Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit

Shko poshtë

Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit  Empty Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 08, 2016 6:42 pm

Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit  14202676_1260453270654937_58260408446582402_n



Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit 
Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit  At-gjergj-fishta
 
Desha t`i ankohem të ndjerit  dhe të madhit At Gjergj Fishta , se edhe sot  shpiptarët  po sillen në mënyrë të pandërgjegjëshme për çështjen e kombit . Deshte ta bisedoj edhe një herë  me të Madhin At Gjergj Fishten , se si ai në Konferencën e Versajit (1919 ) mundohej t`i tregojë botës  për lojërat e tyre me ne :
 
-“Serbet, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë” .
 
-Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? - pyeste Fishta
- Pra tash , shqiptari i cili i ka dy shtete më vete pse del karshi botës si me qenë i  mvarun ? e -pyes unë  .
 
 Atëherë Fishta thoshte :  “Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit. “
 
Po sot , kur bota e kuptoi se nuk jemi ashtu si iu shpegonte Serbia dhe Greqia  , nuk jemi të “egjer dhe barbarë” , jemi popull i lashtë e i civilizuar , pse sillemi  aq kokë-ulur ma veprimet  tona të reja kombmohuese ? Pse i lejojmë vetes që përsëri të na mbysin , mu ata që dikur na mbytshin ?
 
Fishta e pyeste Konferencën :  “Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër.”
E unë e pyes  kombin tonë sot , pse sillemi si me  qenë mu ata të propagandës greko-serbe ?
 
 
 Fishta ia rikujtonte botës “   “Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani .
“Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.”
 
 Dëshmi janë këto, bashkatdhetar të mi, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem , po sot ku jemi ?    ( Sikur Fishta t`ishte gjallë , do të turpërohej me kombin e vet  )
 
Fishta ankohej :  “Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. “
 
Unë i ankohem Fishtes: ” Propagandat e huaja sot dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë  psikologjike kombit , saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. “
 
“ Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit ( veriut) për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë ‘-thoshte Fishta
 
E sot si po shuhet fara shqiptare  ? Na ndërruan historinë ,e mohojmë vetvetën , i besojmë armikut , po i kthehemi “vaktit të Turqisë “ dhe  humbjes qenësore kombëtare të kohës së   Irakli Pyellit : “Shkele Abetaren i thoshin. Pikërisht këtu është madhështia e njeriut idealist. Maja e piramidës së këtij ideali, lëshoi mbi dumbabistët rrufetë e heroizmit . Shkele! – Jo! Shkele – Kurrë! A ka refren më të madh për një komb sesa një qëndrim i tillë manifestuar nga një prej shtetarëve të tijë të frymëzuar? A nuk tregon kjo sjellje vetë palcën kurrizore të kombit? Të kërcënohesh me vdekje përpara abetares dhe të rezistosh përpara saj për ta bërë atë të pavdekshme. “
 
Sot Abetarja po shkelet ndryshe !
 
Fahri Xharra,08.11.16

Gjakovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi