FARUK TASHOLLI:POEMA E FORMATIMIT

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI:POEMA E FORMATIMIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Sep 30, 2016 10:43 am





FARUK TASHOLLI:POEMA E FORMATIMIT
(Fragment migjenian për Qeverinë)


Kafshatë që s'kapërdihet është or vlla formatimi
Kafshatë që të mbetet në fyt e të zë trishtimi.
Kur sheh mimnistra të zbehtë me sy të jeshtilta
Që t'shikojnë si hije dhe varin shpresat e mpita.


Dhe ashtu të mpita poshtë po ju vjen era
Ou kuku çka bahet mbesim pa tendera!
Vodhëm e sa vodhëm po kush s'na thotë ministra
Kur kalojmë rreth Ringsit krejt na ngjesin bishta.

Dridhen sikur thupra kur uji merr ngricë
Ministrat e gjorë të partisë patericë,
Na ka djegë tambli e tash po i fryjmë kosit
Me u kacafyt për ne nuk po ia mban Bossit.

Ai nëpër qeveri si hije hyn e del
Trupin në Prishtinë e kokën në Bruksel,
Kështu e ka kjo jetë kur ke pushtet pak
Kur punën tande e ke me ortak!

Hajde burra t'lahemi se po na vjen era
Zgjedhjet e reja trokasin te dera,
Mos me punu Haga mos me i marr votat
Nuk na lujnë duart t'i cakrrojmë gotat!

Ne durojmë e durojmë zjarrit i del tymi
Si shpatë e Skënderbeut në qafë formatimi,
E në Parlament nuk dihet kah të hin
Fol e rruj ve kush s'ta var në tym...

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi