Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Një shkrim pakëz i shpejtuar

Shko poshtë

Përparim Hysi:Një shkrim pakëz i shpejtuar Empty Përparim Hysi:Një shkrim pakëz i shpejtuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:12 pm

Një shkrim pakëz i shpejtuar


Lexova një shkrim pakëz si"flash":"Vdiq Solzheicini".U
befasova,se,sado kujtesëshkundur,fryt i moshës,domosdo, e mbaja mënd
që,Nobelisti i shquar rus,vdiq vjet.Mënyra si paraqitej në shkrim,të
jepte përshtypjen se ndodhi, ta zëmë, në datë 8 korrik kur e
dergoi, mikja ime, Kozeta tek "Fjala e lirë". Nuk mjaftoj kaq, po dhe miku
tjetër im, Zoti Tedeschini, kish dërguar një mesazh të tillë( e shumta
e shkrimit në italisht). Z.Kozeta e shoqëronte shkrimin me një
biografi, kalimthi, të shoqërurar edhe me fotografi. Sado që i kam miq(të
paktën unë i konsdieroj të tillë),nuk kam si mos vë në dukje faktin se
një shkrim i tillë jubilar,është bërë fare shpejt. Solzhenicini ka
vdekur më 3 gusht 2008 dhe, me sa mendoj unë, është pakëz shpejt për të
shkruar për të. Nuk dua që t'u futem meritave të tij si dissident (se si
dissident edhe mori atë çmim aq të lartë), por për
ne, shqiptarët, veçanërisht, Solzhenicini,me gjithë meritat që ka,mbetet
pak i diskutueshëm për t'u kujtuar me pompë.Nëse populli thotë që,sa
je gjallë,ka kohë gjithmonë për t'u turpëruar,Solzhenicini,i "mbylli
sytë dhe nuk i pa" as krimet në Çeçeni dhe ca më tepër atë genocid
madei in Sllobodan e Co... kundër vëllezërve tanë
kosovarë.Përkundrazi,me aq fuqi sa kishte e amplifikoi thirrjen e vet
për mbrojtjen e ortodoksëve sërbë se po "kriminalizohen" nga
kosovarët.Ky është një fakt që hedh cërrka balte mbi figurën emblemë
të tij.Po të nisemi nga një fakt tjetër,se gjaku ujë nuk bëhet,e quaj
fare të shpejtuar dhe krejt të pavënd një shkrim,aq më tepër që
jubileu i tij,është pas dy javësh.Duke bërë këtë shkrim pak si kundrra
rrymës,mos kujtoni se nuk i njoh meritat e tij.Por,me që po i hyj
kësaj"valleje"(në mund të shprehem kështu),s'mund të rri pa sjellë
këtu një fakt shumë domethënës nga një zbulues me famë
ndërkombëtare.Kish kohë që shërbente për vëndin e tij,aq sa kërkohej
dhe në qiell,vetëm për faktin se qe atdhetar(pra,i shërbente shtetit
dhe vëndit të tij dhe,paradoksalisht,qe sërb a më mirë jugosllav siç
njihej atëherë),zbuloj veten vetëm se nuk duroj që të shahej
vëndi.Ndodhi në një ndeshje ndërkombëtare futbolli në
Spanjë.Zbuluesi(që kërkohej me qiri),sa ndjeu që dikush nga tifozët
shau atdhenë e tij,u ngrit dhe i dha një shuplakë atij sharësit,duke e
shoqëruar shuplakën me fjalët:-Jam jugosllav unë!Fundi,merret me
mënd.I dha fund asaj karrere aq brilante,vetëm se gjaku nuk bëhet
ujë.Duket dhe mua më "zuri" pak gjaku dhe nga kjo bëra dhe këtë shkrim
anti një Nobelisti që cërkosi tek "disidenti" atë auereolë lavdie.
Miqtë e mi të mirë besoj se do më kuptojnë.
Përparim Hysi, 11 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi