Erdogan e sfidoi edhe Profetin, kur i lëshoi mustaqet dhe e hoqi mjekrën.. NGA: KIMETE BERISHA

Shko poshtë

Erdogan e sfidoi edhe Profetin, kur i lëshoi mustaqet dhe e hoqi mjekrën.. NGA: KIMETE BERISHA

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jul 31, 2016 4:54 pm

Erdogan e sfidoi edhe Profetin, kur i lëshoi mustaqet dhe e hoqi mjekrën..


NGA: KIMETE BERISHA 


Kimete Berisha

1. Kisha parë ëndërr se si i dashuri më tradhtonte më një vajzë shumë më të bukur (dhe më të re se unë), e unë e mërzitur e shikoja nga ballkoni im i ngushtë borën e madhe që binte pa pushim. 
Kur u zgjova nga gjumi, e pyeta Ibn Sirin, o i dashur ti, si është e mundur të ndjesh aq fuqishëm ndjenjën e tradhtisë që nuk ekziston, dhe të shikosh në ëndërr fytyra që nuk ekzistojnë. 
Bora në verë, tha, paralajmëron ndëshkimin, e për xhelozinë s'po ju tregoj hiç çka tha.


2. Kur u ula të pi kafe, filloi t'më kruhet këmba prapa gjurit. Krurja ishte e madhe dhe digjte, derisa e pashë në pasqyrë se më kish prekur në gjumë marimanga ose më kishin hëngër mushkonjat, bash atë natë kur kryetari i Komunës dha lajm se do t'i vrisnin të gjitha në Bregun e Diellit.

3. Shenjat në këmbë i mbulova me fustan të zi, 'i ngjita vetullat', i vesha buzët me të kuq dhe u nisa për me shku'...
Kur dola te dera, e mora bërllogun me vete. Para hyrjes së ndërtesës, një punëtor i higjienës mblidhte mbeturinat e lagjes në një qese të vogël të zezë. 
Kur kalova pranë tij, më tha: ma jep mua bërllogun tënd. 
Më erdh shumë keq, nuk jam mësuar të ma marrin bërllogun nga dora. 
I thashë, jo faleminderit, po ai insistoi me mirësi, prandaj unë u dorëzova dhe ia dhashë bërllogun tim. 
Ky ishte xhentëlmeni i parë që e kam takuar pas një kohe shumë shumë të gjatë, ndoshta pas shumë shekuj mendimesh.


4. Kur e ndeza polon, ajo u ndal. Ajo gjithë ndalet, pa u ndal më së paku një herë, nuk më çon askund. Provova për të dytën, provova për të tretën herë, dikur 'hajt'...
Thashë ta dëgjoj radion. Fjala e parë që e dëgjova në radio ishte 'dashuria e zezë'. 
Titulli i këngës së re të Sinanit. U habita me apokaliptikën e këtij titulli, s'dija a ekziston në botë naj titull i tillë dhe kur mbërriva në semaforat e parë, e lypa në internet 'black love'. 
Më dilnin përpara çifte të dashuruara afrikane, ama, titull i këtillë në botë nuk ka ekzistuar prej se ekziston njerëzimi.

...Po, po. Edhe atë ditë kur ishte 'ditë zie' në Kosovë, janë bërë shumë dasma.

5. Kur u ktheva në shtëpi, i lexova lajmet. Disa gra e kishin vrarë veten, disa të tjera i kishin vrarë burrat e tyre. Dhunë, padurim, urrejtje, neveri, gjithkah.

6. Burrat s'duhet lënë të flasin në raste të rënda, se ata s'kanë ndjenja, ose nuk dinë t'i shprehin ato. 
Më shumë besoj që s'kanë, se sa që s'dinë t'ishprehin ato. 
Po bëhen tri raste në një kohë të shkurtër që po habitem nga mënyra se si meshkujt i shprehin ndjenjat e tyre të pikëllimit. 
I pari, që kishte humbur fëmiun e tij në Maqedoni, kur një kriminel maqedon qëllimisht e kishte shkel me veturë, e dëgjova kur tha: 'Mirë që jemi pshtu na tjerët'. 
I dyti, që e kishte humbur djalin e vëllait në sulmin terrorist në Munih, tha: 'Kur u bë ora 12 e natës, i ndala 2 telefonat dhe thashë ta lë veten të qetë deri në mëngjes, t'flej...gjatë kohës që nuk dihej ende për fatin e fëmijëve të vrarë në Munih.


7. Që Turqia 'ka maru' e kupton nga kërkesa zyrtare që Kosova ta arrestonte një gazetar që qeveria e Kosovës 'nuk e bën hesap', siç nuk e bën hesap asnjë gazetar tjetër. 
Çka të thuash më shumë për paranojën e Erdoganit, që i tutët një gazetari të cilit nuk i tutët Kosova. 
Në shikim të parë, mendova se po e ngucin djalin veç pse është i krishter, po pastaj e lash në gjysmë këtë mendim....



8. Hëngra pak bukë e dola me ecë në Gërmi. Në të dy anët e rrugëve, policë, gjjthkah, ama qosh më qosh, ishin shpërndarë malit, veç në lisa që nuk ishin hip. 
Thashë ta pyes ndonjërin prej tyre çka po ndodh. Më fal, a jemi në rrezik?-e pyeta njërin polic. 
'Kurrë më e sigurt nuk ke qenë', tha ai, dhe ma sqaroi se po e presin vizitën e Presidentit dhe Kryeministrit në një ngjarje sportive, prandaj, gjithë policia ishin çu në këmbë.


9. Vazhdova rrugën. Dielli ish para perendimit. Tri gra me shamia, një burrë e një fëmijë ishin ulur në barë dhe faleshin. 
E kishin krijuar një rend aty. Burri me djalin e vogël ishin ulur në rendin e parë. Gratë faleshin pas tyre. Dëgjohej dhe zëri i një hoxhe që e kishin lëshuar në mobil. 
Pak më tej parkut, e joshur nga një rreze e fortë e diellit, thashë do të ulem në barë, kështu si jam, drejtpërdrejt në tokë. 
U ula këmbëkryq ballë për ballë me rrezen e fundit të atij dielli. 
Desha të mendoj diçka, por një zë i një djali aty jo larg meje më shtyri të kthej kokën anash dhe të shoh çka ka zotnia që s'rehatohet. 
Ata dukeshin të bukur, të rinj dhe perendimorë. Ai ish shtrirë në prehërin e të dashurës së tij, dhe ajo po ndrydhte puçrra në fytyrë e tij. 
Çfarë dimensioni i dashurisë, Kimete...Çu, menjëherë....


10. Duke u kthyer, policin e njejtë, e pashë në vendin e njejtë ku e takova në hyrje të parkut. Qeshi dhe më pyeti 'a pshtove'.

11. Kur u ktheva në shtëpi, e lexova Orhan Pamuk. Nuk më mjafton. Ai fliste për 'frikën turke' nga Erdogan siç flasim të gjithë ne. 
Dua të lexoj diçka që ma kënaq zemrën. Zakaria flet për Trumpin si çdo njeri ordiner. I don't like it. 
Asgjë nuk më përmbush. Askush nuk më pëlqen...Hajr ishalla. E lash leximin. E shikova filmin për jetën e James Dinit, edhe pse dija qysh përfundon. 
Të kesh kaq shumë nevojë për babën, si Dini, ma kujton Kafkën, prej inatit pse e kërkonte me aq patetikë miratimin dhe simpatinë e babait të tij, e pata pshty faqen e fundit të librit të tij 'Letër babait'. 
Dashuria e tepërt të bën të dukesh i shkretë, qyqan.


12. Para se të fillonte festa e birrës, ushtrova në orbitrek. 
E lëshova një kanal muzikor në TV, që të kalonin këta 30 minutat e 'mërzitshëm' më shpejt. 
Arta kish qenë duke kënduar 'falje nuk ka'. Këngë e dhimbshme, që t'shtin n'dhe. 
A e keni provuar të bëni gjimnastikë me muzikë funerable? Ish ndjenjë e papërshkruar. 
Një varg që po i jepte vulë këngës tha 'Ai që vdes për mua nuk ngjallet prap'...
Provojeni, lëshoni sentisha gjatë kohës kur bëni ushtrime fizike. Ish si të bësh dasëm me muzikën s Çajkovskit, ose funeral me muzikën e Medës.


13. Festa e birrës ish organizuar nga një vajzë që quhej Engjëllushë. 
Ajo tha se krisma e armës dhe stampedo ku u lënduan shumë të rinj janë shenjë se ky festival madhështor ka marrë 'mësysh'. 
Engjëllushës që fton shqiptarët gjaknxehtë të dehen masivisht midis Prishtinës, bravo i qoftë për idenë 'e paparë'. 
Në këtë kohë varfërie e mjerimi, ne kemi nevojë për qetësues, jo për pije që edhe më shumë na çojnë peshë....po nejse. Gjithkush i dinë pun'të e veta.


14. Megjithatë, ndodhi një lajm i mirë. Erdogan i ka falur të gjithë ata që e kanë fyer atë. 
Prandaj, pres nga shqiptarët që të na 'falin' edhe neve që e kemi 'sharë' 'babain'' e tyre. 
Mos u bëni dyfytyrësh...mjekrrat i mbani si Al Baghdati, ndërsa zemrën ia keni falur Erdoganit. Nëse ia keni falë zemrën, pse nuk e rruani edhe mjekrën për dashuri ndaj tij. 
Erdogani e ka sfiduar edhe profetin Muhamed, kur e ka rruar mjekrën dhe i ka lëshuar mustaqet. Profeti ka urdhëruar që mjekra të rritet, e mustaqet të rruhen.


15. Gjithçka ka dalë nga kontrolli. 
As s'dihet që ka qeveri, as president, as opozitë. Gjysmë milioni shqiptarë i ke në det. 
Qeveria nuk është e zonja t'ua ndalojë zyrtarëve të saj veturat e shtetit, të cilat i shfrytëzojnë privatisht, e po është e zonja të vendos për demarkacionin. 
E sa herë Kosova fillon të duket si një komunë e varfër dhe e pashpresë, vjen një zyrtar amerikan, që na e rikujton se 'ne jemi shtet'.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi