Miftari demanton Tomë Gashin: Atentatori ndaj Rugovës është gjallë

Shko poshtë

Miftari demanton Tomë Gashin: Atentatori ndaj Rugovës është gjallë

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 16, 2016 9:09 pm

Miftari demanton Tomë Gashin: Atentatori ndaj Rugovës është gjallë


Naim Miftari dhe Tomë Gashi

Ish-pjesëtarë i lartë i UÇK-TMK-G2, ish- pjesëtar i  Policisë  së Kosovës  dhe ish pjesëtar i SHIK-ut, Naim Miftari duke folur rreth vrasjeve të pasluftës dhe cështjes së mbrojtjes së dëshmitarëve ka thënë se dhe shumë dëshmitar dhe akter të vrasjeve të rënda politike janë vrarë apo zhdukur nga nëntoka e partive politike.
“Dëshmitarët në Kosovë nuk janë aspak të mbrojtur dhe shumë dëshmitar dhe akter të vrasjeve të rënda politike janë vrarë apo zhdukur nga nëntoka e partive politike që shumica kanë brenda vetit mekanizma që ngjasojnë me shërbimet sekrete të shtetit. Ka raste kur kundër dëshmitarëve është bërë fushatë edhe nga mediet dhe kundër tyre ka pasur gjueti shtrigash që nga lufta e këndej”, ka thënë Miftari.
Sipas tij, as UNMIK-u e as misioni EULEX nuk i kanë kryer detyrat e veta ti mbrojnë dëshmitë dhe dëshmitarët.
“Ka raste kur edhe janë korruptuar gjyqtarët ndërkombëtar po ashtu anomali është se nuk është dënuar gjer sot asnjë dëshmitar për dhënie të dëshmisë të rremë por sidoqoftë kundër dëshmitarëve është bërë dhe akoma bëhet luftë speciale unë personalisht kam qenë dëshmitar në rastin Bllaca dhe nuk kam pranuar të jem dëshmitar i "mbrojtur", edhe pse nuk ka pasur shumë rëndësi dëshmia ime dhe ka qenë dëshmi publike jo e fshehur prapë se prapë jam sataniku sidomos nga Kadri Veseli me vasalët e tij që i ka në media po ashtu kam qenë cak i atentateve”, ka potencuar Miftari.
Në rastin e tij, Miftari thotë se linçimet kanë ardhur nga nëntoka politike, ndërsa sa i përket tentim atentatit ndaj Presidentit Rugova, ai ka theksuar se atentatorët edhe urdhëruesit janë gjallë dhe jo të vdekur sic pretendon avokati Tomë Gashi.
 “Linçimet dhe kërcënimet  të nëntokës politike e që në rastin tim vinë nga partia e PDK-së sidomos nga tandemi Thaçi, Veseli, Grabovci. Sa i përket atentatit ndaj Rugovës  atentatorët edhe urdhëruesit janë gjallë dhe bukur të fort politikisht dhe ekonomikisht sa i përket deklaratës së Tomës e di në kënd ka aluduar por jam shumë i sigurt se i ndjeri nuk ka pasur të bëj me atë rast pasi Eksplozivi dhe Bombat nuk kanë qenë lëmia e tij dhe këto gjëra kanë qenë të panjohura për atë person që aludohet se u vra para 2 vitesh. Urdhëruesit e krimeve politike dhe vrasjeve politike janë gjallë dhe e kanë sot për sot shtetin në dorë dhe këta njerëz kontrollojnë gjitha aparaturat e sigurisë në Kosovë dihet shumë mirë se shumë ministra janë aty vetëm si dekor i nëntokës politike”, ka përfunduar Miftari.
Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar edhe avokatin Tom Gashin, për ta pyetur nëse i qëndron deklaratës së mëhershme, ku ka thënë, se atentatori i Rugovës është vrarë.
Nga ana tjetër, sipas analistit Albrim Badallaj, cështja e dëshmitarëve është shumë e ndjeshme dhe njëkohësisht duhet të menaxhohet pa emocione dhe pa anime.
“Ne e dimë që pas viteve të luftës ka  pasur shumë shërbime të huaja të cilat kane vepruar në Kosovë dhe ka pasur disa prej tyre që mund të kenë vepruar qëllimshëm për destabilizim të vendit dhe përçarjes në baza partiake, të qytetareve tanë. Raste të tilla ka pasur kur shërbime të caktuara të huaja kanë rezultuar se kane qene bashkepjesmarres në ndonjë shpërthim apo krim, ashtu siç dihet edhe botërisht tani se rasti i "Trazirave te Marsit" ka qenë i montuar nga shërbime të caktuara, te cilat pastaj edhe penalizuan shpalljen e Pavarësisë së vendit. Pra, më mirë se çdo kush tjetër, qytetarët dhe politik bërësit tanë i kanë polarizuar në formën më "të mirë" përmes ndasive në baza partiake, bile duke i armiqësuar, në vitet e pasluftës”, ka thënë Badallaj.
Sa i përket vrasjeve dhe pretendimeve për dëshmitarët të thena së fundmi nga avokati Tomë Gashi, Badallaj, mendon se janë qëndrime individuale dhe n qoftë se ka prova reale atëherë dihet t'i seroj, jo për publikun por organeve të drejtësisë.
“Po e potencoj prapë që kjo qështje kërkon hetim më të thellë dhe nuk ka nevojë që të përdoret vetëm sa për konsum, meqë është çështje e ndjeshme. Është drejtësia vendore dhe ajo evropiane që është e thirrur për zbardhjen e të gjitha rasteve, përfshirë edhe vrasjet që po cilësohen si politike, dhe assesi këto pretendime nuk guxojnë të përdoren si (dis)avantazhe ndërmjet partive politike, meqë ndër vite është faktuar që partitë politike tek ne, për interes shtetërorë, kanë ditur t'i heqin vijat e kuqe, andaj edhe politika në këtë pikë, si edhe në çdo pikë tjetër, duhet ta lërë drejtësinë të bëj punën e saj”, ka theksuar Badallaj.
Pregaditi: MImoza Lakna
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi