Kimete Berisha:Bëhuni Zonja. Merrni mësim prej Fanës!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Bëhuni Zonja. Merrni mësim prej Fanës!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 30, 2016 8:39 pm





Kimete Berisha:Bëhuni Zonja. Merrni mësim prej Fanës!




Fanë Rugova

....më falni, por hiç hije nuk po ju ka grave të komandantëve, me dalë e me i 'mbrojtë' burrat e tyre në Facebook!
Po nuk dilet, s'e nuk e kena as traditë, ja kajsh nanën, me hap gërrmazin e me nemë, me tru e me mallku, si e lujtne.
Inati t'vjen që je femër.
Kur e dëgjon njeri emnaken tem, tuj e nemë e tuj e tru Presidentin që me nxan taksirati sahat e para (e me ja çu Zoti n'fmijë), ta merr mendja u çel toka e u çunë shtrigat e natës.
Po, gajret bre, se s'bën.
S'ka pas faj Niçe që ka thanë, se gruaja vërtetë din me qenë e 'ligë' aty ku mashkulli është veç i poshtër.
Fshehne bre pak ultësinë. Aktroni bre pak, se nuk bën.
S'di çfarë komandantash janë ata që u lejojnë juve me dal me nëmë e me tru (hala ju pa ditë mirë me shkru), e nanat e veta deri dje s'i kanë lanë as me folë me kojshike te dyert e oborrit.
Ju kanë fshi përpara, gratë. 
S'din njeri (kur ua sheh fotot), a janë komandanta a manekin-na e dashnorë të grave të tyre...

Komandantët i demitizoi facebook-u, gjithë ditën tuj postu gratë e tyne foto me hundë e buzë bashkë, e tuj ecë përdore nën palma të Durrësit, e tuj shku nëpër dasma ly, ngjy....tuj reklamu kerre e shpija, vizllimë...
Pak cenzurë, na pshton me ftyrë, aman!
Po ti banu zonjë, dil mbroje nëse s'paska mbet kush e mbron një burrë përveç gruaja e tij, ama, me një trohë marifet, se u bëtë përrallë.
Merr mësim prej Fanës, kësaj Zoje të rëndë, që kurrë nuk e tha një fjalë të gabuar.
E marrë me mend, mërzia dikujt ia humb shpirtin, ama ky diskurs ta kërditë gjininë.
Veç edhe me shku shqiptarët m'i ba sistemit të drejtësisë sehire, eksik u mbet..
P.S. Diellin po e shoh. Zogun po e dëgjoj. Dritaret i kam çel anë e katër anë. Para terasës sime po rritet një pishë. Qetësi. Filxhanin e nxehtë të kafesë po e mbaj mbi gju, derisa po shkruaj për ju...
dhe, s'di pse nuk e lë veten rehat...

- Kam ba be mbramë që do të shkruaj shkurt, dy-tre rreshta maksimumi, po tuj ba be rrejshëm, 'don me m'ra vra Zoti'. 
Ky është veç fillimi, e s'po di menjëherë qysh m'i shkurtu gjuhën (tap-rrap), se kam shumë për të thënë, se tash e tutje do të mundohem të shkruaj shkurt...se ju atyne që po shkruajnë shkurt po u jepni më shumë llajka.

Ani kur ta shkruaj librin, deri atëherë s'do të mbetet kush që i lexon mbi dy rreshta.
Kiss e keni prej meje!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi