Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO)

Shko poshtë

Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO) Empty Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2016 8:38 pm

Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO)

Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO) 2-17-620x330





Sot, me rastin e 71 vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës, në vendlindjen e tij, në Dubovik të Deçanit, u mbajt ceremonia përuruese e punimeve të përfunduara në kompleksin monumental të vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla. Po ashtu, u rihap edhe oda Nënës Ajshe, pas ristaurimit të kësaj vatre.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetarët e Deçanit dhe Pejës, Rasim Selmanaj, respektivisht Gazmend Muhaxheri, dhe personalitete të shumta nga Kosova e Shqipëria.
Ministri Shala u shpreh se sot po kujtojmë kolosë të vërtetë të historisë së re të Kosovës, te shtëpia ku u rritën vëllezërit Gërvalla dhe së është i lumtur që shëtpia e cila rriti e ushqeu dy burra të mëdhenj me ideale të larta atdhetare e kulturore, Kullën e Bardhosh e Jusuf Gërvallës, dhe odën e Nënës Ajshe po e inaugurojnë pas restaurimit.
“Ata u sakrifikuan për lirinë tonë, ndërkaq ne sot, po e kujtojmë veprën e tyre me pietet e nderim, duke e përjetësuar dhe bërë pjesë të trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës: të identitetit të saj modern”, tha ministri.
Në emër të familjarëve, të pranishmëve u foli dhe i përshëndeti bashkëshortja e Jusufit, Suzana Gërvalla. Ajo kujtoi lidhjen e pandashme që kishte Jusufi me vendlindjen, Dubovikun, e cila s’mund të përjashtohet nga veprimtaria e Jusufit si dhe dashurinë që kishte ai për Nënën Ajshe.
Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO) Nena_1475336766-9566101

Në Ditëlindjen e Jusuf Gërvallës rihapet oda e nënës Ajshe (FOTO) 2-17
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi