Skënderbeu kishte edukim dhe zhvillim harmonik fizik, moral e intelektual

Shko poshtë

Skënderbeu kishte edukim dhe zhvillim harmonik fizik, moral e intelektual

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Aug 07, 2009 1:25 am

Skënderbeu kishte edukim dhe zhvillim harmonik fizik, moral e intelektual

Prof. Dr. Nexhat Abazi


Këtu duhet theksuar se Skënderbeu, qysh me lindjen, nga prindërit dhe të parët e vet trashëgoi dispozita të fuqishme psikofizike, të cilat në rrethanat konkrete, patën një zhvillim të hovshëm, në mënyrë që të dallohet shumë larg nga moshatarët e vet. Kështu “me krahët e vet viganë, ai përballonte detyra të vështira ...duronte urinë, etjen, të ftohtët, vapën, pagjumësinë dhe me këto gjëra... u gatit shumë mirë... për çdo fushatë ushtarake. Prandaj, Murati e gradoi së pari me gradën e sanxhakut”. Në bazë të këtyre pak të dhënave të Barletit, mund të konstatohen disa vlera edukative, të cilat Gjergji i ri i mori në oborrin e sulltanit: pos shqipes, të cilën e kishte gjuhë nëne, mësoi shumë gjuhë të huaja, lexoi vepra letrare, duke fituar një kulturë të gjerë. Mirëpo, ajo çka ishte më me rëndësi, këtu i ushtroi dhe përvetësoi shkathtësitë luftarake, në saje të të cilave më vonë do të bëhet i famshëm, si luftëtar trim, udhëheqës dhe strateg luftarak.
Lidhur me edukimin e Skënderbeut në oborrin e sulltanit, disa të dhëna gjejmë edhe në veprën e Fan Nolit “Historia e Skenderbeut” ku në mënyrë kritike vlerësohen ngjarjet historike. Noli shkruan: “Në oborrin e sulltanit, Skënderbeu mori arsimin e princërve të shtëpisë mbretërore. Mësoi, veç turqishtes, arabishten, greqishten, sllavishten dhe italishten. Mësoi mjeshtërinë e luftës, në libra më parë, në fushë pastaj. Sa pa rritur mirë, i lutej sulltanit që t’i jepte leje të merrte pjesë në betejë, po ky s’e linte, duke e gjykuar tepër të vogël. Në përdorjen e shpatës, të arkut, të ushtës dhe në ngjarjen e kuajve s kishte shok në pallat...”. Sipas Nolit, Skënderbeu gjuhën sllave dhe italishte i kishte mësuar gysh si i vogël në Shqipëri, nga kancellarët që mbante i ati i tij Gjoni për korespondencat në këto gjuhë.
Me figura të fuqishme stilistike, Noli bën portretizimin e Skënderbeut, duke vënë në pah vlerat e t’ia morale dhe estetike: “I gjallë, i hijshme, me një trup të derdhur prej statuje, me sy të squar, që nxirrte shkëndija, ishte, pas dëshmimit të njëzëshme të historianëve të vjetër, një ëngjëll bukurie dhe madhështie mashkullore. Çdo vijë e fytyrës, çdo vijë e dorës, çdo fjalë, çdo hap i këtij djali tregonte të birin e mbretit dhe njerinë e veprave të mëdha. Kur lëftonte..., përvishte mëngët për të përdorur më lirisht shpatën e jataganin... Bukuria dhe madhështia trupësore ishin një trashëgim në shtëpinë princore të Kastriotëve” .
Ky përshkrim i gjallë që i bën Noli pamjes së jashtme të Skënderbeut (bazuar në kronikat e kohës) dëshmon qartë për një edukim dhe zhvillim harmonik fizik, moral intelektual dhe psikomotorik të Skënderbeut, duke përfshirë këtu edhe faktorin e trashëgimit, të dispozitave dhe aftësive që kishte familja e Kastriotëve.
Duke u mbështetur në burime të huaja historiografike, Noli jep përshkrim përkatës të figurës ushtarake të Skënderbeut, e cila kuptohet, është rezultat i arsimimit të vazhdueshëm, ushtrimeve permanente dhe aktivitetit të tij krijues. Ajo që e karakterizonte Skënderbeun në luftë, sipas Nolit, është fakti se ai njëkohësisht ishte edhe strateg edhe ushtar. Skënderbeu merrte pjesë aktive në të gjitha betejat dhe luftimet, duke qëndruar gjithmonë në ballë të ushtarëve. "Sipas fjalëve të një dashamiri që e kishte shërbyer në të njëjtën ushtri me te, i vetëm ishte më i tmerrshëm për armikun se të gjithë ushtria e tij. Energjia e tij ishte e pakufishme. Nuk i trembej as të nxehtit, as të ftohtit... pesë orë gjumë të përditshëm, në truall të fortë ishin të mjaftueshme për te...”.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi