Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nxënësit grek edhe pas Vitit të Ri në greva

Shko poshtë

Nxënësit grek edhe pas Vitit të Ri në greva Empty Nxënësit grek edhe pas Vitit të Ri në greva

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:18 pm

Nxënësit dhe studentët në Greqi të vendosur që t'i vazhdojnë protestat edhe pas Vitit të Ri

Athinë, 20 dhjetor (MIA) - Nxënësit dhe studentët në Greqi janë të vendosur që t'i vazhdojnë protestat edhe pas Vitiit të Ri, për shkak të vrasjes së djaloshit 16-vjeçar më 6 dhjetor në Athinë, që shkaktoi zemërim dhe përleshje të papara në vend, kumtuan mediat greke.
Përfaqësues të bashkësisë akademike veçmë kanë propozuar që protestat të mbahen më 9 janar.
Sot do të mbajë mbledhje Këshilli koordinues i nxënësve për konfirmimin e aktiviteteve të mëtutjeshme lidhur me rrethimet e objekteve shkollore dhe universitare.
Para parlamentit grek dje është mbajtur protestë, kurse në lagjen athinase Peristeri, ku ishte qëlluar një djalosh tjetër, janë tubuar nxënsës, studentë, profesorë dhe prindër.
Mbi 30 grupe të njohura muzikore dhe interpretues organizuan koncert në Athinë.
Shefi i grupit parlamentar të Koalicionit të majtë radikal SIRIZA Alekos Alavanos, për të cilin thuhet se qëndron pas protestave të nxënësve, i bëri thirrje kryeministrit Kostas Karamanlis që të takohet me protestuesit dhe të ndërmerrë iniciativë për dalje nga kriza. sn/bsh/11:41
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi