Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Mos e lini pa m'i lexu edhe '13-të pikat' e mia!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Mos e lini pa m'i lexu edhe '13-të pikat' e mia! Empty Kimete Berisha:Mos e lini pa m'i lexu edhe '13-të pikat' e mia!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 24, 2016 4:01 pm

Kimete Berisha:Mos e lini pa m'i lexu edhe '13-të pikat' e mia!


Kimete Berisha:Mos e lini pa m'i lexu edhe '13-të pikat' e mia! Auto_Kimete_Berisha1477312107

Kimete Berisha

Ne jemi 'Brothers in arms', 'stari'!
1. Veton Surroi, në vjeshtën e vitit 1989 e themeloi në Prishtinë partinë politike UJDI (Udruženje za jugoslavensku demokratsku inicijativu).
Kjo parti angazhohej për moslejimin e ndarjes së Kosovës nga Jugosllavia.

Partia e saj simotër në Kroaci e kishte në komitetin e saj këshilltarin e Edi Ramës, Shkelzen Maliqin, i cili bashkë me shokët e tjerë të partisë e kishin program politik t'ia pamundësonin Kroacisë të ndahej nga Jugosllavia.
2. Jugosllavia për fatin e keq të tyre, u shpërnda, por 'pasionin' jugosllav Vetoni e instaloi në mediat e tij, të cilat i përdori për t'u bërë milioner, duke i arritur kështu të gjitha qëllimet e tij, përveç qëllimin kryesor për të cilin është djegur, 'të bëhet politikan', dhe lider i shqiptarëve.
Shqiptarët nuk i dhanë rast as t'i fus hundët në Kuvend me partinë e tij 'Ora', për t'ia bërë të pamundur atij që sot të rreshtohej në anën e 'Listës Serbe', kundër shtetit të Kosovës.
3. Veton Surroi, qe 17-të vjet bën propagandë kundër UÇK-së dhe kështu, në serialin e librave dhe deklaratave të tij kundër UÇK-së, më 2015 në Beograd (me kompetencën e gjykatësit suprem) tha: 'Grupi i Drenicës” është përgjegjës për dhunën ndaj pakicave.
Ndërkohë, në realitet, Sami Lushtaku u dënua dhe mban burgun për 'vrasjen' e një njeriu pa emër, pa pseudonim, pa trup, pa kufomë, pa identitet, është shpallur 'fajtor' për vrasjen e një 'fantazme', emrin e të cilit EULEX-i nuk e bëri publik.
4. Veton Surroi, gjatë krizës politike në Shqipëri më 2010, u ofrua vullnetarisht të ndërmjetësojë që t'i pajtojë Sali Berishën me Edi Ramën, por që Sali Berisha (i zgjut) e refuzoi me nënçmim, ndërsa Edi Rama (gjenial), e refuzoi me heshtje.
5. Në mediat e tij promovoi urrejtjen (falsë) shqiptaro-shqiptare dhe kur e krijoi idenë se urrejtja ndërshqiptare i dha rezultatet e para, dhe u bë temë mbarëkombëtare, Vetoni u ofrua me '10-të pika' për normalizimin e 
raporteve Kosovë-Shqipëri.

Pika 2-të që normalizon raportet mes shqiptarëve, sipas tij, është domosdoshmëria që shqiptarët kudo që janë, të vetëdijësohen dhe ta kuptojnë se Edi Rama nuk i ka shqiptarët vëllezër, sepse ai e ka vetëm një vëlla.
Për të qenë bindës, Surroi e jep si argument emrin e vëllait të Ramës, dhe thotë: 'Edi Rama e ka vëlla Olsin. Dhe ky është vëllai i tij i vetëm. Edi Rama nuk e ka vëlla askënd tjetër brenda Shqipërisë dhe jashtë.'
Nuk i përmendi djemtë e Adamit e Evës, vëllezërit më të famshëm në botë: Abelin e Kainin, për ta ilustruar xhelozinë, lakminë, urrejtjen që mund të ekzistojë edhe mes vëllezërve të gjakut. 
Nuk tregoi se Kaini e vrau Abelin.

Nuk e mori as shembullin e Remit dhe Romulit, Xhakobit e Isait, vëllezërve Mziu, motrave Mustafa e të tjerëve të famshëm si këta.
'Shkrimtari' në tentativë, e njeh veç një lloj vëllezërish, ata të një gjaku dhe një nëne.
6. Tash që e kuptuam se s'jemi vëllezër, mund të fillojmë të martohemi mes vetes, se pikërisht ky hendikep (tuj kujtu që jemi vëllezër prej nane e prej babe) kemi hezituar të martohemi me këta të Shqipërisë.
7. E vetmja mënyrë për t'u normalizuar marrëdhëniet mes nesh, është të fillojmë të martohemi sa më shumë me këta të Shqipërisë. (kjo është ideja ime, jo e Vetonit).
8. '10 pikat' e Veton Surroit e sqarojnë edhe rolin e nanës në raportet tona. Mbasi s'jemi vëllezër, logjikisht që s'jemi as nana e bija të njëra-tjetrës.
9. Pasi ia bëmë të qartë Turqisë se nuk i kemi 'vëllezër', dhe e detyruam Erdoganin të zmbrapset, të njejtin sukses jemi duke e arritur edhe me Shqipërinë, të cilës nuk i nevojiten edhe shumë 'pika' për t'u bindur se nuk janë vëllezërit dhe motrat tona.
Se kur vjen puna te socialistët e tij, Edi Rama i quan 'shokë e shoqe', e kur vjen puna te ne, na quan 'vëllezër e motra'.
S'shkon kështu!

10. Mbasi u binda se nuk e kam kurgjë, do të filloj ta shikoj Edi Ramën si mashkull.
11. 'Pikat' e Vetonit zunë vend në gazetën më të lexuar shqiptare (të Shqipërisë), pronari i të cilës dikur kujtonte se 'burgu i Smrekovnicës është 'hotel''.
12. Por, gjithmonë është aty, Pandeli Majko (Zoti e ruajt), që na rikujton se Shqipëria (në rast nevoje) është aty për të luftuar për Kosovën.
13. Pra, ne jemi 'Vëllezër në armë', jemi një komb që luftojmë bashkë, dhe e mbrojmë njëri-tjetrin, dhe kështu, edhe kur s'duhemi-nuk urrehemi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi