Ata që abuzuan dhe përfituan në emër të UÇK'së, tash na flasin për vlerat e kësaj ushtrie. Ata që nuk ia dinë skajin pasurisë së krijuar nga trashëgimia e luftës, tash shesin patriotizëm. Ata që do të duhej të ishin në burg, tash kinse i mbrojnë ata që janë prapa grilave. Por, ata nuk e kanë hallin e tyre, por hallin e vet.