Teki Dervishi:Paskal Milo hartograf i Car Dushanit

Shko poshtë

Teki Dervishi:Paskal Milo hartograf i Car Dushanit

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 03, 2009 11:31 pm

Paskal Milo hartograf i Car Dushanit

Teki DERVISHI
Sheshi në sirtar

Iniciativa e Qeverisë Berisha në Shqipëri, që kërkon nga historianët dhe prefekturat e Shqipërisë të bëjnë ndryshimin e toponimeve sllave të kohës së Perandorisë ortodokse të Car Dushanit, nën sundimin e të cilit ishte i gjithë Ballkani, duke përfshirë edhe Greqinë e Shqipërinë, hasi në refuzim histerik të antinacionalistëve shqiptarë që mbrojnë toponimet sllave, të mbetura vetëm edhe në Shqipëri, e jo më në asnjë shtet të sotëm të Ballkanit që ishte dikur nën sundimin e Perandorisë së Car Dushanit.
Iniciativa sfidoi një refuzim histerik të disa “personaliteteve” socialiste, të vetëshpallura si antinacionalistë, që do të thotë vullnetare të përkatësisë së konvertuar nacionale. Ata insistojnë që të konservohen toponimet sllave në territoret autoktone iliro-shqiptare, si nuk ngjet në asnjë shtet tjetër të Ballkanit. Pse i mbrojnë këto toponime të huaja në vendin e tyre, kjo tashmë dihet, dihet edhe qëndrimi ideologjik politik i tyre. Në emër të socializmit, mbrojnë doktrinën kozmopolite, antinacionaliste, pansllaviste. Vallë, kush e pengoi Shqipërinë që ajo për 20 vjet pluralizëm nuk arriti ta nxjerr çështjen nacionale nga platforma ad acta antikombëtare e ish-sistemit komunist? Të gjithë militantët politik të Partisë Socialiste, pa përjashtim, po këta trashëgimtarët e Partisë së Punës së Shqipërisë, ishin diga e fortë kundër shtetit nacional. Shegertë të Romano Prodit. A ndodhë kjo në ndonjë shtet të civilizimit modern që qytetarët e tij të ngritën kundër toponimeve autoktone dhe t’i mbrojnë toponimet e huaja në vendin e tyre?!? Po, kjo ndodhë në Shqipëri, dhe askund tjetër në botë. Veç në Shqipëri ende ka individë politikë ose “intelektualë” të tillë, si Paskal Milo, i përkrahur nga “analistë” majtistë dhe shokë të partisë.
Paskal Milo u paraqit më gurmaz kundër iniciativës së Berishës për t’i riemëruar me toponime të vjetra shqiptare, vendet me toponimet aktuale sllave në Shqipëri. Paskal Milo ngrihet t’i mbrojë toponimet sllave dhe këtë punë e bënë kinse kundër nacionalizmit shqiptar, se ai pritka integrime, dhe në integrime qenka mirë të na gjejnë me toponimet e atyre, me të cilët do të “integrohemi” në Evropë. Nuk e mbron sllavizmin Milo, por ortodoksizmin. Por, jo ashtu si e mbronte Fan Noli (Theofan Mavromati) dhe patriotët shqiptarë, pikërisht nacionalistët shqiptarë ortodoks. Pse, Serbia i ka eliminuar toponimet autoktone ilire shqiptare, kjo nuk i intereson antinacionalistit shqiptar dhe nacionalistit serb Milo! As Mila(din) Popoviqi i Enver Hoxhës nuk ka qenë kaq contra toponimeve shqiptare, pro toponimeve sllave në Shqipëri, se njihet qëndrimi i Mila(din) Popoviqit në “karremin politik” të Bujanit. Por, qe njëzetë vjet luftë qytetare politike në Shqipëri midis nacionalistëve dhe komunistëve, a i ka harrur kush qëndrimet e Milos që kishte ai bashkë me gjithë “kabinetet” e Alisë, Nanos, Ramës?
Republikën e Shqipërisë e kanë frenuar dhe stagnuar të bëhej një shtet i fort dhe modern, dikur turkofilët shqiptarë, sot serbofilët dhe grekofilët shqiptarë, sepse brenda faktorëve vendorë politik në Shqipëri (Milo ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, pozita të larta në Partinë Socialiste, tash kryetar i njëfarë partie joparlamentare), ka pasur dhe ka ende individë me influencë që me mish e me shpirt janë kundër nacionalizmit shqiptar dhe në favor të nacionalizmit serb, i cili kur dhe ku ka mundësi i bën toponimet sllave (e shpallë Kosovën djep të Serbisë) aty ku me mijëra vjet ishin dhe janë sot shqiptarët. A thua shteti që nuk ka ligje që të sanksionojnë tradhtinë ndaj shtetit, a mund të bëhet shtet nacional, siç janë shtete nacionale të gjitha (pa përjashtim) shtetet e Evropës së sotme moderne? Pa ligje askush nuk mund ta dijë çka konsiderohet veprimtari antishtetërore, e çka jo!
Shqipëria ekziston dhe do të ekzistojë, pesëqind vjet e sunduar nga sllavofilët dhe turkofilët “shqiptarë”. Ekzistojnë shqiptarët. Shqipëria ka elitën e saj të Renesancës Iluministe, e ka atlasin e biografive të personaliteteve të fuqishme dhe të lavdishme të rezistencës kombëtare luftarake dhe intelektuale. E ka historinë që çdo ditë e nga pak po del nga terri ku e fundosën komunistët e Milos, e ka emrin, dhe e ka të sotëm, që do të thotë gjithnjë e më pak ka Gramoz Ruça e Paskal Milo. Shqipëria e sotme është meritë e heronjve që ranë për të dhe që ia shkruan historinë për t’ia ruajtur emrin, burra të cilët e kanë mbajtur Shqipërinë të mos bjerë e të zhduket nga obstruksionet dhe tradhtitë e antikombëtarëve, shumë herë edhe nga njerëzit që e kanë udhëhequr atë.
Zgjedhjet e fundit, që përjashtuan nga parlamenti elementet serbe dhe greke, janë indikacioni më i mirë se antishqiptarëve në Shqipëri po u ngushtohet jo vetëm influenca politike, por edhe ndikimi publik intelektual qytetar, i përforcuar nga disa shokë tanë këtu nga Kosova. Shqipëria ka nerva t’i jep bukë e ujë e dritë çiftit të Paskal Milos që mbron toponimet serbe në shtetin shqiptar. Dhe që emrin shqiptar të vendbanimit shqiptar e quan - nacionalizëm.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi