Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Erdoganizmi me agjendën e islamit politik po helmon Kosovën”

Shko poshtë

“Erdoganizmi me agjendën e islamit politik po helmon Kosovën” Empty “Erdoganizmi me agjendën e islamit politik po helmon Kosovën”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2016 5:34 pm

“Erdoganizmi me agjendën e islamit politik po helmon Kosovën”


“Erdoganizmi me agjendën e islamit politik po helmon Kosovën” Erdogani-n-euml-cnn-izraeli-euml-sht-euml-nj-euml-shtet-terrorist-video_hd


PSHDK-ja përmes një komunikate për medie ka shprehur shqetësimin me atë q ë e ka cilësuar si ekspansion neo-otoman që po ndodh aktualisht në Kosovë, edhe me bekimin e liderëve kosovarë.


“Kosova me vetëdije të plotë po ua hapë dyert politikave turke që të promovojnë agjendën neo-otomane, e cila ka për qëllim shtrirjen e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane. Kosova ka trashëguar kulturën autoktone dhe ka “përthithur” edhe atë europerëndimore! Deklaratat e pamatura dhe mjaft tendencioze të personaliteteve të ndryshme turke, karshi shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga opinioni në vendin tonë, por edhe nga mediat prestigjioze ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e PSHDK-së.
 Në vazhdën e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të autoriteteve turke në marrëdhëniet e brendshme të Kosovës dhe përcaktimit europerëndimor të popullsisë së saj, është edhe qëndrimi i zëvendëskryeministrit turk Numan Kurtulmush, i cili tha se Kosova ka përthithur në rrënjë kulturën islame, thuhet në reagim. Partia Shqiptare Demokristiane shpreh shqetësimin e saj lidhur me këto deklarata, për të cilat thotë se bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që vendi ynë definohet shtet sekular, multinacional dhe multikulturor.
“Ne ua bëjmë me dije jo vetëm turqve, por edhe të gjithë atyre shteteve qëllimkëqija që pretendojnë që në një mënyrë a tjetër të ndërhyjnë në rregullimin e brendshëm të marrëdhënieve dhe raporteve midis popujve, etnive dhe kulturave të ndryshme në vendin tonë se shqiptarët si popullsi shumicë në Kosovë nuk të do heqin dorë nga trashëgimia e tyre autoktone dhe përcaktimit të ‘thithjes’ së kulturës europerëndimore”, është thënë në komunikatë, përcjell koha.net. “Siç dihet, Kosova është e banuar kryesisht me shqiptarë të të dyja besimeve monoteiste dhe të etnive të tjera, popullsia e së cilës është e njohur botërisht për tolerancën fetare dhe dallimeve kulturore kundrejt popujve të tjerë. Shqiptarët e Kosovës e kanë të qartë se trashëgimia e tyre kulturore autoktone, e përshtatur me kulturën e shteteve demokratike europerëndimore, janë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në kujtesën e tyre, mënyrën e të jetuarit, por edhe të përcaktimit drejt një të ardhme më të lumtur. Mbijetesa e saj varet nga kultivimi i mëtejmë i vlerave të saj dhe kulturës evropiane”.
PSHDK-ja u bën thirrje edhe institucioneve politike, kulturore, ekonomike, e të tjerë “që ndaj provokimeve të këtilla si kjo e zëvendëskryeministrit turk Numan Kurtulmush, por edhe të autoriteteve tjera turke, që kohëve të fundit kanë intensifikuar fushatën kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, të jenë këmbëngulës dhe të vendosur në mbrojtjen e parimeve bazë të Kushtetutës, në të kundërtën helmimi i opinionit kosovar me qëndrime të tilla të zyrtarëve turq, do të sjellë pasoja të pariparueshme në marrëdhëniet midis popujve që jetojnë në Kosovë dhe brendapërbrenda shqiptarëve”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi