Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij

Shko poshtë

Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij Empty Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 06, 2016 5:55 pm

Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij

Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij Auto_631478425434

Donald Trump

Gjatë takimit të radhës që ai mbajti në Nevada, oficerët e shërbimit sekret e larguan atë me shpejtësi nga padiumi.
Vendi i tij në podium mbeti bosh dhe turma ndoqi me ankth atë që po ndodhte. Më pas u njoftua arrestimi i një personi që u tha se ishte i armatosur, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht.
Kaluan disa minuta, e më pas Trup u rikthye sërish në podium, duke mos harruar të falenderonte oficerët e shërbimit.
Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha në një deklaratë se ka pasur një trazirë në turmë dhe një individ i paidentifikuar bërtiti “armë”, edhe pse nuk u gjetën armë pas një kërkimi të plotë.




Një burrë, që më pas u prezantua për gazetarët si Austyn Crites u ndalua menjëherë dhe u nxor jashtë nga dhjetëra punonjës të policisë, shërbimit sekret dhe oficerë të SWAT të armatosur.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit më pas i tha CNN se ndaj personit të ndaluar nuk janë ngritur akuza.Pasi ai u lirua nga paraburgimi, Crites u tha gazetarëve se incidenti filloi kur ai bëri një gjest “Republikanët kundër Trump”.
Ai tha se menjëherë një grup njerëzish e kishin sulmuar dhe se dikush bërtiti diçka në lidhje me një armë.
Trump nuk pësoi asnjë lëndim dhe u kthye ne skenë disa minuta më vonë për të përfunduar fjalimin e tij.

Rrëfimi i “atentatorit” ndaj Donald Trump në Nevada: Më goditën derisa më hodhën në tokë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi