Teki Dervishi:Pesë ministra te prokurori ose burokracia e modelit të porositur

Shko poshtë

Teki Dervishi:Pesë ministra te prokurori ose burokracia e modelit të porositur

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 03, 2009 12:35 am

Pesë ministra te prokurori ose burokracia e modelit të porositur

Teki DERVISHI
Sheshi në sirtar

Aty ku administratën e shtetit e bën pushteti, atëherë ministra dekretohen luajalët e partisë në pushtet, e jo profesionistët, e jo njerëz që kanë kapital në profesionet adekutate që i përshtaten resoreve ministrore. Kjo nuk është dukuri që karakterizon veç shtetin e Kosovës, por kjo dukuri është parë në të gjitha shtetet e pushteteve revolucionare, ose postrevolucionare, ose banana republikave latinoamerikane, ku shtetin e bëjnë ideologjitë ekstreme partiake, ose organizatat ndërkombëtare mafioze politike.
Psikologjikisht është i paevitueshëm vetëbesimi që i jep individit posti i lartë. Menjëherë në emër të “figurës” eminente - flet karrigia e tij, që i thonë - fotelja! Ministri partiak vetëm e shqipton me pozë qëndrimin e “fotelës”, autoritetin e pushtetit, ekzekutorit, një superioritet falco personaliteti në abstenim. Po sidomos në vendet me traditë të vogël shtetformuese, pushteti autoritarizohet në bazë të pikërisht njerëzve që kujtojnë se vlerën e tyre e përcakton karrigia, e jo kapitali erudit i përvojës së paku minimale.
Duke vendosur ministra pularë, pushteti suprem vendosë njerëz që krijojnë feudin privat brenda institucionit, dhe nga administrata përjashtojnë “punëtorët e partisë opozitare” dhe marrin “punëtorë të tyre” të ri partiak. Kështu shteti shndërrohet në pushtet mandati. Pushteti e përjashton shtetin nga karakteri i tij ligjor, po atë çast kur administrata merret me zbatime politike, e jo ligjore.
Mbyllja e egër staliniste përjashtuese e ministrive të pushtetit të sotëm të Kosovës, që i kanë shndërruar kabinetet e tyre në dhoma intime private ku nuk mund të hyjë askush pos “djemve të mirë” të ministrit, ta përjeton Kolumbinë. Këta tipa janë shndërruar në autoritarë miniaturial të nëpunësisë (që punon edhe honorar për ndërkombëtarët, pasi që kanë një kontratë buxhetore të shtetit, dhe shumë të tjera “kontrata mbi vepër”), këta përbëjnë atë nëpunësinë çehoviane, që brenda nate ka avancuar në poste të larta, apo drejtorë institucionesh me një urdhër të pushtetit suprem. Krijimi i “çerdhes së qyqes” brenda institucioneve, selekton tre katër këshilltarë, sekretarin “permanent” (të përhershëm), i cili shkarkohet nga çdo ministër i ri, kurse përjashtohet pjesa më e madhe e administratës shtetërore të institucionit. Administrata shndërrohet në një servis “miratimi” (nënshkrimi) të vendimeve të autoritetit suprem, pikë për pikë si në sistemin komunist.
Derisa kishim “institucione të përkohshme” (të UNMIK-ut) ato punonin në bazë të Rregulloreve të tij, zbatimin e të cilave e mbikëqyrnin administratorë të huaj ndërkombëtarë që legalisht, zyrtarisht monitoronin brenda institucionit. Në atë kohë, para 18 muajve, ministritë, edhe pse me direktiva të ndërkombëtarëve zbatonin politikë dekulturuese dhe deekonomizuese që prodhoi krizën aktuale që kemi sot, megjithatë kjo bëhej sipas një administrimi rregullativ, njëfarë administrate, e cila nuk e lejonte ndonjë kompetence vendosjeje mbi ligjin (rregulloret e UNMIK-ut) duke penguar kështu burokratizimin e ministrave. Sot, pas miratimit të Kushtetutës, kur nuk monitorojnë de jure ndërkombëtarët që kishin “kompetenca të rezervuara” mbi çdo vendim të ministrave vendor, sot ndodhë edhe më keq se atëherë, sot administrata i nënshtrohet politikës, punon me njerëz konspiracionist që prodhojnë koston e lartë të korrupsionit gallopant. Kështu është përjashtuar elita, pak nga pasioni i buburrecave partiak, pak nga zbatimi i projektit ndërkombëtar mbi dekulturimin e Kosovës, shndërrimin e tij në shtet jonacional, por multietnik.
Kështu për 18 muaj u instalua një stalinizëm tipik, që e karakterizon kohën kur menaxhon diktati politik, e jo ligjet administrative. Nëse në Kosovë vetëm edhe një vit vazhdon ky arbitrarizëm arrogant burokratik i politikës mbi administratën e shtetit, Kosova së shpejti do të futët në një fazë të anarkisë së pa precedent politike, të cilën, si duket e kanë planifikuar dhe llogaritur ata që nuk po lejojnë të funksionojë shteti i ligjit, shteti i Kushtetutës, por mbi këtë shtet po lejon “institucionet paralele” që i stimulon “mbikëqyrësi” ndërkombëtar. Kështu pushteti e privatizon shtetin duke vendosur mbi të autoritetin e tij, e jo të ligjit. Situata është emergjente.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi