Astrit Lulushi:Problemi i problemit

Shko poshtë

Astrit Lulushi:Problemi i problemit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 11, 2009 2:47 pm

Problemi i problemit

Astrit Lulushi

Nëse një person, thotë R. W. Emerson, është në gjendje të kryejë një
punë më mirë se sa tjetri, edhe po t’a ketë shtëpinë në fund të botës,
njerezit do t’a gjejnë. Rezultatet, sado spontane në dukje, për t’i
arritur kërkojnë përpjekje, studime, njohuri, analizim e organizim
mendimesh. “Rastësia” rrallë është e rastit.
Kur shohin një film, dëgjojnë një këngë a lexojnë një libër të
kuptueshëm - sepse pëlqehet vetëm ajo që kuptohet - shumë mendojnë; sa
i vështirë ishte roli, subjekti, a kënga për t’u interpretuar. Kur
kështu mendojnë njerezit e zakonshëm, ata sikur duan të shfajësohen për
paatësinë e tyre. Kur kështu mendojnë kritikët a estetët, ata
mashtrojnë të tjerët. Të realizosh dicka do të thotë të ngrihesh mbi të
zakonëshmen. Problemi në fusha të ndryshme, kalohet me përgatitje
përkatëse, pa të cilat zgjidhja është e pamundur sepse t’i kërkohet
papagallit të imitojë bilbilin është njësoj si të caktosh një të
papërgatitur, të paaftë për zgjidhur problemin. Përvecse e vështirë,
për njeriun bëhet edhe qesharake nëse i hynë një pune pa përgatitje.
“Do të doja që interpretimi të ishte i pamundur”, citohet të ketë thënë
Samuel Xhonson kur pa një violinist që mundohej e djersitej sikur po
zgjidhte ndonjë problem të vështirë. Arti krijohet për hir të artit, më
pas manipulohet. Artisti krijon jo për t’u bërë artist sepse është i
tillë, ashtu si arti nuk është imitimi i realitetit, por realitet
mëvete. Përndryshe artisti do t’i ngjante papagallit kur në fakt ai
është vetë bilbili që këndon natyrshëm për të gjithë dhe asnjë, mes të
tjerëve a vetëm, si ata që bëjnë punë më të mire se të tjerët, por nuk
ndjejnë se po bëjnë ndonjë gjë të madhe.
Kështu, artistët muzikantët, poetët a shkrimtarët - kur u vjen
frymëzimi - nuk ndjejnë vështirësi dhe as që mendojnë se janë duke
zgjidhur probleme. Ata madje as nuk e dine se ekziston ndonjë problem,
sepse veprimi, peneli a pena e tyre lëviz lirëshëm; zëri, vargu e
mendimi rrjedh natyrshëm. Këto janë efekte të punës përgatitore;
praktikës, mendimit, studimit kultivimit të shijeve e dijeve, sigurisht
dhe talentit.
Në momentin kur dikush cilëson dicka si “problem”, fillon problemi i
vërtetë. Nga ky kënd mund të thuhet se njerëzit që ndjejnë se “zgjidhin
probleme” jetojnë krejt ndryshe. Ata e bëjnë jetën të vështirë për
veten dhe të tjerët; si violinisti i papergatitur, interpretimi i të
cilit, S. Xhonson do të dëshironte të ishte i pamundur sepse kështu do
të cliroheshin nga vuajtjet si publiku edhe vetë muzikanti. Gjithashtu
dihet se artistët në përgjithësi i gëzohen më shumë jetës. Kjo ndoshta
sepse ata e shohin jeten jo të mbushur me probleme që presin të
zgjidhen.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi