Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Çudina shqiptare

Shko poshtë

Kimete Berisha:Çudina shqiptare Empty Kimete Berisha:Çudina shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 19, 2016 4:19 pm

Kimete Berisha:Çudina shqiptare


Kimete Berisha:Çudina shqiptare Auto_auto_Kimete_Berisha1476250112_11476878243

Kimete Berisha

1. 'Erdogani është i dërguari i Allahut'- thënie nga Myftiu Naim Tërnava.


- Nëse shkenca dhe koha do ta dëshmojnë se Erdogani nuk është i dërguari i Allahut, atëherë do të kuptohet se Myftiu Naim Tërnava ka qenë shizofren dhe ka pasur halucinacione.
Në rastin më të keq, do të zbulohet se ka qenë plus armik i Islamit, shkaku se ka guxuar t'i shpall konkurrencë Pejgamberit Muhammed, i cili deri tani ka qenë i dërguari i vetëm i Allahut.
Sipas informatave që disponojmë, Myftiu tashmë (në bashkëpunim me Sabri Bajgorën), është duke i krijuar disa dovë që i dedikohen të dërguarit Erdogan, të cilat do të hynë në përdorim gjatë procesit të faljes në momentin që popullata shqiptare të bindet se Erdogan është përnjëmend Profet, i dërguar nga Allahu, ekskluzivisht për nevoja të shqiptarëve.


2. 'Leposaviqin disa e kam vizituar tinëz'-thënie nga Kryeparlamentari Kadri Veseli!
- Cilat punë i ke bërë hapur deri tani, zotrote? Është deformim i joti profesional-të jetoni tinëz. Dhe, boll mirë ja bën. Veç vazhdo.


3. 'Më ka telefonuar vrasësi im në tentativë dhe më ka thënë, më fal se kam dashur të të vras'-thënie nga Skender Hyseni!
- Skender Hyseni nuk tregoi se a ia ka bërë hallall vrasësit të tij a jo, por grupi im i informatorëve sjell dëshmi të mjaftueshme që vërtetojnë se Skender Hyseni, i këshilluar nga Presidenti Rugova, ka vepruar njësoj si Papa Gjon Pali dhe e ka falur vrasësin e tij. Ndërsa, mbetet për t'u hetuar nga Presidenti Thaçi se pse i njejti vrasës, nuk i ka kërkuar falje edhe Rugovës, kur të dy (Presidenti Rugova me Skendën), kanë qenë në veturë, kur u sulmuan nga një bombë.


4. 'Serbia është baba i Kosovës'- thënie nga Boiken Abazi!
- Serbia është femër, e s'mund të jetë baba i askujt. 
Vendlindjet, gati të gjjtha janë femra, vetëm atdheu është mashkull. 
Asnjë gjuhëtar deri më tani nuk e ka 'zbuluar' se pse gati të gjithë emrat e shteteve janë të gjinisë femrore, ndërsa udhëhiqen nga meshkujt.

Është e rëndë kur thua 'Serbia është nëna e ......', sepse është e papërballueshme ta kesh nënën shtrigë...sepse një nënë e keqe të bën të sëmuresh nga 'sindromi i Elektrës', dhe të dëshirosh ta ndjekësh, si Vatikani, deri në amshim.
Desha të të them, Boiken, zgjedhi fjalët kur shan, se për të sharë rëndë, e në të njejtën kohë për ta tronditur objektin e shamjes, duhet të kesh predispozita, dhe të jesh goxha njëfarë 'face'
Ti nuk na lëndove, por na çudite me cektësinë tënde...(sa për fillim të rekomandoj fittnes, të ndihmon ta shkrish dhjamin në bark dhe në kokë...e pas tre muajve merrja Visar Arigit kopjen e librit të Sun Tzus, nëse do ta fitosh luftën, pa pasur nevojë të luftosh).



6. 'Skender Hysen, menjëherë zbuloju vrasësit e personaliteteve të LDK-së'- thënie nga Xhavit Haliti.
- Freddy Krueger: 'You've got their powers. I've got their souls. Come on!'


5. 'Mimoza të shkojë ta hajë përrsheshin e Benit'-thënie nga Edi Rama.
- Pse jo! Përrsheshi është i mirë, edhe i Benit në qoftë ai. Ne e hamë të nxehtë dhe e preferojmë me qumësht jo me kos. Bukën kallamoqe e bëjmë me ujë mineral sepse del më e shkrehur dhe më e butë.


6. Ne pleqve mirë na bën
një hudhër, një lakër
Për zgjatjen e jetës
Për zgjimin fatmadh në mëngjes.
Pu unë do desha një pako Viagër
Të bëja pak seks…'- thënie Dritëro Agollit.

- Ky është plaku i parë në botë që e pranon publikisht se do seks e jo hudhra...Komplimente.
Dikush mund të thotë se pse ky plak nuk mendon qysh m'i ndihmu naj familjeje të varfër apo m'i pastru shpirtin e tij, ama unë e përgëzoj për guximin e tij që t'ia pranojë publikisht popullit shqiptar se s'mund të bëjë seks. 
Guximin e Agollit nuk e ka pasur as Frojdi, as Jungu, askush në botë...
Dhe, askund nuk shkruan se 'pleqtë s'mund ta bëjnë atë punë', sepse çdo gjë që shkruhet për këtë lëmi, e shkruajnë burrat, e ata e mbrojnë veten nga vetja...

Ani kur shkruanin se su Çaplini u bë babë në mlshën 90 vjeçare, ndërsa, çdo plak mund ta bëjë derisa t'është i zoti ta çojë peshën e një oke...
Nejse, për këtë temë, më gjerësisht një herë tjetër!



7. 'Do ta vras bilbilin, pastaj do t'këndoj'- varg i këngës popullore shqiptare.


P.S. Ky shkrim u realizua në oborrin e servisit Gogi volkswagen Podujeva. Shpresoj të ju pëlqej. Sikur ta kisha nxehtë; të mos kisha pritur qe 2 orë (pritja vazhdon), dhe sikur t'më kishte lënë të qetë një qen që m'u ka tek, do të kishte dalë ky shkrim edhe më i mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi