David Philips: Kujdes nga turqit

Shko poshtë

David Philips: Kujdes nga turqit

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 23, 2016 1:43 pm


David Philips: Kujdes nga turqit


Pregaditi:Ardian Nikolla 


Amerikani David Philips nga Universiteti Columbia, si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për "miqtë e rrejshëm” të Kosovës. Sipas tij, Turqia është një mik i rremë i Kosovës dhe se ndihmat që po vijnë nga organizata shtetërore TIKA kanë agjendë islamike.

Përkrahja institucionale ndërkombëtare është faktor i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit, por Kosova duhet të ketë kujdes të madh në raport me Turqinë dhe ndihmat që vijnë nga atje.
Këtë deklaratë e ka bërë të martën, amerikani David Philips nga Universiteti Columbia.
Si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për "miqtë e rrejshëm” të Kosovës.
Sipas tij, Turqia është një mik i rremë i Kosovës dhe se ndihmat që po vijnë nga organizata shtetërore TIKA kanë agjendë islamike.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë Kosovën, Turqia ka një profil të shquar këtu në vendin tuaj, por sipas mendimit tim Turqia është një mik i rremë, pasi nuk po punon në emër të interesave të Kosovës, apo të ndihmojë sinqerisht kosovarët, por është duke përdorur investimet e saj përmes TIKA-s për të përhapur agjendën islamike”, ka thënë Philips në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, shkruan sot gazeta "Zëri".
Sipas tij, Turqia është në kërkim të interesave të saj nacionale, mandej pas interesave të saj nacionale radhitet Kosova.
Organizata TIKA të cilën Philips e përmendi për shtrirjen e agjendave në Kosovë, është e pranishme me investimet e shumë xhamive nëpër komuna dhe objekteve të tjera fetare.
TIKA operon me agjendë islamike
Ai muaj më parë ka shkruar një shkrim autorial në “Huffington Post”, për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës.
Sipas tij, politika turke në Ballkan promovon agjendë neo-otomane me qëllim zgjerimin e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.
Ai ka përmendur sesi presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ishte adresuar audiencës në Prizren gjatë një vizite zyrtare në Kosovën në tetor të vitit 2013: “Të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”...



(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim nëonline.zeri.info)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi