Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riza Greiçevci:LËKURËN E NDËRRON, VESIN S’E NDËRRON…

Shko poshtë

Riza Greiçevci:LËKURËN E NDËRRON, VESIN S’E NDËRRON… Empty Riza Greiçevci:LËKURËN E NDËRRON, VESIN S’E NDËRRON…

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2009 10:39 pm

LËKURËN E NDËRRON, VESIN S’E NDËRRON…

( Një udhëtar, për të shpëtuar jetën e një gjarpri që të mos mërdhijë nga acari, e futi në gji, por, sapo ishte ngrohur, gjarpri e kishte helmuar)

Riza GREIÇEVCI

Vetëm lëkurën e ndërron...
I ndodhi ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku. Pas herës së parë i ndodhi hera e dytë, pas të dytës i ndodhi hera e tretë. Dhe: interesant: si u bë që as atij, as shokëve të tij, askujt tjetër të mos i bie ndërmend se gjarpri vetëm lëkurën e ndërron, zanatin s’e ndërron. Shpresonte burri i Kosovës, një gjeneral, një luftëtar në luftën e Kroacisë, një ish-gjeneral-lejtant i TMK-së, një ish-kryeministër i Kosovës, se mund të udhëtojë aq lirshëm dhe po pati një mundësi sado të vogël Serbia nuk do ta prangoste me ndihmën e Interpolit, apo dikujt tjetër. Dhe me të drejtë askush s’u habit aq tepër kur erdhi mandata se autoritetet përkatëse bullgare arrestuan z. Agim Çeku. E pse m’ habit? Pse m’u shqetësua? Kur një burrë Kosove, një gjeneral dhe një autoritet i politikës kosovare sikur mbyll sy e veshë dhe ecën, siç thonë figurativisht, si cjapi të kasapi! Merre me mend, lexues i nderuar:
E sata herë ishte kjo që gjeneral Çekut ia kishte bërë me dije Serbia se po që ka mundësi do ta prangojë dhe do ta depërtojë në shtetin e saj, dhe, pastaj: Hajde, hajde, moj kurrqysh! Të bjerë disa herë në kurth të Serbisë një gjeneral, një ish-kryeministër? Të kremtojë “fitore”e të bëj hajgare Serbia me prangosjen e tij në sy bote? Të ngrehin dolli në Sheshin e Tash Majdanit autoritetet e Serbisë për rënien në kurth të një gjenerali? Të ish-kryeministrit dhe politikanit të çmuar në ballë të një partie politike. I ka shkuar mendja apo s’i ka hëngër palla zotit Çeku për mundësinë e Serbisë se ajo mund ta prangos dhe ta torturojë psikikisht nëpër dhoma të burgjeve të Bullgarisë, apo diku tjetër, duke e anashkaluar kështu edhe autoritetin e shtetit më të ri sovran të Kosovës. S’ishte grusht i rëndë vetëm për z. Agim Çekun ky arrestim, një si propagandë e aferë jo bindëse dhe aspak serioze, që jo nuk sjell kredibilitet dhe lartësi politike, as të anëtarësia e partisë së tij, as të populli i Kosovës, sepse, të vizitosh këtë apo atë shtet dhe te të ka bërë me dije moti Serbia se do të prangosë Interpoli, është një lojë kalamajsh e një personaliteti politik, të një gjenerali, por edhe nënçmim për popullin e Kosovës, veçmas për shtetin dhe për Kushtetutën e Kosovës, për tëra institucionet e Qeverisë së Kosovës, të cilat pa ndërprerë ishin në kërkim të mundësive për të liruar gjeneralin.
A mos e paska harruar zoti Çeku të vërtetën:
Gjarpri lëkurën e ndërron, vesin s’e ndërron!

Si në bahçe të babës...
Shi nga këto përvoja të hidhura Qeveria e Kosovës, mendojmë se gjithsesi duhet për të intensifikuar kontrollin dhe vëmendjen në të vërtetën se sot në Kosovë janë të pranishëm numër i madh individësh e grupesh të ndryshme, disa sekrete, disa të tjera as vetë s’e dinë pse kanë ardhur, çka duan dhe çka punojnë në Kosovë. E drejta, si duket çdo kush mundet të hyjë lirisht në territorin e shtetit të Kosovës, me turli-turli dokumentesh, ta merr mendja. Hyjnë lirisht dhe pastaj askush nuk ka shënime as fakte, askush s’kontrollon këta njerëz apo grupe njerëzish të huaj sallamadi, duke u sorollatur në Kosovë më lirisht se në vende të veta. Po, po, gjithkush mund të hyjë në Kosovë, dhe askush s’e përcjell askënd pse ka hyrë, çka do, cili është shkaku apo arsyeja e ardhjes në Kosovë, ç’punë o veprimtari kryen ai apo ata njerëz: merren me drogë, me prostitucion, me tregti me qenie njerëzore, me veprimtari sekrete. Askush s’i pyet ata çka bëjnë, kujt i përgjigjen, për kë punojnë, e të tjera. Sillen e mbështillen,lirisht, pa i ndaluar askush, asnjë organ përkatës shtetëror, askush s’i merr në bisedë informative, askush s’i dëbon nga Kosova.
Sillen si në bahçe të babës!

U kthyen...Po kthehen...Do të kthehen!
E vërtetë. Ka fakte dhe dëshmi. Askush deri më sot nuk evidencoi as s’i evidencon të gjithë ata që po kthehen pas luftës çlirimtare në Kosovë. Kthimi duhet të ndodhë. Ata që u lindën dhe jetuan në Kosovë, po qe se duan, mund të kthehen. Qeveria e Kosovës, Ministria përkatëse, ka derdhur mjete të mëdha për këto kthime. Kushtetuta obligon. Dakord. Por, a thua cilat janë ato institucione përkatëse që po përcjellin kthimin e këtyre qytetarëve kosovarë, për të pasur në dijeni, me fakte e argumente:
Kush janë ata që po kthehen? Cilët i kanë të gjakosura duart me gjakun e shqiptarëve? Cilët ishin kriminelë të dëshmuar? A ka fuqi ligji dhe demokracia kosovare që të tillët së paku të merren në pyetje dhe të evidencohen, nëse vërtetohet se janë, kryes të punëve kriminele? Çka do të ndodhë nesër po nuk e bëmë evidencimin e këtyre kriminelëve të kthyer?
A do të përgjigjen para drejtësisë të tillët kriminelë, sikur shumë çlirimtarë nga Kosova që u pranguan dhe u gjykuan, u dënuan dhe po dënohen me qindra vjet burg, disa në Hagë, e disa të tjerë në Kosovë.
Të merremi vesh: S’është fjala këtu vetëm për rastet e kriminelëve serbë ( po qe se kthehen në Kosovë), por edhe për një numër të madh të shqipfolësve, të cilët ishin krahë të këtyre forcave të errëta kriminale, dhe pas mbarimit të bombardimeve ikën edhe ata në Serbi dhe gjithandej nëpër shtete të Evropës dhe botës perëndimore.
Ka raste që të tillë kriminelë serbë e shqipfolës janë kthyer,
(po kthehen, do të kthehen në Kosovë) dhe sillen si hero nëpër qytete të Kosovës, disa syresh edhe kanë filluar të kërkojnë punë, me shpresën se: të këqijat e tyre populli i ka harruar tashmë, dhe gjithçka e djeshme: e shkuar dhe e harruar!
Pse themi duhet të evidencohen rastet e tilla që mund të infiltrohen si “melaqe” tebdil, dhe pastaj me siguri se do ta vazhdojnë avazin e mëhershëm, në mos për asgjë tjetër sa për t’iu shmangur përshkallëzimit të pakënaqësisë së popullit. Një mbikëqyrje dhe një kontroll i hollësishëm i këtyre rasteve do të shkonte në dobi edhe të situatës më stabile të sigurisë në Kosovë. Një udhëtar, për të shpëtuar jetën e një gjarpri që të mos mërdhijë nga acari, e futi në gji, por, sapo ishte ngrohur, gjarpri e kishte helmuar. Duke dhënë grahmën e fundit, burri leshko kishte lënë amanet: Mos e shtini gjarprin në gji!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi