U lirua me kusht Ramush Haradinaj, por mbetet një muaj në Francë! Mbaron drama parë (Video/foto)

Shko poshtë

U lirua me kusht Ramush Haradinaj, por mbetet një muaj në Francë! Mbaron drama parë (Video/foto)

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 12, 2017 6:24 pm

U lirua me kusht Ramush Haradinaj, por mbetet një muaj në Francë! Mbaron drama parë (Video/foto)







(I plotësuar) –
Anita i hakërrehet Hashimit e Ises: Ti president tugjar, dhe ti Isë peng i 72 dosjeve
Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj, pas lirimit të Haradinajt me vendim të Gjykatës në Colmar, ka kritikuar kryeministrin Mustafa dhe Presidentin Thaçi, duke iu thënë se s’gjetën kohë të bënin asnjë koment për vendimin e gjykatës për lirimin e bashkëshortit të saj.
“Një Kryeministër me 72 dosje që e mbajnë peng, e një President tugjarë që ka shku m’u marrë me shitblerje biletash për inaugurimin e Presidentit Ameirkan, mesiguri s’kanë pas kohë ende me komentu vendimin e Gjykatës për Ramushin! Koha do të flasë për ju!”, ka shkruar Anita, transmeton Gazeta Express.
“Ramush, duart t’i lidhin por forcën dhe vullnetin për ta bërë Kosovën shtet kuptimplotë, s’mund ta lidh askush! S’kanë me mujt as atëherë e as tash, e as nesër”, ka reaguar ajo.
Mediat franceze kanë raportuar që në fjalën e tij të mbrojtjes Ramush Haradinaj u është drejtuar gjyqtarëve me fjalët. “Kjo që po e bëni këtu është një cirkus. Kjo që ju po e bëni është një abuzim me të drejttat e njeriut, me abuzim me ligjin. Kjo është politikë”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
“Ju jeni duke bërë servisin e Milosheviqit” tha Haradinaj pas kësaj. 
Në anën tjetër vet avokatja e Haradinajt,Rachel Lindon ka kërkuar nga gjyqtarët që të mos pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim pasi që, siç ajo tha “Serbia nuk ka të drejtë legale të kërkojë ekstradimin e z. Haradinaj”.
Burime të Gazetës Express thonë se Ramush Haradinaj edhe pas lirimit me kusht nga Gjykata e Colamrit, do të vazhdojë të qëndrojë në Strazburg.
“Gjykata e Colmarit e ka marrë këtë vendim, pas garancive që i ka ofruar shteti i Kosovës shtetit francez përmes avokates mbrojtëse të zotëri Haradinajt se ai do të qëndrojë në Strazburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim ku edhe do të merret vendimi final”, thotë burimi.

Përmes një kumtese “Nisma për Kosovën” shpreh shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.



“Nisma për Kosovën” beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinajt, në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të Haradinaj.
“Nisma për Kosovën” kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj.
[list="margin: -4px 0px 18px 35px; padding-right: 0px; padding-left: 0px;"]
[*]Është liruar nga ndalimi policor, Haradinaj

[/list]
Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka raporton nga seanca se Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Examinimi i kërkesës për ekstradimin e Haradinajt, raportojnë mediat franceze, ende nuk ka arritur në Gjykatën e Colmar, transmeton Gazeta Express.
Sipas avokatit të Përgjithshëm, Dominique Steinmetz, vendimi përfundimtar i takon Qeverisë franceze.
Ai ka thënë se shteti francez ende i pret provat e Serbisë kundër Haradinajt.
“Examinimi i kërkesës për Haradinajn, ende nuk ka arritur në Gjykatën e Colmar. Kjo mund të zgjasë me javë ose me muaj”, ka thënë avokati i përgjithshëm.

AleancA për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Franceze, e cila e liroi vetëm me kusht Ramush Haradinajn.



Kjo parti është befasuar me këtë vendim.
Njoftimi i plotë i AAK-së:


AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.
Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.
Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.
Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka konfirmuar lirimin me kusht të Ramush 



Në një prononcim për KlanKosova.tv, Murtezaj nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me vendimin e fundit të autoriteteve franceze për rastin Haradinaj por ka shtuar se ‘’Drejtësia do të vendoset përfundimisht së shpejti’’.





Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.
Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi