Përse Perëndimi duhet të qëndrojë në Afganistan

Shko poshtë

Përse Perëndimi duhet të qëndrojë në Afganistan

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 29, 2009 2:13 am

Përse Perëndimi duhet të qëndrojë në Afganistan

Xhuliano Ferrara
Gjeopolitikë

Pyetja më legjitime që mund të bëhet sot është: përse po qëndrojmë akoma në Afganistan? Ky misioni ushtarak a vlen sa jetët e ushtarëve tanë?
Ja vlen për të ardhmen, duke mos menduar akoma gjakun e freskët që shkon për të kaluarën? Ai vend, i pushtuar siç është, nga tribalizmi, fanatizmi, etnizimi shekullor dhe luftënxitës: çfarë mendojmë të realizojmë duke qëndruar në këtë vatra lufte që janë të parashikuara që do të zgjasin shumë?
Duhet ta bëjmë për të tjerët, për cilin vend në mënyrë të veçantë, apo për veten tonë? Për respekt të të qenët shtet i përgjegjshëm, me aleancat dhe përgjegjësitë që sjell, apo për ndonjë objektiv njerëzor akoma konkret e të realizueshëm? Përse, të kuptohemi, të mbajmë në kurriz koston materiale, psikologjike e emocionale të një sipërmarrjeje të tillë ushtarake që u ngjan shumë pak avitjeve tona historike apo të ndonjë kurrikulumi ndërkombëtar?
Në të vërtetë kjo histori fatkeqe nuk është e përkufizueshme vetëm në termat ushtarake apo aleancat, nderi i flamurit, e drejta ose/dhe detyra e ndërhyrjes humanitare; ka një anë ekzistenciale që duhet ta mendojmë, përpara se të biem pre e joshjes së largimit. Në atë vend nuk është vetëm lufta kundër opiumit apo tribalizmit të dhunshëm, apo edhe zakone ve e krenarisë së popujve që kanë gjetur gjithmonë si t’i fusin shkopinj nën rrota kolonializmit e ekspansionizmit, që nga ai anglez i ‘800-s deri tek ai sovjetik në fund të viteve ‘70 të shekullin XX.
Afganistani, që në terma të emergjencës politike është i njëjtë me Pakistanin (që në zhargonin e ekspertëve e quajnë tani edhe si problemi AfPak), është një nga ofiçinat ku janë shkrirë armët, d.m.th idetë, modus vivendi i shoqërisë dhe projektet e terrorit, ai i islamizmit gjihadist që 11 shtatorin e 2001-it arritën kulmin e një përkufizimi të përgjithshëm të luftës së qytetërimeve.
Talebanët, studentë të së drejtës islamike, mbrojtësit e Sheriatit, nuk janë aq barbarë për t’i qëndruar larg, duke parë se duke qëndruar në llogore nuk përfundohet asgjë.
Talebanët janë një klasë drejtuese dhe një pjesë populli që ka marrë armët, janë sunitë që janë fanatizuar nga një shpirt ortodoks i aplikimit të mesazhit politik të islamit, çka ka si synim të gjunjëzojë të pafetë në një shkallë globale.
Janë revolucionarë anti-perëndimorë që kanë kalitur mënyrën e jetesës duke mos u dhënë të drejta grave, apo çdo të drejtë barazie, të marra peng nga ferexheja, duke i larguar nga shkolla dhe nga puna, duke i gozhduar të përdalat më gurë nëpër stadiume, duke mos lejuar muzikën dhe duke vënë në mënyrë despotike një ligj kuranor, nën hijen e të cilit janë stërvitur terroristët e Osama Bin Ladenit, njerëz që nuk bëjnë shaka, por hedhin poshtë qiellgërvishtësit dhe godasin qendrat e manovrimit të Oksidentit, njerëz që mund të luajnë me bombën atomike, njerëz që mund të infiltrohen tek rryma e islamizmit evropian, duke rritur shahidë (terroristë vetëvrasës që konsiderohen si martirë), të prodhuara zinxhir nga medresetë e financuar nga arabët, të indoktrinuara me urrejtje fetare.
Të ngresh flamurin e bardhë të kapitullimit dhe të tërhiqesh do të thotë t’i rijapësh një vendi dhe një shoqërie një qeveri talebanësh, me urrejtje të jashtëzakonshme për ne dhe kundër demokracisë së brishtë që po kultivohet në Perëndim, do të thotë të hyjmë nën rrezen e veprimit terrorist, nën rrezikun e tyre, nën efektin e pengmarrjes së lirisë dhe paqes, që është tani e nëndheshme e që pretendon t’i marrë frenat e AfPak-ut, 200 miliona njerëz në kufi të qytetërimit oksidental, me trimërinë dhe rizgjimin fanatik. Është e pakëshillueshme, edhe pse nën një luftë pësimet dhe vuajtjet e saj.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi