Edi Rama zgjodhi për ta cituar shkrimtarin serb Ivo Andriq, sot në Nish, para politikanëve dhe biznesmenëve serbë, teksa ka folur për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Rama mundet të mos e dij se kush është Andriq, por nobelisti serb është angazhuar për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë.