Mimoza Kusari: Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, mandej të luftojnë, në fund ti fiton

Shko poshtë

Mimoza Kusari: Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, mandej të luftojnë, në fund ti fiton

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Oct 31, 2016 8:02 pm

Mimoza Kusari: Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, mandej të luftojnë, në fund ti fiton



Mimoza Kusari

Themeluesja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me ironizimet që po bëhen lidhur me partinë e saj, duke thënë se të mos nguten e të tregojnë provincializimin e vet dhe primitivizmin tipik Ballkanik.


Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:


“Për ata të cilët filluan ironizimet me Alternativen, ju them që mos të nguten të tregojnë provincializimin e vet dhe primitivizmin tipik Ballkanik, duke u ndjerë të lirë të komentojnë ulët dhe të lirojnë të gjithë demonët e vet në sinonimin e emrit tim personal apo të subjektit të ri. Nëse duan sinonime ju japim sa të duan.
Ndërsa sa i përket Mimozës, Mimozat kanë qelë edhe më pare, në Nëntor dhe në Dhjetor me fitore spektakolare. Ishte kjo kohë kur po të njejtit njerëz parashikonin debakel, Mimozat fitonin.
Një njeri, emri i të cilit përmendet vetëm dy here në vit (Bajram), dhe i cili mban poziten e Zv/Ministrit të pushtetit lokal, ndërsa punë primare e ka të merret me performancë të Komunave, ai kalon kohë më shumë si gardë e parties së vet, duke share e fyer këdo qe e merr të drejtën të përdor mekanizmin kryesor të demokracisë për ofertë më të mire politike. Unë Mimoza i them zv/Ministrit, se duhet të besoj me shumë ne shtet dhe institucion dhe mos të marr turr të komentoj për një Kryetare të Komunës për të cilen edhe ai e din mire se cila është perfomanca e saj si Kryetare. Të pakten kur vetë ishte prezent kur 16 Kryetareve tjerë në ceremoninë e vlerësimit të përformancës së Komunave me zhargonin që përdor ai ju thashë: “Po ju shoh përmas”, duke u shpallur si fituese absolute e katër shpërblimeve. Si duket të jetë ndjerë atë ditë zv/ministri dhe shefi i tij kur me thanë, “Krejt çmimet e para i more ti, “kryetare”. Apo edhe atëherë ishte muaji që nuk qelin Mimozat, muaji Shtator.
Provincializimin tuaj mos ia veshni dikujt tjetër, Gjakova ka mbetur të kërkoj shtet tjetër për mbështetje se në Qeverinë e Kosovës duhet të presim me vite për projektet tona. Por pa merak se Alternativa nuk është parti e Gjakovës, do të jemi çdokund, deri sa të mos mund të kuptosh, ku gabuat, por do të jetë tepër vonë. Se për dallim nga ti/Ju, ne Kosovën e shohim si një, Unike dhe të gjithë të barabartë, pa diskriminime primitive provinciale, gjinore apo politike.
E kur të takohemi herën e radhës, mos me thuaj, Politikë është kjo, nuk është personale, se është mu ky lloj i politikës që duhet ndërruar rrënjesisht, të “burrnive” tuaja pa burrërri”. 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi