Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

O PRITE ADEM JASHARIN PRITE

Shko poshtë

O PRITE ADEM JASHARIN PRITE Empty O PRITE ADEM JASHARIN PRITE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 19, 2008 2:20 am

O Prite Adem Jasharin, Prite


O PRITE ADEM JASHARIN PRITE U2_Adem_JashariAgim Gashi
O PRITE ADEM JASHARIN, PRITE

(Pjesë nga poema “Me grykë pushke këndon Kosova”)

Ooo-hooo-hej-heeeej!
Prite Adem Jasharin o heeeeeeeeeeeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botë me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.

Ali R. Berisha
ELEGJIA E PASLUFTËS
Kushtuar Adem Jasharit
( Në Librin e përshtypjeve në Kompleksin Memorial
‘Adem Jashari” në Prekaz Naile Kaba ka shënuar:
“Vëlla Adem,
të ka ardhur motra nga Veleshta,
o Diell i Kosovës!” (N. Kaba)
Varg nga epopeja vajtimore
e shekullit të ri.
Qanë motra,
bashkë me të e tërë Veleshta
të gjitha Veleshtat dhe Prekazat.
Veleshta motër
e qan Prekazin vëlla.
Adem Jashari i shtrirë
i pajetë,
i padorëzuar vdekjes, pyet:
Kush e solli Nailen!?
dhe i drejtohet si vëllamadh:
Motër…
Mos qaj!
Mos më poshtno!
Njerëz!
Ta gjejmë një kryengushëllim
për trimin! – thanë përgjëruesit.
Kjo vajthirrje e motrës
duhet të flladitet
se po vijnë edhe lotë të tjerë:
Motra e Gjergjit, me lot ndër sy,
Motra Doruntinë, me lot ndër sy,
Motra e Avdisë, me lotë ndër sy.
Vijnë për t’i çarë zemrat
buzë varrit në Prekaz.
Ademi flet serish ngushëllueshëm:
“Vuajta shqip,
ëndërrova shqip,
rash shqip dhe
shqip më vajtoni pra!
Pa lot”!

Ilam Berisha

LINDJE QË S`VDES

(Adem Jasharit)

Lindje që s`vdes
as sot as më vonë
udhërrëfyes parajse
do t`jetë përgjithmonë.

Kombit ju përkushtua
Në zjarr u tret
Ferrin kundërshtoi
Lindje që s`vdes mbet.

Rrustem Geci

ADEM JASHARI

- Betohem se nuk kam vdekur !
Në çdo rreze të diellit
unë kam pikat e gjakut
flamurin tim të betejave
të guximshmit e luftës
Në çdo pëllëmbë Kosove
Kosova kremton Kosovën
Shtet në radhë të shteteve
Popull në mes të popujve
Në këtë tokë denbabaden
Kosova ka një adresë
që nga pellazgët e moçëm
deri te shqiptarët e sotëm
Kosovë, shqiptar, Shqipëri
betohem se s´kam vdekur
flamuri do pyet për mua
po thuani… jam në valle!..

Fejzulla Duraku

ADEM JASHARI

Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nanë!
Një burrë trim me pas kanë,
Zot ksaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skëndërbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë?
Si në Krujë kur patë ardhë!
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi!
Si nën kthetrat e korbit të zi!
Kjo Drenica po fol vetë;
Ende trimat nuk më kanë vdekë!
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë!
Sllobodanin për me e ndalë.
Pushkë e fortë ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë!
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet!
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.
Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë!
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë!
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen!
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue;
Veç Prekazi është rrethue!
Ademi djemve u paska thanë;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë!
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi!
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.
Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue!
Shum keç shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue!
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë!
Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue!
Pushkë e kangë s'po i ndalin!
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.
Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.
Britë Ademi, lëshon një za;
Ku të kam Hamëz more vlla?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka!
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet:
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.
Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë!
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.
Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë!
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë!
E kcejn murin janë hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi!
K'shtu Ademi besën e kish ba;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrë Kosovën vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë!
Nja dy t'gjallë i kanë zanë!
Ademit shka na i paskan thanë;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue!
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron!
Njërit shka çka i paska thonë?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.
Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë!
Në Prekaz pushka po kersetë!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrë të gjallë!
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic të vrarë!
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë!
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë!
Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë!
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë!
Ademi n' mitraloz tuj korrë!
Ushtria e Serbisë u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë!
Krejt Serbia k'tu me u kanë!
Gjeneralat po urdhnojnë;
Granatimet po i shpeshtojnë!
Shumë predha kullën qëllojnë!
Barot e hekur po lëshojnë!
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veç me djal t' vetë!
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!
Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue!
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë!
Djalë i vetëm po më lufton!
I gjallë kullën s'po e dorzon!
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi!
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit!
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë!
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi