Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaip Beqiri:Hendeku që nuk do të mbyllet kurrë

Shko poshtë

Shaip Beqiri:Hendeku që nuk do të mbyllet kurrë Empty Shaip Beqiri:Hendeku që nuk do të mbyllet kurrë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:25 pm

Hendeku që nuk do të mbyllet kurrë

Shaip Beqiri
Klepsidra e re

Hendeku i rrezikshëm që u zgjerua në kohë të fundit midis mërgatës dhe pjesës tjetër të njerëzve të saj në atdhe nuk do të mbyllet kurrë. Me këtë fakt të hidhur duhet të vihen në dijeni dhe të pajtohen të gjithë ata që mendojnë racionalisht. Pasi që vetë hendeku ka dy anë, ashtu edhe duhet parë atë. Çeljen e tij e ndihmoi shumë gjendja e rëndë që zgjati një kohë të gjatë në Kosovë e gjetkë në trevat shqiptare, kurse për thellimin e tij të shpejtë nuk janë pa “merita” asnjëra palë. Pala e këndejme mërgimtare e sforcoi tej mase këtë problem për shkak të frustrimeve të veta jo të vogla që kishte stivuar duke gëlltitur shumëçka të pakëndshme në emër të gjendjes së rëndë; ndërkaq pala tjetër, duke u ndodhur në zgrip të një humnere pa fund, sapo u sigurua se ishte larguar përgjithmonë prej rrezikut, dëftoi jo pak arrogancë në emër të një rebelimi të pamatur për kinse përuljen që ishte detyruar të mbante mbi shpatulla kaq gjatë… Dhe kjo gjendje shpejt u kthye në një fakt të kryer, e cila me një cinizëm të tëholluar mund të quhet gjendje ndërmjet bukëdhënësit mburravec dhe bukëshkelësit mosmirënjohës! Në këtë mes nuk ka mbetur pothuaj fare rrezatim fisnikërie e bujarie…
Këta njerëz në dhe të huaj, që llogaritet të jenë shtuar në më se një milion vetëm në dyzet vjetët e fundit, bëhen edhe më shumë me masën e madhe të të ikurve që doli nga Shqipëria në fillim të vjetëve `90 e këndej; tash përbëhen edhe nga brezi i tretë, që natyrisht është brezi i fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lindur, të rritur e të formuar në Europë, i cili gjithnjë e më shpesh mban në majë gjuhe shprehjen deklarimin të identitetin e vet: me origjinë shqiptare!!!
Po të vihen tërë kjo gjendje aktuale dhe e perspektivës së saj në korelacion me aspektin historik të mërgatës shqiptare në shekuj, vetvetiu del një përgjigje tepër e qartë që nuk flet aspak ashtu siç përblua së koti ndonjë analist kalkulues lidhur me këtë çështje të ndjeshme kombëtare! Cili qenka ky aspekt historik? Po të kemi parasysh turmat e mëdha të shpërnguljes së Arbëreshëve në Itali para më se pesë shekujsh, menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit; të shohim shpërnguljen e Arbëneshëve nga krahina e Mbishkodrës në brigjet dalmatine të Adriatikut; për të ardhur deri tek shpërnguljet për më se një gjysmë shekulli pa u ndalur nga Kosova për në Turqi dhe ato në që u bënë pothuaj në të njëjtën kohë nga Korça e krahina të tjera jugore për në Amerikë e gjetkë, sigurisht që do të na dalë më qartë pamja e ardhshme e fatit që do të mbyllin në një të ardhme këta mërgimtarë të vjetër e të rinj shqiptarë gjithkund nëpër botë.
Nëse ky realitet i sotëm, i përafruar me historinë e kurdohershme të kësaj çështjeje kështu siç po e jap ndoshta duket i zi, them se këtë ngjyrë nuk ia dashtë unë e as ndokush tjetër që e sheh kështu! Nëse tretja e ngadalshme dhe e pandalshme e tërë kësaj mase njerëzish duket e zezë për të ardhmen e gjithë kombit shqiptar, atëherë duhet të themi haptas se ajo e tillë është sot për sot. Po hymë pak më thellë në shqyrtimin e këtij problemi kaq të thellë e kompleks, mund të dalim dhe ta kundrojmë atë edhe nga ana tjetër. A thua janë të kota e të trilluara shifrat që japin anketat dhe të gjitha matjet e opinionit lidhur me gjendjen e sotme të perspektivës së rinisë shqiptare kudo që ajo ndodhet në trevat e veta, kur del se pjesa më e madhe e saj, po t`i jepej mundësia, pa kurrfarë hamendjeje do të mësynte të delte në çfarëdo vendi të Perëndimit për të jetuar e punuar!?
Kjo është çështje që kërkon zgjidhje tepër të shpejtë e të vendosur, e cila duhet t`i lërë pa gjumë të gjithë ata që kanë marrë në duar udhëheqjen e vendit dhe jo vetëm ata. Gjetja e zgjidhjes duhet të bëhet pa përfillur burokracitë e mykura vetjake e as përvijat ligjore të burokracisë edhe më të mykur e hileqare të mbarë botës, që kanë shtënë rrënjë egërsisht në kokat e një pjese jo të vogël të udhëheqjes së sotme shqiptare kudo që ajo vepron. Nëse sot humbet dhe tretet një masë kaq e vlefshme njerëzish me mundësi të pashtershme për të zhvilluar veten në vend të vet, nesër askujt nuk do t`i duhet kurrgjë, tërë ai shkëlqim reklame e krekosje për udhë të shtruara dhe kanalizime të mbuluara!
Megjithëse hëpërhë nuk mund të bëhet aq shumë në këtë drejtim, sepse përnjëmend është tepër vonë, mendoj se ka mbetur ende një hapësirë ku mund të bëhet ndonjë riparim tepër i shpejtë, por pikësëpari me angazhim e përqendrim edhe më të madh e më të vendosur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi