Lumir Abdixhiku: Po ta donit Kosovën, sikur e duam Shqipërinë moti do ishim të bashkuar

Shko poshtë

Lumir Abdixhiku: Po ta donit Kosovën, sikur e duam Shqipërinë moti do ishim të bashkuar

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 16, 2016 8:30 pm

Lumir Abdixhiku: Po ta donit Kosovën, sikur e duam Shqipërinë moti do ishim të bashkuar





Ekonomisti Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse shqiptarët e Shqipërisë do ta donin Kosovën ashtu sic shqiptarët e Kosovës e duan Shqipërinë moti do të ishte kryer procesi i bashkimit kombëtar.


Këto komente, Abdixhiku i ka thënë pas debatit lidhur me vizitën e Edi Ramës në Beograd,  cili, në një fjalim, e citoi projektuesin e shfarosjes së shqiptarëve të Kosovës, Ivo Andric.
Abdixhiku ka treguar se shqiptarët e Kosovës e kanë dashur Shqipërinë gjithmonë edhe atëherë kur nuk e kanë parë apo vizituar.
“E kanë dashtë edhe kur se kanë pa kurrë; edhe kur e kanë pa se sa mjerë është e s'kanë folë. Sikur ta donte secili prej jush Kosovën aq sa e kemi dashtë e dojmë secili nga ne Shqipërinë, ndoshta edhe sot njëmend do të ishim të bashkuar”, ka shkruar Abdixhiku.


Lexojeni të plotë reagimin:


Nga perlat e kalemgjinjëve të Tiranës,


- Blendi Fevizu po na thotë se Kosova i ka borxh Shqipërisë gjithçka sepse, në vitin 1999 - dhe këtu bëhet interesant marria - Shqipëria i është kërcënuar Italisë (po po Italisë, jo Serbisë) që të luftonte për Kosovën, përndryshe do të luftonte vet. Blendi, pse s'ju kërcënojshit Kinës vlla? Çka pritshit? S'mjaftonin 13 mijë të vrarë e 2 mijë fëmijë; 20 mije gra të dhunuara e gjysma e Kosovës nën flakë e torturë? Çka pritshit më shumë? Falë u qofshim 78 netëve bombarduese të amerikanëve me shokë, se për Shqipërinë e atëhershme, takatin e veprat e saj, mosvet! Blendi, luftë prej ju s'kemi pritë - anipse luftë për ju do të bënte shteti ynë. Po s'ju mbajmë për inat për këtë; leje me kaq.
- Mero Baze po na thotë se ne Shqipërinë e duam veç kur s'kemi ku të shkojmë. E ka fjalën për pritjen e refugjatëve; të cilën pritje, këta kalemgjinjë s'pritojnë ta përmendin sa herë që flasin për Kosovë. Mero, na ka pritur dhe Maqedonia e Mali i Zi. Na kanë pritur madje e gjithë bota, prej Australisë në Norvegji. Pritja e shqiptarëve - në luftë - është më e pakta që Shqipëria duhej ta bënte. Përndryshe shqiptarët e Kosovës Shqipërinë e kanë dashtë edhe kur kanë pasur mundësi të shkojnë gjithandej nëpër botë. Kur Shqipëria - përkundrazi - ka qenë e mbytur me çmenditë e veta të diktaturës; t'varfërisë, mjerimit e torturës. E kanë dashtë edhe kur se kanë pa kurrë; edhe kur e kanë pa se sa mjerë është e s'kanë folë. Sikur ta donte secili prej jush Kosovën aq sa e kemi dashtë e dojmë secili nga ne Shqipërinë, ndoshta edhe sot njëmend do të ishim të bashkuar.
- Një idiot me emrin Babaramo, po na thotë se shqiptarët e Kosovës se durojnë Shqipërinë sepse kanë nostalgji për gjinjtë e Cecës. Paramendoni, miq, ne që jemi vrarë e ndjekë nën tingujt e Cecës , po moralizohemi nga të njëjtit që shpërndanin e dëgjonin këngët e saj jo shumë kohë larg nga sot. Që i jepnin çelësa qyteti për çetnikët serb si Bregoviqi, e që citojnë sot projektues të shfarosjes të shqiptarëve si Andriqi. Po kaq merrni vesh ju për shqiptarinë.
Është fatkeqësi që shqiptarët e Shqipërisë identifikohen sot me kalemgjinjë që shiten herë majtë e djathtë, që patriotizmin e kanë hobi part-time. Është domosdoshmëri, gjithsesi, që ne, për mendime si këto, të mos mbajmë inat me Shqipërinë e shqiptarët. Këto mendime më së paku kanë lidhje me ta.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi