Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli-Poezi për Ibrahim Rugovën

Shko poshtë

Faruk Tasholli-Poezi për Ibrahim Rugovën Empty Faruk Tasholli-Poezi për Ibrahim Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 06, 2016 1:05 pm

Faruk Tasholli-Poezi për Ibrahim Rugovën 14322715_1227782223907787_5688975339222273059_n


Faruk Tasholli-Poezi për Ibrahim Rugovën
Faruk Tasholli-Poezi për Ibrahim Rugovën Ibrahim_Rugova3



Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, Faruk Tasholli, i ka kushtuar një poezi Rugovës.

Tasholli është një gazetar karriere, që ka kaluar në veprimtarinë e tij letrate shumë periudha të vështira, deri tek ata kur forcat serbe mbyllën Radiotelevizionin e Prishtinës më 1988-të.

Faruk Tasholli ka botuar edhe poezi për fëmijë e të rritur, e këtë herë është kujtuar ti kushtojë një poezi Ibrahim Rugovës.


Ja poezia dedikuar Ibrahim Rugovës

Unë nuk të vij të varriIbrahim
As për ditëlindje as pë ditëvdekje – hiq,
Nuk dua ta zbeh të bukurin kujtim
Kur terasave, Prishtinës, rrinim si miq.

Te varri yt vijnë sa për pozë
Politikanë poltronë të kohës së re,
Intrigantë të shkathtë me kravata rozë
Që veten e shohin si yje mbi re.

Vijnë edhe ata që të shanë me afsh
Injorantë kokëbosh, kameleonë pa fytyrë,
Vijnë ata që me djallin hanë bashkë –
Veç në pushtet të vijnë me çdo mënyrë.

Unë nuk të vij te varriIbrahim
Si thonë gazetat, të bëj homazh,
Ma kanë zënë udhën figurat shqim
Që urrejtjen për ty e kishin tatuazh.

Kur i shoh para kamerave te varri yt
Me qëndim gatitu kokoroshë të krekosur,
Them me vete, sa kanë respekt, këta konvertitë -
Si Bogdanin turqit të kishin zhvarrosur.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi