Parti politike apo subjekte politike!

Shko poshtë

Parti politike apo subjekte politike!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 20, 2009 10:37 pm

Parti politike apo subjekte politike!

Dr. Mazllum Baraliu
Legjislacioni elektoral në Kosovë(2)

Paragrafi 2. i nenit 10 të ligjit në trajtim është konfuzë dhe në kontradikcion me paragrafin 1. por edhe me paragrafet tjera të këtij neni. Kjo nga arësya parësore se paragrafi 1. thot:” Të gjitha vendimet e gjykatës së shkallës së parë janë përfundimtare, duke përfshirë këtu edhe vendimet të cilat kanë të bëjnë me inkorporimin ose përjashtimin e emrave përkatës nga lista e votuesv”".
Neni 10, paragrafi 6, gjykatën e shkallës së parë e reprezenton si autoritet, respektivisht si organ I cili ka fuqi që ta urdhëroj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për të ndërmarrur veprime remediale në qështjet që kanë të bëjnë me kërkesat përkitazi me listat e votuesve. Kjo dispozitë është mjaftë diskutabile, dhe reperkutive, ngase gjykatën e shkallës së parëe paraqet si organin apo autoritetin supreme në relacion me Komisionin qendror të Zgjedhjeve.
Dispozitat e nenit 11, paragrafi 1 dhe 2, janë tejet diskutabile, ngase krijojnë probleme në menagjimin dhe funkcionimin e KQZ-së dhe Sekretariatit të tij. Në të vërtetë këto dispozita krijojnë një paralelizëm midis kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit dhe të drejtorit ekzekutiv tëp o të njejtit secretariat. Që të dytë këta zyrtarët e lartë, respektivisht më të lartit brënda përbrënda sekretariatit, duhet ti raportojnë drejtëpërdrejtë KQZ-së. Që në një mënyrë I vejnë në pozitë të barabartë dhe josubordinuese. Kjo zgjidhje ligjore është e gabuar dhe e dëmshme, ndaj si e tillë e dëmton deri në inefiqiencë totale proqesin menaxherial brënda përbrënda Sekretariatit të KQZ-së, në mes të Sekretariatit dhe KQZ-së. Kjo zgjidhje do të reflektohet negativisht dhe do të ndikoj dukshëm në instancë të fundit edhe në organizimin e sukësesëshëm ose jo të zgjedhjeve në Kosovë.
Pikërisht duke u mbështetur në argumentet e mësipërme, konsiderojmë se nuk ka nevojë që të ketë drejtorë ekzekutivë për zyrën e regjistrimit dhe të qertifikimit të partive politike, por vetëm officer ekzekutiv ose eventualisht nivel organizativ të koordinatorit të zyrës.
Gjatë gjithë tekstit-dispozitës së Nenit 12 të Ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, përmendet sintagma:”parti politike”. Në vend të këtij formulimi konsiderojmë se është më opurtune dhe adekuate që të përdoret termi “subjekte politike”; ngase jo të gjitha subjektët politike janë parti politike. Pra, sintagma parti politike është e ngushtë për nga kuptimi dhe si e tillë nuk I përfshinë të gjitha subjektët politike, të cilat mund të involvohen në procesin elektoral. Nga justifikimet e mësipërme rezulton si e nevojshme dhe e domosdoshme qështja e ndryshimit të këtyre sintagmave në ligj.
Paragrafi 3 I nenit 12, pasuesi I fundit para paragrafit 4:” Emri dhe adresa e të paktën 500 anëtarëve të partisë… » duhet të ndrrohet dhe të thuhet, jo më së paku por : » më së shumti 500 antarë të partisë ». Kjo është më mirë për arësye të rrethanave, sepse psh. në nenin 15, paragrafi 7 të këtij ligji, nuk është përmendur numër I sakt , as edhe i nënshkrimeve të antarëve të subjektit të caktuar politik. Për më tepër, në këtë paragraf thuhet:” Numri I nevojshëm I nënshkrimeve në mënyrën e paraparë me rregullat e KQZ-së”. Pra , konsiderojmë se në këto dispozita duhet të ketë kompatibilitet dhe përputhshmeri reciproke midis tyre.
Përmbajtja e nenit 13 të verzionit në gjuhën shqipe, dallon nga teksti I verzionit në gjuhën angleze.
Përmbajtja e tekstit të nenit 14, poashtu është diferente në të dy gjuhët, ndaj lypset të vehet në përputhje reciproke.
Paragrafi 3 i nenit 15, i cili ndër të tjera thotë: ” Partia politike e regjistruar, është automatikisht e qertifikuar”, është diskutabil dhe rrjedhimisht i papranueshëm. Së këndejmi kjo dispozitë lypset të spjegohet dhe qartësohet; ngase qertifikimi është faza e dytë që vjen pas regjistrimit të subjektit politik dhe pas përmbushjes së kushteve përkatëse, po për këtë qertifikim. Ka shumë arësye dhe faktorë që atakojnë esencen dhe porosinë e kësaj dispozite. Përndryshe spjegimi I njejtë sikurse ky që japim, është dhënë në paragrafin 4 dhe 5 të të njejtit nen të këtij ligji. Prandaj lypset veqanërisht të shiqohen dhe analizohen kërkesat dhe kushtet e parapara në pikën a)-g) të paragrafit 5 të nenit 15., dispozitat e të cilave paragrafe I rregullojnë kushtet e partive politike, të cilat ato duhet detyrimisht t’i përmbushin ,për tu qertifikuar.
Neni 15 nën g) duhet të kompletohet duke shtuar:”gjuhët zyrtare” dhe jo vetëm:”gjuhët”.
Formulimi:”deklaratë politike” (lidhur me politikën e subjektëve politike), duhet të jetë:” në përputhje me …”etj.
Neni 15, paragrafi 11, është diskutabil, ndaj lypset të qartësohet, sepse e bënë gjeneralizimin e tepërt të të drejtave të qdo subjekti politik (madje edhe të subjektëve më të mëdha politike të shumëcës), për të hyrë në garë për vendet e garantuara.
Vijon
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi