Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sjelljet e nxënësve në shkollat tona

Shko poshtë

Sjelljet e nxënësve në shkollat tona Empty Sjelljet e nxënësve në shkollat tona

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:37 pm

Gani Hasani

Vertetë jemi popull interesant. Derisa shtypi çdo ditë është i mbushur me problemet e arsimit rreth objekteve shkollore dhe kushteve se ku mësojnë nxënësit shqiptarë, ne po ashtu çdo ditë lexojmë se si nxënësit shqiptarë bëjnë marrëzira dhe çudira në shkolla.

Shkolla është sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë shoqërisë. Por kjo shoqëri a kontribon në funksionimin si duhet të këtij institucioni? Këtu e kemi fjalën tek arsimtarët dhe prindërit që nuk mund të kontrollojnë fëmijët dhe nxënsit e tyre. Dhe pa dyshim që shkolla e ka humbur kuptimin edukativo-arsimor dhe ka mbetur vetëm me kuptimin e arsimores, po edhe në këtë kuptim që ka mbet nuk po e bëjnë namin! Nëse i pyet nxënësit, ankohen se arsimatrët e vjetër nuk kanë metoda mësimi, ndërsa arsimtarët e rinjë, varet kush ka metoda, e kush nuk ka asgjë në kokë.

Temë më vetë kjo cështje? Ndoshta dhe kanë të drejtë nëxësit për arsimatrët e tyre të rinjë sepse ata qartë dallohen se ku e kanë mbaruar dhe kush ka qenë i zoti dhe më depërtues për t’i dal në skaj fakultetit me dredhira. Këtë nuk mund ta mohojm, është fakt që po prodhojm e prodhojm kuadra duke keqpërdorur liberalizimin e arsimit.

Në momentin kur ju tha “stop dhuna” në shkolla, arsimtarët sikur ndërruan relacion dhe tani nuk u bëhet vonë aspekti edukativ. Dyzet e pesë minuta orë dhe u kry çështja, edhe ashtu rrogat e vogëla dhe nuk po ja vlenë barra qiran. Fundja arsimtari nuk mund të edukoj fëmijën e dikujt që ja ka luajt trurin prindi në shtëpi. Dhe po kështu në shkolla incidente të njëpasnjëshme, arsmitarët fajsojnë prindërit që nuk i edukojnë fëmijët e tyre dhe nuk ndajnë kohë aspak për tu marrë me ata. Në një farë mënyre kanë shumë të drejtë, meqë sjellja e fëmijës në shkollë është pasqyr e familjes. Prindërit tanë modernë tërë kohën diskutojnë për vetdijësimin e popullit, e nuk janë në gjendje të vetdijësojnë fëmijët e tyre, bile bile kërcënojnë arismtarët për njëshat që u vëndojnë si shpërblim i mos mësimit.

Prindër të dashur as kurrë nuk kemi për tu vetdijësuar. Çdo ditë dëgjojmë për marrëzirrat në shkolla si: përdorimin e drogës, alkoholit, duhani, vrasje, therrje me thikë dhe çdo gjë që mendja e shëndosh nuk i bënë aq lehtë. Tani vrasje dhe therrje me thikë, por më vonë ku do na shpije kjo gjë?? Ballinat e gazetave cdo ditë mbajn tituj nga më të ndryshmet për arrogancën dhe agresivitetin e nëxënsve tanë: ”nëxënsit shqiptarë me thika në autobus”, “nëxënëset me kozmetik në çanta”, ”nxënësi i ngul thikën shokut” etj etj.

Mjerim kombëtar, çdo vitë nga një gjenerat më e çmendur se tjetra. Po mos të flasim për modën dhe kozmetika e nxënëseve që nuk dallon nga zojat e rënda dhe nuset shqiptare. Shkollat tona nuk dallojn nëse janë shkolla ku shkohet për të nxënë dituri apo për të bërë sfilat mode. Psikologjia e nxënëseve është më shumë e koncentruar se si të vishen nesër për në shkollë, se sa si të përgaditen për nesër në mësim. Ka humbur respekti ndaj gjithçkahit. Më kujtohet si sot kur në klas të katër i “mora” dy shkopinjë dhe tërë klasa u qetësua për një javë reshtë, vetëm se i bija shokut të bankës me laps në dorë për ta ngacmuar deri sa fliste mësuesja. Sot hataja bëhët nëse fëmijën ja rrah dikujt, sepse është e ndaluar me ligj dhe nuk guxon arsimatri ta bëjë këtë!

Nuk jam pro dhunës në shkolla, ama pikërishtë këtu krijohet dilema se mos vallë dhuna na bënte të jemi më të edukuar dhe na ndalonte nga gjërat që nuk duhet t’i bëjmë në shkollë.
Përveç “vuajtjeve” të nxënësve për objekte shkollore dhe incidenteve, risia e fundit është futja e mësimbesimit në shkolla, ku jo pak zëra kundërshtojnë këtë lëndë duke pasur frikë të pa bazë kinse fëmijët e tyre do të emetojnë arsimtarin me mjeker dhe sjelljet etij. Po a nuk është që më mirë të emetojnë arsimtarin e tij të lëndës fetare se të emitojnë Rambo, Xhetli etj.

A nuk është më mirë të mësojnë se nuk bënë në shkollë të shkohet gjysmë lakuriq sepse tërheq vëmendjen e shokut dhe ja ikën trurin fare nga mësimi? A nuk është më mirë të mësosh se therrja me thikë është gjë e tmerrshme dhe të vret tërë jetën? Këto dhe shumë çështje të tjera janë se pse është i rëndësishëm mësim besimi në shkolla. Bile bile është vonuar kjo lëndë, ka qenë e domosdoshme, për të zbutur sa do pak këtë gjendje që po mbizotron në shkollat tona. Na duhet të dalim nga kjo, se po këta njerëz nesër janë edukuesit e brezave të rinjë, po këta njerëz do jenë udhëheqësit, ministrat e kryetar shteti etj. Dhe ne e dim, se tani nuk ecën para kualiteti por ai me librez partiake.

Po mendja njerzore nuk ka të ndalur për lloj lloj gjëra që pjell, kur disa thonë se ne nuk I dërgojmë fëmijët në shkollë për tu bërë hoxhë, ndërkaq diskutojnë së në shkolla duhet të jetë lëndë e veçant edukata seksuale. Dakord, nuk ka asgjë të keqe këtu ama nganjiher aq larg shkojm dhe aq larg hypim sa që kur biem poshtë e thejm kurrizin të tërin. Paramendoni tani që fëmijët tanë nuk kanë edukta sekuale në shkollë, që po bëjën marrzira seski, po sikur të kishin atë lënd dhe të fillojnë t’i praktikojnë ato, çka do bëhet!? Interesant, të mirën veshtirë e mbajmë në mend dhe e kopjojmë, por të keqen , seç jemi perfekt në këtë drejtim. Kush ka faj në këtë mes, dikur prindërit e pa arsimuar por morali në nivel ë? E tani prindërit e arsimuar, por fëmijët siç thotë një mik i imi për tu paraqitur më në trend Crazy People!

Autori është i diplomuar në Shkencat e Komunikimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi