Gëzim Kelmendi , një copë hekuri i ndryshkur !

Shko poshtë

Gëzim Kelmendi , një copë hekuri i ndryshkur !

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 08, 2016 2:14 am



Gëzim Kelmendi , një copë hekuri i ndryshkur !





Artikuj të ngjajshëm DY SHTETE SHQIPTARE, ME SHTETE FQINJË BRENDA SHTETIT 47 mins ago GJENDJA AKTUALE POLITIKO – EKONOMIKE E SHQIPTARËVE NË ILIRIDË 4 hours ago Patriotizmi i Nuçi Kotta në librin “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grekë” 4 hours ago Shkruan:Fahri Xharra Fuqia e një populli që të mund të keqen është e ngjashme me luftën e Shën Gjergjit me dragoin , ‘Njeriu modern është pak a shume ne rolin e Shën Gjergjit, pasi i duhet te luftoje përditë me te keqen, qe gjendet brenda nesh dhe te keqen qe na “dhurojnë” të tjerët. (D. Koçi)’ Ne nuk mund te heshtim para “vërshimeve “ që na solli pas lufta e Kosovës. Korrupsioni , grabitja, lakmia personale , dobësimi dhe shkatërrimi i arsimit, shkatërrimi i ekonomisë ,rrëzimi në gjunjë i çdo gjallërie shoqërore .  Po jemi dëshmitar të politikanëve të korruptuar dhe aktivitetit të pandalur të dobësimit të ndërgjegjes dhe vetëdijes kombëtare ; e rëndë ! Jemi shumë anakronik , shumë të vjetruar dhe të mbetur në gëzhojën e dikurshme të inateve fisnore, familjare dhe individuale, Askush nuk guxon t`a thotë një fjalë të mirë për të mirën kombëtare. Po ç`më intereson mua Palestina dhe fati i tyre i vet qëndisur nga mospasja e tyre të një vizioni kombëtar ? Po, pse unë të bie në krahun e propagandës arabe antisimitike ? Po pse të flas unë për dhjetëra e dhjetëra shtete arabe dhe të tjera islamike që vetëm konferencojnë e asgjë nuk veprojnë ? Neve jemi shumë të vegjël që të ndryshojmë rrjedhat historike të Lindjes së Afërt dhe asaj të Mesme .  Nuk ka “gezim e as fuad” që më shtien ta humbi vendin e nderit që populli izraelit e ka të rezervuar për ne. Nuk ka erdogan e as davutogllu që ma mbushë mendjen që unë të jam mercenar i tyre në shkretëtirat e shteteve arabe. Derisa , krejt lindja po e lyp shpëtimin në perëndim, me dyndjet e tyre masive sa fatkëqija për Europën aq edhe për ne, ; dalin gëzimat e na bëjnë”publicitet” për një devotshmëri qe e kemi provuar me shekuj.  Si mundet dikush të jetë deputet ,anëtarë i parlamentit të Kosovës i cili lobon tërë kohen për një shtet të huaj, për veti dhe sjellje civile të huaja dhe ndjellë armiqësimin tonë me qytetërimin. Po a nuk po i ngjajnë “ gezimat e feridat “në Kuvendin e Kosovës qe presin urdhra ne Stambolli sikur deputetët serb qe presin urdhra nga Beogradi ? Çudi se nuk shohim ? Arlind Imeri shkroi : “Unë, si qytetar I Republikës së Kosovës, ndjehem thellësisht i ofenduar, dhe gjithashtu i shqetësuar, për arsye se një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, fyen dhe del në mbrojtje të atyre që fyejnë figurat tona më të lartësuara Kombëtare. Gjithashtu, deputeti Gëzim Kelmendi, ka dalë në mbrojtje të atyre imamëve që fyen gratë, nënat, dhe vajzat shqiptare. ( http://startnews.info/ ) Lloji i deputetëve si Gëzim Kelmendi është vetëm një copë hekur i ndryshkur , i cili pa tjetër duhet ricikluar . Ndryshku dëmton shëndetin . Fahri Xharra,07.05.16 Gjakovë

Më shumë: http://shqiperiaebashkuar.al/2016/05/gezim-kelmendi-nje-cope-hekuri-i-ndryshkur/

Gëzim Kelmendi , një copë hekuri i ndryshkur ! Shqipëria e Bashkuar 5 hours ago OPINION Komento 3,276 Shikime inShare
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi