Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së

Shko poshtë

Donika Gërvalla:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së Empty Donika Gërvalla:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2016 6:35 pm

Donika Gërvalla:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së 14449825_10207161750419064_29956793135122943_n

Donika Gërvalla Schwarz:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së
Donika Gërvalla:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së A3

VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së: Ku mbetet roli i SHIK-ut dhe shefit të tij Kadri Veseli? Vallë është rastësi mospërmendja e vrasjes së Tahir Zemajt? Po Ahmet Krasniqi?
Ndoqa mbrëmë, pas 17 vjetësh (!), një përpjekje fillestare mediale për të dokumentuar vrasjet e personaliteteve të guximshme dhe me autoritet, roli i të cilave është i pamohueshëm jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në organizimin e mbijetesës në Kosovë në një fazë kur shqiptarëve në Kosovë iu rrezikohej thjesht ekzistencë. „Mëkati“ i tyre në sytë e vrasësve të tyre ishte pikërisht guximi dhe integriteti i tyre si dhe lojaliteti ndaj presidentit të vetëm të zgjedhur me votën e qytetarit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Heshtën. Jo vetëm politika. Heshti drejtësia kombëtare dhe ajo ndërkombëtare. Por heshtën edhe mediat, vite e vite e radhë. Me qëllim? Edhe dokumentari i shfaqur mbrëmë e hesht përsëri rolin qëndror të atëhershëm dhe pjesërisht edhe të sotëm të disa prej figurave qëndrore të krimit në vendin tonë, të cilët me çdo kusht duan t'i fshehin krimet e tyre.
Jo, krimet nuk janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtë në Kosovë e din çdo fëmijë i vogël. Krimet as ndaj kundërshtarëve politik dhe as ndaj civilëve të pambrojtur nuk janë kryer nga ata mijëra trima e trimëresha që në fund kapën edhe pushkën në dorë për të mbrojtur Kosovën nga shfarosja. Krimet janë kryer nga kriminelë, me vetëdije të plotë. Brutalisht dhe për përfitim personal, si politik, ashtu edhe financiar. Dhe përsëri, edhe sot po këta kriminelë nuk hezitojnë ta përbaltin dhe përgjakin emrin e UÇK-së, thjesht për të shpëtuar kokën dhe pasurinë e tyre.
Heronjtë e vrarë të LDK-së kanë luftuar trimërisht për Kosovën, madje edhe me pushkë. Ata dhe familjet e tyre kanë paguar çmimin më të lartë për Kosovën. E vërteta dhemb, por vrasësit dhe ata që i urdhëruan këto vrasje duhet të përballen me drejtësinë. Kaherë është koha që kriminelët të mos mund ta shesin më veten për heronj. Heronjtë nuk bëjnë krime dhe një vrasës kurrë nuk mund të jetë hero.
Shoqëria jonë, politika dhe mediat tepër gjatë kanë lejuar që këta kriminelë të fshihen si qyqe pas mbrojtësve trima dhe të ndershëm të Kosovës, një luftë për liri dhe për mbrojtjen e qytetarëve të pambrojtur. Kriminelët duhen dënuar. Jo vetëm luftëtarët e UÇK-së, por një popull i tërë nuk meriton që edhe pas kaq vitesh të mbetet ende peng i sjelljeve kriminale të atyre që thonë se përfaqësojnë diçka, por në thelb gjithmonë kanë përfaqësuar vetëm xhepin dhe interesat e tyre.
Jo, ushtari i UÇK-së nuk është kriminel. Kriminelët të gjithë po i njohim ndërkohë, nga fjalët dhe nga veprat e tyre. Krimeve të tyre ordinere ia kanë shtuar edhe krimin e njollosjes së një lufte të drejtë çlirimtare dhe gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës. Heshtja duhet thyer. Jo vetëm për hir të heronjve dhe viktimave të pafajshme. Por edhe për hir të qytetarit thjeshtë të Republikës së Kosovës, integriteti dhe dinjiteti i të cilit përbaltet çdo ditë e më shumë.
Dhe së fundi nuk duhet të mbetet pa theksuar se personalitetet e vrara në shumicën e rasteve ishin jo zyrtarë të LDK-së, siç përmenden shpesh, por bartës të votës masive të qytetarëve si deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të qytetarit në nivele të ndryshme të vendit.


Sa më gjatë që heshtim dhe nuk ngremë zërin, aq më shumë bëhemi bashkëfajtorë ndaj së kaluarës dhe sidomos ndaj së ardhmes së fëmijëve tanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi