Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Pak marifet edhe në pikëllim, aman!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Pak marifet edhe në pikëllim, aman! Empty Kimete Berisha:Pak marifet edhe në pikëllim, aman!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2016 12:36 pm

Kimete Berisha:Pak marifet edhe në pikëllim, aman!

Kimete Berisha:Pak marifet edhe në pikëllim, aman! Auto_Kimete_Berisha1478507213

Kimete Berisha

Ty Fis, vëllai jem, 
Të kuptoj si ndjehesh,
E di se do t'i mbash në mend të gjithë ata që nuk të ngushëllojnë për humbjen e mikut tënd!

Të duket se kush nuk shkruan sot për të, është i poshtër dhe i ultë.
E di se kur mërzitet njeriu shumë, e kthen çdo gjë në mërzi.
Ama, ti mos i imto njerëzit, të shprehen dhe të shkruajnë për një rast që nuk e dinë si ka ndodhur, dhe çfarë ka ndodhur. Për një njeri që nuk e kanë njohur mjaftueshëm.
Mos me vajtime. Mos me akuza. 
Kur njeriu mërzitet shumë, e humb shpirtin dhe e humb edhe besimin jo vetëm në drejtësinë e tokës por edhe në drejtësinë e qiellit.

Poeti i rrënuar nga pikëllimi për humbjen e njeriut të tij të shpirtit, e humbi besimin në jetë, në drejtësi, e humbi edhe besimin në Zot, kur tha 'Tani rroj pa shpresë, dhe më s'dua të rroj, se as Perendinë më nuk e besoj'!
Por, edhe në vaj dhe në vuajtje ka rregulla,
që thonë, ka marifet.

Ne duhet të heshtim kur jemi të tronditur.
Sot, mjafton të themi Ngushëllime për Astrit Deharin, të lutemi për shpirtin e tij dhe të sillemi si njerëz normal!
Nesër, kur ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur, mund të 'çartemi'!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi