Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Henrik Qarri: Ministria e Diaspores, Ministri e ahengjeve dhe synetisë…!

Shko poshtë

Henrik Qarri: Ministria e Diaspores, Ministri e ahengjeve dhe synetisë…! Empty Henrik Qarri: Ministria e Diaspores, Ministri e ahengjeve dhe synetisë…!

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2016 9:50 pm

Henrik Qarri: Ministria e Diaspores, Ministri e ahengjeve dhe synetisë…! Ministria-e-diaspores

Henrik Qarri: Ministria e Diaspores, Ministri e ahengjeve dhe synetisë…!



“Fali Zot se nuk e dijnë çfarë bëjnë”!

Qeverisë së Republikës së Kosovës, kur iu shtua edhe Ministria e Diasporës, mërgimtarët iu patën gëzuar më së tepërmi. Natyrisht kishin edhe arsyet e veta se më në fund gjetën një adresë ku të orientohen. Padyshim, Ministri i parë i kësaj Ministrie, pra Z. Ibrahim Makolli jo vetëm se arriti të formojë me gjithë segmentet e mundshme funksional, por bëri edhe punë madhore. Ishte në çdo kohë për mërgimtarët në gjendje gadishmërie. Kjo, bëri komunitettin tonë të rikëndellet dhe të orientohet e në disa fusha edhe të riorganizohet, siç ishte intensifikimi dhe hapja e shkollave shqipe, funksionalizimi i LASH “Naim Frashëri”, hapja e Qendrave Kulturore, regjistrimi i bashkëqytetarëve tanë (mbase as sot nuk ka ndonjë shifër as të përafërt sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në emigracion), rrjetizimi i afaristëve dhe biznesmenëve shqiptarë deri në Amerikën e largët, Australi e Zelandë, pastaj mbështetja dhe përkrahja institucionale e unifikimit të letrarëve, artistëve, juristëve, etj…! Të arriturat për një perudhë 4 vjeçare, vërtet ishin evidente… Natyrisht ka vend edhe për kritika, ndoshta por kundruall të arriturave ishin gjëra të imta!
Por çfarë ndodhi me ardhjen në krye të kësaj Ministrie “Lëvizja për (ç’)bashkim ose ish “Marksistë-Leninistët e Stalinizmit ose Partia e Kuqe”!? Fillimisht, e bënë “synet” Partinë dhe bënë ceremonin e ripagëzimit në “Lëvizja për bashkim…!!!” Dhe sa u ripagëzuan ia mësyen portës së lartë të Bacit Hashim, pra tek te “vëllai” i madh (PD), që deri dje fyheshin mes vete duke nxjerrë helm e vnerë kundër njëri tjetrit! Megjithatë, i takon te kaluarës, pasi u mërzitën duke mrizuar nën hije, me siguri edhe “pak” ego për pushtet… Erdhën disi në pushtet dhe kulaqi ju ra të kenë nën diktat Ministrin e Diasporës. Kur, morëm vesh ne mërgimtarët se kush do ta marrë primatin,një mik më tha: “Tash duhet ta lexojmë Kapitalin dhe Manifestin e Partisë …” që t’i përshtatemi Ministrit të ri!!!
Vërtet filloi furishëm! I bëri synetitë me rradhë, nisë prej orendive të zyrës, kabineti e deri te udhëheqësit e digastereve që të ketë çdo gjë nën kontroll. Më pastaj, me suiten e vet, ngjitej “reve të bardha” për të “riformatizuar” organizmat që tani më ishin funksional. Filloi me LASH-in që i bëri vërtet lesh, duke i përqarë deri sa edhe pësuan fëmijët që u mbyllën shumë shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Vazhdoi me Bizneset kur ishin në rrugën më të mirë, duke infiltruar bacilë përmes kanaleve të fshehta, deri në kërcnime e shantazhime. Shoqatat u përqanë në emër të platformës së kuqe për “bashkim”, mbase nuk arritën të depërtojnë renegatët e tyre. Dreisa, ish Ministri Makolli dhe strukturat udhëheqëse prej tij në MD, i ndihmonin proceset organizative të botës mërgimtare, asnjëherë nuk kishin ndërhyrë në politikat e brendshme zgjedhore të asnjë subjekti dhe kurrë nuk kishte folur për Partinë e vet. E regjimenti aktual i MD, këtë synim kishte: “përçaj e sundo”!!! Këto ditë u ndanë subvencionet nga kjo Ministri (shih këtu linkun, http://gjuhaime.rks-gov.net/), … dhe veç tjerash shih sa mjete i ndahen këngëtarit Hysni Klinaku, 3000,00 € -koncert (gjithë respekt për opusin e tij prej këngëtari), por Ministria e Kulturës mendoj është për Koncerte e jo Ministria e Diasporës. Mjetet, natyrisht i ndahen në emër të ish Liderit të kësaj Partie Avni Klinaku (vëllai i këngëtarit Hysni Klinaku), pasi i la postin e liderit Ministrit aktual Z. Valon Murati, me kusht që ta sistemojë edhe Z. Osman Shahini, për Sekretar të kësaj Ministrie.
Për fund u bindëm që është Parti e idealizuar për bashkim (LB), që rezultoi suksesshëm dhe frytdhënëse edhe atëherë kur gjithë populli ishte kundër “Zajednicës”! Kjo Parti, lere që se ngriti zërin asnjëherë por heshti, pasi me siguri edhe i shkoi për shtati! Por, kujtoj gjëra që ndodhin, mbase me Flamurin e Kuq deri në bashkimin kombëtar, po ndertojnë “vllazrim-bashkimin proletarë”! Edhe në Bibël shkruan se Krishti lutej me fjalët: “Fali Zot se nuk e dijnë çfarë bëjnë”! Amen…!
 
Henrik Qarri Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi