Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Frymëzuesi i xhihadistëve të Kosovës, tani do të na prishë me Shqipërinë!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Frymëzuesi i xhihadistëve të Kosovës, tani do të na prishë me Shqipërinë! Empty Kimete Berisha:Frymëzuesi i xhihadistëve të Kosovës, tani do të na prishë me Shqipërinë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2016 6:58 pm

Kimete Berisha:Frymëzuesi i xhihadistëve të Kosovës, tani do të na prishë me Shqipërinë!


Kimete Berisha:Frymëzuesi i xhihadistëve të Kosovës, tani do të na prishë me Shqipërinë! Auto_auto_auto_Kimete_Berisha147625011214763656621476541076

Kimete Berisha

Kur më 2012, ministri i jashtëm Enver Hoxhaj u takua në zyrën e tij me opozitën siriane, u premtoi atyre se do t'i financojë me pare për ta luftuar Asadin.
Asnjëherë nuk u bë publike se a i dha 'ato' pare Enver Hoxhaj, dhe për sa pare po bëhej fjalë.
Marrëdhëniet e Enver Hoxhajt me sirianët çdo ditë e më shumë po lulëzonin dhe kështu muaj më vonë, më 2013, e botoi një editorial në 'Foreign Policy' me titulli 'Është viti 1999 në Siri'.
Në këtë editorial të zjarrtë Enver Hoxhaj kërkoi nga NATO që menjëherë ta bombardojnë Asadin.
Dhe, si arsyetim për kërkesën e tij drejtuar NATO-s, e krahasoi luftën e Asadit kundër popullit të tij, me luftën e Sllobodan Milloshevicit kundër popullit shqiptar të Kosovës, pa e hetuar dallimin se ne me serbët nuk jemi 'vëllezër', siç janë sirianët që luftojnë me njëri-tjetrin; 
pa e hetuar se ne kemi luftuar për liri kombëtare kundër regjimit serb, dhe nuk kemi luftuar për xhihad, siç bëjnë sirianët.

Krahasimi i luftës në Kosovë me luftën në Siri ka qenë skandali më i madh dhe më i pafalshëm i ministrit Enver Hoxhaj, të cilit Kadri Veseli i dha rast për herë të dytë të kthehet 'në vendin e krimit', në zyrën e ministrit të punëve të jashtme të Kosovës.
Ndërkohë, djem të rinj të prekur nga pamjet e tmerrshme që vinin nga Siria, dhe të sigurt se opozita siriane po mbrohej nga qeveria Thaçi, ndjen obligim që t'i bashkohen thirrjes së Enver Hoxhajt (dhe të hoxhallarëve të tjerë), për të luftuar në Siri.
Enver Hoxhaj u shërbeu xhihadistëve shqiptarë si frymëzim për të luftuar dhe për të vdekur në Siri.
E than vet xhihadistët e arrestuar. 
Njëri prej tyre në gjykatë deklaroi se ka marrë pjesë në luftën e Sirisë, pas 'urdhërit' të Enver Hoxhajt që t'u dilet në ndihmë fëmijëve sirian.

Një tjetër xhihadist shqiptar u lajmërua nga Siria dhe tha se Enver Hoxhaj e ka shtyrë të shkoj ta jap jetën në Siri!
Ka mjaftuar krahasimi i gabuar i luftës së Sirisë me luftën e Kosovës; ka mjaftua të përmendet krimineli Sllobodan Milloshevic dhe fëmijët e vrarë sirianë, për t'i prekur shqiptarët në tel dhe për t'i çuar në këmbë të nisen drejt Sirisë.
Që ka shërbyer si 'frymëzues i xhihadit', Enver Hoxhaj do të duhej të hetohej...bashkë me hoxhallarët e tjerë të akuzuar për terrorizëm.
Dhe kështu, ende pa dhënë përgjegjësi për rolin e tij në pjesëmarrjen e shqiptarëve në xhihadin e Sirisë, dhe ende pa e pyetur kush 'Ku e ke opozitën siriane, Enver', Enver Hoxhaj ka marrë për detyrë që 't'ia tregojë vendin Shqipërisë dhe t'ia ndalojë Edi Ramës ta përmend emrin e Kosovës'.
Në emër të kujt Enver Hoxhaj e refuzon ndihmën e Shqipërisë?
A është e mundur që ne, shpirtërat e fjetur, kaq depresiv jemi, sa nuk jemi ne gjendje 't'ia nxjerrim sytë' për këtë gabim fatal të tij, që na bëri të ndjehemi keq, mosmirënjohës ndaj Shqipërisë dhe të çmendur!

Dua të besoj se s'ka prapavija tjera, pos që politikanët e Kosovës vuajnë nga kompleksi i inferioritetit ndaj politikanëve të Shqipërisë dhe përballë tyre ndjehen të pasigurtë dhe kurrkusha, çfare edhe janë shumica prej tyre.
S'ka tjetër spjegim sjellja tekanjoze dhe e pamatur e qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë së Shqipërisë, përveç faktit se e kanë nga frika...dhe nga xhelozia patologjike.
Politikanët e Kosovës tmerrohen nga idea e 'bashkimit kombëtar', nga frika se do t'ua marrin anën ata të Shqipërisë!
Dhe, frika e tyre ka bazë. Vërtetë. Në Shqipëri numërohet fasuleja kokërr për kokërr, sepse atje ka opinion, dhe ka kritikë.
Ata kanë mbamendje historike, dhe për dallim nga ne, ata e njohin historinë e tyre, dhe s'kanë harruar se 'Kosova ka qenë krahinë e Shqipërisë'.

Edhe lexuesi më i rëndomtë i bën komentet më në nivel se sa shumë gazetarë të Kosovës.
Derisa në Kosovë e vetmja kritikë që ndodh është shamja me nanë.
Ka diçka të paspjegueshme te 'ata' që na bëjnë të ndjehemi të 'vegjël'.
....E, janë do fjalë që për Enver Hoxhajn tani për tani nuk 'po muj me i thanë'.
Nëse Kryeministrit Mustafa nuk ia mban ta shkarkojë Enver Hoxhajn për skandalet e tij (përfshirë ato korruptive me AUK), së paku ta detyrojë atë pis t'i kërkojë falje Shqipërisë!
P.S. Shamjet ndaj Enver Hoxhajt nuk do të censurohen. Ju ftoj të mos e kurseni dhe të jini sa më kreativ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi