Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami: Këto ishin tri grupet që vepronin nën ombrellën e SHIK-ut

Shko poshtë

Islami: Këto ishin tri grupet që vepronin nën ombrellën e SHIK-ut Empty Islami: Këto ishin tri grupet që vepronin nën ombrellën e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 29, 2016 6:38 pm

Islami: Këto ishin tri grupet që vepronin nën ombrellën e SHIK-ut
Islami: Këto ishin tri grupet që vepronin nën ombrellën e SHIK-ut Largea_largea_1-vrasje-politike-web14060416271467190252


Njohësi i zhvillimeve politike dhe analisti, Gazmend Islami në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se Gjykata Speciale në agjendën e saj do të duhet të përfshijë edhe hetimin ndaj SHIK-ut, shërbim ky i akuzuar që ka lidhje në shumë vrasje, si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës.
Sipas Islamit, brenda PDK-së, kanë tri grupacione të cilat janë marrë me krim të organizuar ose që janë të dyshuar për vrasje.
“Brenda strukturave të PDK-së kanë ekzistuar tri grupacione të cilat janë marrë me krim të organizuar ose që janë të dyshuar për vrasje. Ka qenë grupi i Azem Syles, i cili ka qenë një grup shumë i fuqishëm dhe ekzekutiv, i cili ka kryer punë dhe nuk ka bashkëvepruar me grupet e tjera, d.m.th. ka qenë grup i pavarur i cili ka marrë vendime të veçanta, në qoftë se është marrë me krim të organizuar, krime ekonomike apo politike. Ka qenë edhe grupi i Kadri Veselit, i cili dihet se është SHIK-u, si grupi më i fuqishëm, dhe ka qenë edhe grupi i tretë në të cilën qysh pas lufte kanë operuar në maskën e njëjtë”, thotë Islami.
Sipas tij, Gjykata Speciale duhet të merret me këto tri shërbime e te mos fokusohet vetëm tek SHIK-u.
“Pra mendoj që Gjykata Speciale do të duhej të merrej me tri shërbime, shërbime këto që kanë operuar nën ombrellën e PDK-së, pra mos të fokusohen vetëm tek SHIK-u por të fokusohen edhe tek të tjera struktura të cilat sipas gjitha gjasave kanë kryer krime te njëjta”, theksoi Islami.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi