Kimete Berisha:Eh, Teki Dërvishi

Shko poshtë

Kimete Berisha:Eh, Teki Dërvishi

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Oct 25, 2016 6:02 pm





Kimete Berisha:Eh, Teki Dërvishi



Teki Dërvishi

Kur vdiqe ti, u idhnova shumë (si fëmijë), dhe fjala e parë që e thashë në oborrin e spitalit atë natë ishte "ani, ani, Teki Dërvishi, an, dhe kështu me ani, ani ...gjithë natën e gjatë, e deri në mëngjes".
Fjalët e t'ua të fundit (dhe do tjera), ende nuk i kam treguar...!
Prej atëherë, që vdiqe ti, më kujtohet kur të ngushtohej shpirti dhe sa herë mbështeteshe për muri, e përmendje Jusuf Gërvallën. "Jusufi....shkoi Ibrahimi, shkuan të gjithë, unë mbeta këtu të shkrryhem i pikëlluar...Të ishte gjallë Jusufi, do ta mohonin njësoj, kështu si mua...s'do të kishte bukë goje...
Të gjithë shokët e m'i kanë vdekur".

Unë nuk kam hyrë më në Teatër.
Dhe, nuk flas me askënd për ty.

Tash, si dikur ti, unë, kur mbështetem për muri, vijë te varri yt, dhe të them "O shoki jem, të gjithë shokët e mi kanë vdekur" dhe i vetmi shok që më kryen punë është ky kerr i vjetër që më bjene deri këtu.
Krejt betohen në Zot, e në sy të ballit, por ti betoheshe në veprat t'ua, dhe kur doje të më bindje diçka, thoshe: "Kurrë librat mos m'u botofshin"...
Më trego "a ia vlen"...kur eshtrat vijnë vonë dhe kur gëzimet t'ua i takojnë dikujt tjetër...a ia vlen dhe të flitet mirë për ty, kur ti s'je aty për të parë e për të dëgjuar,

Unë gjithmonë kam menduar "se nuk ia vlen". Dhe njëmijë herë ta kam thënë.
Nuk ia vlen që në moshën 17-të vjeçare të t'i thyejnë dhëmbët një nga një në qelinë e Goli Otokut (për flamurin kombëtar, kuq e zi, për yllin që e hoqe nga flamuri)...Nuk ia vleu që baba yt nuk të njohi kur dole nga Goli Otoku...
Për kë? Për lirinë e kujt? 
Më kujtohet komshiu i parë, kushëriri i parë, naj shokë i klasës,, naj debil, naj prostitutë...sidomos naj serbofil për të më zmbrapsur nga nevoja që "ta jap jetën për lirinë e huaj".
Secili le ta jap jetën për lirinë e tij. Kështu thoshte shpirti im i vogël.

Gjithmonë të kam "mohuar", dhe të kam thënë se nuk ia vlen të digjesh për këta njerëz...Dhe, duke protestuar me dashuri ndaj dashurisë tënde për shqiptarët, pahetuar kam ecur rrugës tënde, rrugës sime "të gabuar".
Ti mësuesi im i atdhedashurisë. Me tregu se ditët e fundit të jetës lexoje një libër që zbulonte historinë e pathënë të shqiptarëve (e plus mrekulloheshe me shqiptarët, si fëmijë),, s'të besojnë shqiptarët...Dhe, mua aq më bën të më besojnë, të më duan, apo të më pranojnë.
....tani po më qeshet se sa shumë dhe pamëshirshëm (si për inat) t'i përqeshja "shqiptarët t'u", dhe Shqipërinë (unë qyetarja e krejt botës, atëherë).
E di se s'ma kishe treguar të vërtetën, edhe sikur të mundje, s'më kishe treguar kurrë se "nuk ia vlen"...për të mos ma prishur ëndrrën.
Jam e sigurtë se edhe sikur të kishe pasur mundësi të ktheheshe edhe një herë në këtë jetë, nuk do ta bëje kurrë, siç nuk do ta bënte asnjë i vdekur.
Jam lutur që të jesh në "atë vendin (që e përmendje para se të vdisje), aty ku buron uji i ftohtë dhe ku ndjehet aroma e trëndafilave".
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi