Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet"

Shko poshtë

“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet" Empty “Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 04, 2017 2:49 pm

“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet"

“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet" Auth_Mimoze_Lakna1483511201

Prefaditur nga MIMOZË LAKNA 

“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet" Auto_zm1483511191

Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, më 4 janar 2003 u vranë në një pritë të organizuar pas shpine te Kombinati i Drurit në Peje


14 vjet nga vrasja e pazbardhur e Tahir Zemajt


Politika, pengon zbardhjen e vrasjeve

"Tigri" me të birin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, më 4 janar  u vranë në një pritë kriminelësh gjakatarë, që atë ditë e sot nuk janë zbuluar.  Mos zbardhja e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj, është dëshmia e sigurtë se vrasësit janë të fortë dhe vazhdojnë të pengojnë hetimin e vrasjes së tij dhe të dhjetëra veprimtarëve demokratë të shquar atdhetarë që janë vrarë pas luftës”, ka thënë Skënder Zogaj.
Gjakderdhja nuk u ndal pas çlirimit të Kosovës. Vrasje të shumta përcollën vendin në vitet e para të pas luftës. Intelektualë e atdhetarë të shumtë u vranë për motive politike, ndërsa vrasjet e tyre nuk janë zbardhur ende. Ndër vrasjet më të rënda të pasluftës, është ajo e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt të tij Hasanit, më 4 janar të vitit 2003.  Ata u vranë 14 vite më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë.  Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.   Derisa nga Prokuroria kanë thënë se nuk i komentojnë rastet që janë në hetim, ende nuk duhet se në çfarë faze janë hetimet.



“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet" Auto_tah1483511030
Kolonel Tahir Zemaj, i vrarë në veturen e tij



Zemaj, besnik i Rugovës


Veprimtari i LDK-së, Naser Rugova, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se, janë shumë vrasje të intelektualëve, veprimtarëve dhe komandantëve të shquar të luftës për liri dhe pavarësi që nuk janë zbardhur, që heshtën dhe vazhdojnë të jenë gurë i rëndë peshe mbi drejtësinë kosovare.
Në këtë drejtim ai kujtuar edhe vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, për të cilin ka thënë se e ka pasur mik të ngushtë, ndërsa si mjek me profesion i kishte rënë rasti që t`ia mjekonte plagët e atentatit të dytë. 
”Kolonel Tahir Zemajn e kam pasur mik të ngushtë, ai ishte i vetëdijshëm se fara e keqe kishte bërë përpjekje dhe përpiqej të ja shuante jetën. Pas tentim atentatit të dytë ndaj kolonelit në Pejë, erdhi që ti pastroj plagët në poliklinikën që e menaxhoja unë, pasi u trajtua nga Dr. Bedri Braha, biseduam për një kohë dhe na tha: “Unë nuk i  kam borxh askujt, kam bërë punën time si oficer profesionist, kam qenë, jam dhe do jem gjithmonë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës , e kam njohur dhe e kam ende Komandant Suprem Presidentin Rugova, andaj nuk ka forcë që më ndalë nga rrugëtimi im”, ka cituar Rugova fjalët e kolonelit.  Sipas Naser Rugovës, heshtja e kësaj vrasje dhe vrasjeve të  tjera të burrave më të shquar të kombit tonë, është pikë e zezë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe e shtetit të Kosovës. “Shumë gjëra tanimë janë zbardhur, ka fakte dhe dëshmi të mjaftueshme, se pse drejtësia nuk vepron vërtetë është mister! Por e vërteta do të zbardhet, shpata e drejtësisë do i godas kriminelët, nuk ka pajtim dhe qetësi në shoqërinë kosovare pa u zbardhur të gjitha vrasjet dhe eliminimet e figurave të rëndësishme si gjatë ashtu edhe pas luftës. Besoj shumë se nuk është e largët ajo ditë”, është shprehur ai.


Zvarritja e hetimeve


Ndërkaq, publicisti Skënder Zogaj, e ka kujtuar kolonel Tahir Zemajn, si bashkëpunëtor që e kishte në ditët e para të themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes. “Kolonel Tahir Zemajn kam pasur fatin dhe nderin që ta njoh nga afër dhe të  bashkëpunoj me të që nga ditët e parë të themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, prandaj edhe, ndjehem i trishtuar kur e kujtoj komandantin lavdishëm të Betejës së Loxhës, që nuk është më, sepse u vra pas luftës nga duart e zeza të tradhtisë. Tahir Zemaj është vrarë nga frikacakët dhe burracakët mburravecë që ishin dëshmitarë se gjatë luftës "tigri" me shtatë zemra, kishte lënë nam e lavdi në  arenën e luftës dhe sukseset e tij ishin të pa pranueshme për hajnat e pulave që ;pretendonin të përvetësonin vlerat e luftës dhe të rrëmbenin pushtetin, siç edhe ndodhi”, ka thënë Zogaj. 
Sipas publicistit Skënder Zogaj, mos zbardhja e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj, është dëshmia e sigurtë se vrasësit janë të fortë dhe vazhdojnë të pengojnë hetimin e vrasjes së tij por edhe të veprimtarëve të tjerë të LDK-së. 
“Prandaj, "tigri" me të birin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, më 4 janar  u vranë në një pritë kriminelësh gjakatarë, që atë ditë e sot nuk janë zbuluar!  Mos zbardhja e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj, është dëshmia e sigurte se vrasësit janë të fortë dhe vazhdojnë të pengojnë hetimin e vrasjes së tij dhe të dhjetëra veprimtarëve demokratë të shquar atdhetarë që janë vrarë pas luftës. Vrasjet janë të kulluara e motive politike dhe thellësisht antikombëtare shqiptare, sepse, janë vrarë më të dalluarit, ata që do të ishin krenaria dhe forca prosperuese e atdheut tonë pas çlirimit”, ka thënë ai.  Zogaj ka theksuar se këto vrasje që kanë eliminuar fizikisht personalitetet e zgjedhura, krahas humbjes se njerëzve kanë pasur për qëllim që ta handikepojnë lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës.  “Për fat të keq, ky qëllim i nëntokës së krimit ka qenë tepër i suksesshëm, sepse, të gjithë jemi dëshmitarë, edhe 17  vjet pas luftës, Kosova edhe pse është shpallur shtet i lirë dhe i pavarur, as  nuk është e lirë dhe as e pavarur, sepse, për të qenë e tillë, duhet të ndaje shpin nga sheqeri, pra duhet të zbardhen krimet dhe të dalin në shesh kriminelët. Tahir Zemaj është heroi i Kosovës ndërsa vrasësit e tij janë tradhtarët e vendit”, ka përfunduar Zogaj.


Politika, pengon zbardhjen e vrasjeve


Kurse, për analistin Arbër Gashi, përvjetorët e të vrarëve vijnë e shkojnë, kurse drejtësia në shtetin tonë vendnumëron për shkak të interesit politik dhe ekonomik.  
“Tahir Zemaj dhe të tjerët që nuk janë më, presin prej nesh që të zbardhim të vërtetën dhe të adresojmë përgjegjësitë. Këta njerëz i vrau dora e zezë e krimit politik. I vrau dora e të njëjtit "çlirimtar" që e ka vrarë dikur Kolë Margjinin, Bedri Pejanin dhe qindra e mijëra të tjerë. Kjo dorë e zezë që vrau sërish për të njëjtat motive, duhet të përballet me drejtësinë. Shpresojmë që ky vit do të sjellë risi në këtë drejtim”, ka nënvizuar ai.
Ndërsa, Naim Miftari ish pjesëtar i SHIK-ut dhe UÇK-së, ka thënë për “Bota sot”, se vrasja e Tahir Zemajt është vrasje politike.
“Po, kjo vrasje është e ndërlidhur me vrasjet politike, pasi në atë kohë Tahir Zemaj ishte këshilltari kryesor i sigurisë pranë kryetarit Rugova. Kjo vrasje është vrasje politike. Po sipas mendimit tim kjo vrasje e shumë vrasje tjera nuk dot zbulohen kurrë pasi me këto vrasje bëhet vetëm për marketing politik sidomos nga LDK e sotme e cila faktikisht e ka pushtetin në dorë dhe pse nuk punon të zbardhen këto raste nuk do koment ndoshta orët që kur të del në opozitë të ja zbuloj dikush tjetër rastet e vrasjeve politike ku shumica e viktimave ishin njerëz të afërt të Ibrahim Rugovës dhe njëherë për njëherë nuk ka vullnet politik të hapen këto çështje pasi nuk do i dihej fundi dhe do munden të sjellin vrasje tjera”, ka thënë Miftari.  Ai ka theksuar se, urdhëruesit e këtyre vrasjeve veç kanë eleminiuar shumicën e dëshmitarëve, ndërsa ka shtuar se edhe vjedhjet e dhomave të dëshmive kanë ndikuar në këtë drejtim.
“Fatkeqësisht sot jetojmë në një vend ku ligji ekziston vetëm për qytetarët e thjesht dhe kriminelët ordiner por kur vinë në pyetje vrasjet dhe linçimet politike apo vrasja dhe frikësimi apo blerja e dëshmitarëve atëherë për këto gjera ligji por as qeveria paraqiten të shurdhër dhe të verbër pasi për këto sisteme para politike nuk ekziston ligji as shteti ligjor pra për momentin janë të pa prekshëm dhe çdo dit që kalon do të jenë edhe më të pa prekshëm pasi në fund nuk do të ketë kush i ngjallë apo i guximshëm që dit të dëshmoj në këto raste të ndjeshme politike”, ka potencuar Miftari.
“Vrasësit e Tahir Zemajt, po pengojnë hetimet" Auto_tah14835110301483523692
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi