IZET DURAKU SHQIPËRIA PO IKËN

Shko poshtë

IZET DURAKU SHQIPËRIA PO IKËN

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 16, 2016 4:51 pm



IZET DURAKU

SHQIPËRIA PO IKËN


Shqipëria po shitet, na dëgjojnë veshët të thuhet, ndonjëherë si me të qarë, ndonjëherë krejt ftohtë, si të ishte fjala për diçka, që s’i duhet askujt dhe ndonjëherë me përcëllimë dhe flakë. Po shitet ashtu e plotë si tërësi, toptan me një fjalë, ose pjesë – pjesë siç e dëgjova sot në mëngjes prej njërit që mbahet për gazetar dhe nuk le konferencë shtypi pa qenë i pranishëm.
Ndërkohë që ai fliste, përtej qelqeve të kafesë pranë RTVSh-s shihej radha e njerëzve për vizë para ambasadës italiane.
Nuk e di a e kuptoni ju more, gazetarë të radios dhe të televizionit. Po shitët pjesë – pjesë thashë, - dhe ngriti cullufen e rrallë, që herë – herë i rrëzohej gjer mbi sy. “Po shitet kjo, po shitet ajo, numëronte… “Ku jeni, pse nuk vini kujën? - donte të thoshte.
Një zot e di nëse brengën e tij e kishte nga vetja apo jo. Nëse, këtë paraqitje të helmtë, me një kumt kaq të zi, e kishte si nevojë për t’ju hapur dikujt, të lirohej sadopak prej vrerit? Si fener për t’ju treguar qorrave rrugën, apo për t’i bërë edhe më të verbër seç janë?
Sa më shumë terr të ketë, thonë, aq më tepër ja di vlerën dritës. Dhe nëpër këtë mjegullnajë, sado e çuditshme të duket, mbase prej një tendosjeje të vetvetishme, qëllon që e ve këmbën ato ku duhet, më mirë se në dritë të plotë.
Shqipëria nuk shitet, o mik, i thashë. Ndonëse e dija se sytë do t’i përzgjateshin nga ironia që do t’i rridhte më pas gjer në cepat e buzëve. Naiv i shkretë, patetik i padjallëzuar. Natyrisht, m’i kurseu këto fjalë.
- Se s’ka kush ta blejë, më tha. Duke dashur të më bëjë më të mençur seç isha.
- Blerësit janë, i thashë, por jo për…
Atdheu, Shqipëria…
Prej dhimbjes së kokës, s’ka ilaç që të të shpëtojë, por dhimbja ndjehet në pjesët e gjalla të trupit, kanë qejf të thonë mjekët. Dhe ku është dhimbja, aty është dhe shpresa e shërimit. Atdheu janë fëmijët që lindin, rriten dhe ëndërrojnë. Atdheu jam unë, pat thënë dikur një miku im poet. Nëse është e vërtetë një gjë e tillë (unë jam i prirur t’i besoj kësaj dhe s’më bëhet vonë ç’mendon në këtë rast ndjekësi i rregullt i konferencave të shtypit, gazetar qoftë a hafije gazetarësh) atëherë bëhet krejtësisht e qartë pamundësia e çdokujt për t’a shitur këtë vend, sado i mbrapshtë e shejtan të jetë, sado mizor, i stërfuqishëm dhe i stërpushtetshëm të jetë. Nuk shitet dhe pikë.
Afërmendsh, në çdo kohë do të ketë njerëz që shiten, që tregtojnë me veten, që bëhen lodër në duart e të tjerëve, madje nuk ndalen as para nënës së tyre. A nuk e përdorim me qejf shpesh herë fjalën matrapaz? Matrapaz në shqip do të thotë, sipas Çabejt, ai që shet nënën.
Ndërkohë radha e njerëzve në pritje për vizë para ambasadës italiane është shtuar.
- Po shitet Shqipëria, këmbëngul njeriu i konferencave të shtypit.
-Ndoshta po ikën, - them me vete, Po largohet Shqipëria.


Gusht, 1999
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi