuk behet pa plumb...gje qe behet, se, boten e rrotullon mencuria dhe paraja...por fatkeqesishte ne nuk e kemi as te paren e as te dyten...mun,de te flase ne ket teme deri ne mengjese, por nuk e dij se a ia vlen...se Zoteriu...i barazon, shqipetaret dhe gjermanet...nuk dij se si munde te behet nje krahasim i tille...Jam, shqipetare, dhe jam krenare, pôr...larg jemi prej gjermaneve...Pershendetje juve, Donikes, Popullit por kursesi shumices se politikaneve, dhe ca gazetareve te tyre...
      James  Njeriu i thjeshte  13 orë më parë

      • I nderuar, vec deshta me shtu se problemi nuk qendron se Kastrati i krahason dy popuj gjermano-shqiptar, tragjedia dhe komedia eshte se ky e krahason kete pushtet hajnash e kriminelesh me poltikane dhe me popullin gjerman, cfare matrapazi!!!







  • Rrahman Visoka  6 orë më parë
    More Kastrat(A po ma mir me than o kastravec) spari ne gjermani kan ni kancelare e cila punon per shtet e nuk vjedh si ky kanceri jon. Shteti gjerman ka ne krye te qeveris ni grua qe e don shtetin dhe e cila nuk ka dosje ne prokori. e ky faqeziu i jon ka 70 dosje.
    Gjykata e lart e Gjermanis ne karlsruhe nuk merr vendime si kjo e jona sot ni version e neser ni tjeter. Ne gjermani nuk ka vra SPD njerz te CDU e kty tu na po ka vra PDK&LDK kan vra njerz te politikes.




  • analist i punve te kota  18 orë më parë
    kastrati-(psikopati), shteti behet me institucione, e jo me klithma primitive.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    me institucione te zaptuara nga zaptusit pdk dhe ldk, nga bosat mafioze nga hajnat miljonera nga krimi i organizuare nga krimi ekonomike nga te korruptuarit dhe nga genjeshtaret mashtruse, kto te duken institucione ty kastrat leshi.





  • Dodona  20 orë më parë
    isa mustafa duhet ta leshoj ldk dhe te behet i pdk dhe te rrin kryeminister por jo ta keqperdor partine e rugoves per poste personale.Donika ka plotesisht te drejte




  • Lisi  20 orë më parë
    Ti nuk qenke normal po a bahet koalicion me Hashim Thaqin mar pe... Qe ky njeri nuk ka as pak dallim pre Bashar al Asadit ky asht marrja dhe pislleku I kosoves




  • Bundesliga  3 orë më parë
    ...qfar baloshi e krahason Gjermanin me shtetin e deshtum te mafijozav.



  • Bahrije Zogaj Krasniqi  4 orë më parë
    Pajtohem që duhet të ketë bashkëpunim mes partive politike për të mirën e popullit dhe shtetit por KURRSESI të lejohet bashkëpunimi mes dhe/ose vendimarrja e personave/partive jokompetentë/-e.
    Unë mendoj që problemi gjendet tek vetëdijësimi dhe pjesëmarrja e popullit.




  • Arian  5 orë më parë
    Shteti forcohet duke e rit buxhetin i shtetit e jo buxhetin i xhepit.







  • Servis  6 orë më parë
    Bota sot pse e fshite komentin e servisit? A ju erdhi zheg qe ju apostrofova edhe juve qe po i ndihmoni keta lapera duke ua botuar shkrimet antikombetare dhe denigruese?


  • Maqo_Lakrori  9 orë më parë
    Kjo far D.Gervalla duhet ta ket parasysh se babi i saj i vrar nuk ka qen aq patriot dhe athdhetar sic pretendojn se mu per at gje u vra,aktivitetet e tij ne vitet e 80-ta kan qen shum te dyshimta.Nje dit do te hapen arkivat e UDB-se dhe do te shihet e verteta pse u vra dhe cfar ka ber....!



  • Bondi  11 orë më parë
    Kastrati ka shumë të drejt,shkrimi i tijë është shumë i qëlluar,Respekt, kjo Frau Schwarz vetëm kot ja fut,prej njerzëve të menqur dalin fëmijt budall.


  • lisi e era  13 orë më parë
    Nje shrim brilant qe duhet respektuer dhe diskutuar me tej.



  • shaip  14 orë më parë
    primitivizmi,mjerimi politik e kombetar vjene kur njerezve ju ipet e drejta qe te zgjedhen, qeverisin, e te vejne rregulla politike e njerezore jo ne baze te meritokracis por ne baze te familjes e njoftesis, pikerisht kjo po ndodhene kosove e kesaj zonjes shfarc po i duket vetja e gjithdishme.




  • Bao_ Bao  18 orë më parë
    Ja paska qellu "Klithma primitive".





  • Shqipe  19 orë më parë
    Simbas te dhenave kjo donika eshte e martuar me nje gjerman qe ka lidhje me serbin ,nje vajze te tille te nje njeriu te madh nuk i duhet askujt!




    djali  Shqipe  19 orë më parë

    • e ti lopa e kujt je ...pse ha kaq shume e ki urrejtje ndaj ni vajze te kulturume te meqme e atdhetare ...


      analist i punve te kota  kjo eshte kunder qdo kujte qe eshte kunder ksaje qeverije te flliqure.






  • Lumi Pejë  19 orë më parë
    eu kastrat eu po institucionet kush i përbën? Qyky popull që po e rjepni me haraq, hajni etj. kastrat ne foto po dokesh "dikushi" por spaske sa peshku mend. "menjen si qaushi e punët si kërkushi" zonja Gërrvalla ka themel dhe zakone autoktone dukagjinase.


  • ISINQERT  19 orë më parë
    more ky Kastrati jakanisme blu shum mduket mua se edhe ky se ka larg,kinse po mbroj institucione ekqyr b...th evet me mbrojt se kriminelat ikan mbrojt gazetart emediat gjithmon

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kastrati – Gërvallës: Shteti bëhet me institucione, e jo me klithma primitive!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi