Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve

Shko poshtë

Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve Empty Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2016 4:04 pm

Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve


Muaji i Ramazanit, Kombëtarja në alarm për agjërimin e futbollistëve Largea_untitled1462872880


Muaji i madhërishëm i Ramazanit siç e etiketojnë besimtarët myslimanë nis më 6 qershor, por ky është një lajm jo i mirë për kuqezinjtë. Shumica e futbollistëve shqiptarë janë besimtarë të devotshëm dhe këtë muaj e kanë jo pak në zemër. Është muaji i sakrificës që fatkeqësisht këtë vit bie gjatë ditëve që kombëtarja do të luajë në Europian. Ky fakt nga ana tjetër është një problem më vete për Xhani De Biazin dhe bandën e tij evropiane. Shkaku lojtarët mund të vendosin që të mbajnë muajin e Ramazanit ose siç thuhet në gjuhën e përditshme të agjërojnë.
Një problem të tillë e ka hasur edhe Xhani De Biazi. Mirëpo italiani u ka kërkuar lojtarëve me mirësjellje që në ditët që luhet ndeshja dhe gjatë Europianit të mos impenjohen, por të përqendrohen tek ekipi kuqezi. Lojtarët kanë qenë po dhe pritet që devotshmërinë ndaj zotit ta shpërblejnë pas Europianit. Një veprim ky i lejuar gjatë muajit të Ramazanit. Ndërkohë për UEFA-n në një analizë, Shqipëria do të jetë një nga dy finalistet debutuese në “Euro 2016”. Në fillim të shkrimit, UEFA i kushton një hapësirë të madhe ndeshjes me Austrinë në “Ernst Happel Stadium” dhe më pas përqendrohet te transferta e Luksemburgut, ku Shqipëria triumfoi 2-0.
UEFA veçon faktin që stadiumi “Josy Barthel” u pushtua nga rreth 3 mijë tifozë kuqezi, të cilët mbështetën Shqipërinë gjatë gjithë 90-minutëshit. Në vijim, analiza përqendrohet te fakti që në të dyja miqësoret, Shqipëria u zhbllokua në pjesën e dytë, ndërsa shton se formacioni që De Biazi ka në kokë për Europianin nuk është ende i qartë. Sipas UEFA-s, përveç Etrit Berishës, që e ka vendin të sigurtë në katërkëndësh, pjesa tjetër e lojtarëve janë në pikëpyetje dhe këtë e treguan 2 miqësoret, ku trajneri italian zgjodhi dy formacione të ndryshme, duke mos dhënë pika referimi. “Në të dyja takimet, Shqipëria e përmirësoi lojën në pjesën e dytë, me 3 gola të shënuar në total”, nënvizon analiza e UEFA-s.
Një nga pikëpyetjet më të mëdha që UEFA ngre është ajo që lidhet me Milot Rashicën. “Pas debutimit që “play-makeri” i Viteshes bëri ndaj Luksemburgut, a do të jetë ai një emër i së ardhmes, rreth të cilit do të ndërtohet ekipi? Nëse një gjë e tillë nuk ndodh gjatë kësaj vere, është e sigurt se do të ndodhë në të ardhmen”, pohon UEFA, e cila evidenton në repartin e avancuar Sokol Cikalleshin, si favoritin kryesor pas 90 minutave të luajtura në Luksemburg. Një pyetje UEFA e ngre edhe për repartin e mbrojtjes, duke u bazuar në dy golat e pësuar në Austri.
“Shqipëria duket e brishtë, kur skuadra kundërshtare e vendos nën presion. Kontrolli i topit është një problem për këtë skuadër, që mesatarisht gjatë eliminatoreve e ka pasur kontrollin e lojës në masën 45 %. Pasimet në total janë 1886, më pak se çdo finalist tjetër i “Euro 2016”, por kjo edhe për faktin se Shqipëria bënte pjesë në një grup me 5 skuadra”. Analistët kanë folur. Është radha e Shqipërisë që të thyejë sërish një tabu të madhe atë të skuadrës më të dobët të Europianit....
10 lojtarë të paktën ka kombëtarja shqiptare janë besimtarë të rregullt dhe individë të cilët mbajnë agjërim gjatë Ramazanit

Ëndrra



Televizioni i njohur zviceran, “SRF”, ka realizuar një dokumentar për kombëtaren shqiptare. Në fillim ai që ka folur ishte Lorik Cana. “E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Europian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen ndaj Armenisë. Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës”, është shprehur ai. Vetë De Biazi theksoi se asgjë nuk është e pamundur dhe besuan nga fillimi deri në fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi