Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor!

Shko poshtë

Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor! Empty Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor!

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 24, 2016 8:54 pm

Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor!


Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor! Kadrija-i-nderuar


Fotografia që më së shumti sot ka neveritur çdo kë që e quan veten për rugovist ishin pozat e familjes së presidentit Ibrahim Rugova me Kadri Veselin.
Njerëzit që e kishin shpallur tradhtarë Rugovën për të gjallë, dhe që nuk lanë gurë pa i hedhur e baltë edhe për të vdekur, orkestrues të vrasjeve të panumërta të bashkëpunëtorëve të presidentit Ibrahim Rugova, dhe njerëz që u vranë vetëm pse u betuan dhe respektuan që ta pranonin dhe të mos hiqnin dorë, si komandant suprem të Forcave të Armatosura të Repulikës së Kosovës dhe si kryetar shteti, nga ministri Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Haki Imerit, Samajl Hajdarajt, Ismet Rracit, Ukë Bytyçit, Sebahate Tolajt, Isuf Haklaj etj.etj.
SHIK-u i Kadri Veselit bashkë me të ashtuquajturin shtab i UÇK-së e kanë shpallur Rugovën tradhtar, e kanë vendosur të parin në listën e ekzekutimit prej mëse një mijë vetash. Dhe kurrë se hoqën nga andej derisa vdiq.
Ku ishte Veseli qe 17 vjet, pse nuk kërkoi kurrë falje, pse nuk kërkoi sot falje! Po ta bënte një kërkim ndjese publike, ndoshta do të mund të përligjej pranimi nga ana juaj në shtëpi.
Teuta ashtu refuzoi ti pranonte lulet e Thaçit në Kuvend, do të duhej ta refuzonte sot, të mos shfaqej askund, derisa përbindshi të dilte nga shtëpia.
E sulmuan hapur në dy atentate, të regjistruara, i bën me dhjetëra të tjera, i dështuan të gjitha. Por, sot, ju familja i bëtë një atentat të hapur, por vetëm atij Rugovës fizik, që e kujtojmë. Rugova i ideve është i paprekshëm dhe i pavdekshëm, më i fuqishëm se sa çdo atentator.
Shqiptarët e përhrahnin presidentin Rugova edhe pse e shihnin viktimë të dhunës sistematike të ushtruar nga SHIK-u, filiala e UDB-së.
Por, më në fund ra kështjella edhe formalisht. Paturpësisht u përdor edhe e veja, vetëm se mos ndoshta prokuroria ia lehtëson situatën Ukës.
Natyrisht, pavarësisht kësaj përlyerje, utilitarizmi, përdorimi për hesape të ngushta, qoftë edhe të zorit, të imazhit të Rugovës, nuk e ndryshojnë botëkuptimin shqiptar, dhe respektin për presidentin Rugova.
Ka mbetur emblematike deklarata e tij, se punët e shtetit dhe të familjes janë të ndara, edhe atëherë kur SHIK-u dhe organizata të fshehta kishin depërtuar në Presidencë, dhe po bënin të pamundurën që ta thyenin.
Presidenti Rugova mbylli sytë, me nderimin e Kosovës, luftën për pavarësi. Por, ju familja Rugova sot e keni humbur nderin tuaj dhe të drejtën që të thirreni në trashëgiminë politike të presidentit Rugova, njeriut, që Kosova e përcolli si një shenjtë. Ju sot keni humbur të drejtën të thirreni në trashëgimin politike të presidentit Rugova.
Keni humbur shumë, shumë më shumë se sa që ju ofrojnë mashtrimet e Veselit dhe Thaçit.
Por, Rugova nuk kishte nevojë për poshtërimin nga familja e tij, ta shisnin aq lirë, edhe pse ai është në botën tjetër dhe këtë paturpësi nuk mund ta shoh e ndjej, që familja e tij, po nderon udhëheqësin e krimit të organizuar, orkestruesin e mediave, të sulmeve të pështira në opinionin publik, falsifikuesit e dosjeve dhe vetë viktimkën e kësaj strukture Ukë Rugovën.
Dhe në fund ju duhet ta dinit, që Kadri Veseli po ndiqet nga Gjykata speciale pikërisht për ato që ua bëri Rugovës, rugovistëve, dhe ju po e mbroni nga kjo përndjekje, ju po barazoni viktimat dhe xhelatët!
Duhet ti kërkoni falje Rugovës, shpirtit të tij të shenjtë, dhe gjithë shqiptarëve, atyre që ju kanë përkrahur dhe mbështetur, edhe ju si familje, para çdo sfide dhe çdo beteje, aspak të lehtë, atëherë kur vriteshin, kërcënoheshin, keqtrajtoheshin, shantashoheshin, urreheshin, braktiseshin, dëboheshin, e mbeteshin pa një mbështetje në jetë…!

SHQIPTARI.EU
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi