Kimete Berisha - Zemër, mos u tut!

Shko poshtë

Kimete Berisha - Zemër, mos u tut!

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 09, 2016 8:05 pm

Kimete Berisha - Zemër, mos u tut!




Kimete Berisha

- U zgjuam me ndjesinë e luftës së Tretë Botërore.
- Të mërzitur shumë, jo pse humbi një mike e jona, por pse fitoi një 'mik' i serbëve.
- Me thënë se unë nuk jam mërzitur, s'më besoni.
- Amerikanët e zgjodhën për President njeriun që i bën të ndjehen të sigurtë dhe të mbrojtur, njeriun e kufijve të ri, mureve të larta, që e ndajnë Amerikën nga bota e të dëshpëruarve, e të mjerëve, nga bota e atyre që Amerika ua ruan Lirinë!
- Çka të bëjmë ne tash që Amerika e zgjodhi për President një njeri që u tha se i urren myslimanët dhe se dikur ka pasur dëshirë t'ia numëroj paratë një burrë i bardhë me kapuç ortodoks!
- Neve na mbeti frika. Qe një vit, mbaruan mediat perendimore dhe ndër ta edhe ne shqiptarët, tuj e luftu me fjalë Donald Tramp-in.
Edi Rama e quante 'turp të civilizimit', ndërsa Surroi e quajti Sheshel.
- Sepse, me secilën fjalë të tij, ai ngjallte vetëm frikë dhe në fund, fitoi frika. 
- Sepse, frika gjjthmonë fiton. 
- Çfarë në të vërtetë është kjo frikë?
- A s'është frika që vjen nga Donald Trump vetëm fjalë! 
- A nuk u shëruan dhe nuk sëmuren njerëzit vetëm me fjalë!

- A nuk u sëmurë bota nga frika e fjalëve të Donald Trump!
- Dhe, pse fjalët e tij ishin të frikshme për të gjithë ne! 
Vetëm pse ishin të guximshme dhe të çuditshme.

Amerika nuk e zgjodhi plakun e katundit që nuk e pyet kënd për asgjë, dhe vepron krye n'vete! 
Prandaj, frika shumë herë mbetet vetëm fjalë.

- Donald Trump-it, më mirë i bie t'i tutën, sesa ta duan e ta simpatizojnë! 
Meqenëse, rezistojnë ta respektojnë.

- Frika që do ta ndjejmë prej sot, do ta ruaj edhe më shumë lidhjen tonë me Amerikën. Sepse, frika na bën të kujdesshëm. Sepse, me na lënë neve të lirë, i rrahim ambasadorët amerikan. Sepse, u patëm 'çliru', Amerika na e ruan Lirinë, ndërsa VV kërkonte që Amerika t'i këqyr punët e veta.
- Nëse Amerikën na e marrin serbët (larg qoftë), çka doni me ba ju? 
M'u lidh me Arabinë? 
Arabët gjithmonë kanë qenë në aleanca me rusët e me serbët! 
Dhe, koha po ua dëshmon amerikanëve se m'i lënë shqiptarët plotësisht të pavarur nga perendimi, e bëjnë këndejpari Arabi! 
- Me Turqinë?
- Ali-Hoxha@ Hoxhë-Alia!

Shqiptarët janë më të vetmuar se kurrë!
- A ka ndonjë mënyrë për ta bërë për vete Presidentin Amerikan! 
Po. Ka. Respektojeni. Dhe, jini mirënjohës! 
- S'keni nevojë ta dashuroni, as ta duani! As t'i pagëzoni fëmijët me emrin e tij! 
- (Dëgjova se një llapjan është duke u bërë gati ta hap një butik me emrin e Presidentit Trump)

Neve nuk na takon të jemi kundër asnjë Presidenti Amerikan, sepse as nuk kemi arsye (deri më tani) që të jemi kundër Donald Trump!
S'besoj që hakmerret ndaj jush qëve quat sharlatan. Do t'i kalojë mandati duke kërkuar respekt! E vetmja gjë që nuk blihet me pare!
P.S. Më mirë me pas folë për rrugën e shkatërruar të Kamzës (sot e pashë qysh ish ba), dhe për bërllogun, padijen dhe mjerimin që na ka mbuluar!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi